• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Temperaturat e ulëta fundosin frutikulturën në Korçë, Peshkopi dhe Kukës

09:13 : 08/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE

Sektori i bujqësisë sidomos dega e pemëtarisë mori një goditje të fortë ditët e fundit për shkak të ngricave që përfshinë rajonet Jug-lindore dhe ato veriore të vendit.

Zbritja e temperaturave në -5 gradë në këto rajone e shoqëruar me reshje bore mësohet se ka dëmtuar rëndë pemëtoret që shumica e tyre ishin në lulëzim.

Specialistë të bujqësisë në qarkun Korçë pohuan për Monitor se kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë bërë dëme të mëdha sidomos në frutikulturë.

Korça është rajoni me prodhimin më të madh të pemëtarisë sidomos mollëve, qershive dhe kumbullave, të cilat janë dëmtuar tërësisht nga ulja e temperaturave pasi ishin në lulëzim. Mollët nuk kanë çelur ende, por sythat e tyre janë dëmtuar nga ngricat duke cenuar rëndë prodhimin këtë vit, shpjeguan ekspertët.

Lexo edhe:

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë, fqinjët: Konsumonte shumë alkool

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Prodhimi i frutave në Rajonet e Korçës, Dibrës dhe Kukësit do të jetë tërësisht minimal. Peshkopia dhe Korça janë prodhues të mëdhenj të frutave në vend sidomos me mollë, qershi dhe kumbull.

Ekspertët mendojnë se këtë vit frutat e para që dalin nga prodhimi vendas në treg, qershitë do të jenë me çmime të larta. Tregu do të furnizohet me qershi vetëm nga zonat e ngrohta të Shqipërisë, Elbasan dhe Fier dhe disa kultivarë që çelin vonë dhe piqen më vonë në zonat që u dëmtuan nga ngricat.

Qindra fermerë kanë pësuar dëme të pallogaritshme këto ditë, teksa janë tërësisht të pambrojtur nga kushtet klimaterike. Ngjarjet ekstreme të motit janë shtuar vitet e fundit. Ditët me temperatura të larta ashtu edhe të ftohta janë bërë me intensive, duke rrezikuar gjithnjë e më shumë prodhimin bujqësor.

Bujqësia shqiptare nuk është e përfshirë në shërbimet e tregut të sigurimeve dhe subvencionet e buxhetit të shtetit janë thuajse shumë të ulëta dhe shumica e tyre 60 për qind shkojnë për shpenzime operative të aparatit të Ministrisë së Bujqësisë.

Fermerët shqiptarë kanë kosto të larta prodhimi dhe nuk janë të mbrojtur nga çmimet konkurruese të importit. Kapaciteti i tyre financiar nuk mundëson masa mbrojtëse nga klima të tilla si rrjeta nga breshëri ose sisteme ngrohje nga temperaturat e ulëta siç aplikojnë bujqit kudo në Europë.

Mungesa e prodhimit të vendas, përveçse do të sjellë humbje direkte për fermerët do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Frutat zënë një pjesë të konsiderueshme të shportës të konsumit, ndaj çmimet e tyre kanë ndikim të lartë në inflacion.

Megjithëse Shqipëria ka një klimë të përshtatshme për të zhvilluar pemëtari me agrume në jug, mollë, kumbulla dhe qershi ne Veri, sërish konsumi vendas bazohet në një masë të madhe ën import. Të dhënat zyrtare referojnë se importet e frutave janë shumë fish më të larta se prodhimi vendas i frutikulturës./ Monitor

Etiketa: frutikulturëKorcekukesPeshkopi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë, fqinjët: Konsumonte shumë alkool

17:32 : 11/07/2026
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari

16:15 : 11/07/2026
AKTUALITET

Zbulohet parcela me kanabis në Kukës, në kërkim babë e bir

10:29 : 11/07/2026
AKTUALITET

U paraqit në spital me thikën ende në qafë, identifikohen i plagosuri dhe autori i ngjarjes në Korçë

12:33 : 09/07/2026
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Korçë, një person mbetet i lënduar rëndë

12:15 : 09/07/2026
AKTUALITET

Plagosje me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

13:20 : 05/07/2026
Para

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, viziton sot Tiranën/ Axhenda

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş