• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Makineritë e HEC-eve kthehen në Kaçinar të Mirditës nën rojen policore

19:31 : 07/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia shoqëroi mesditën e sotme Fran Frrokun, banor i Kaçinarit në Mirditë për bllokim të rrugës për kalimin e automjeteve të firmës “Shpërdhaza-Energji”.

Makineritë e firmës u panë të kalonin në fshat të shoqëruara nga forca policore, përpos protestave të vijueshme të banorëve kundër HEC-eve.

Banorët që jetojnë në Kaçinar qendër kërkuan sqarim për aktivitetin e mjeteve të rënda që po kalonin përbri shtëpive të tyre.

“Kemi qenë në oborr të shtëpisë, kemi parë makinat e mëdha të kompanisë së HEC-eve duke kaluar, vinçat dhe fadromat e mëdha. Kanë ardhur dy makina private me policë. Unë ju kërkova numrin e identifikimit dhe nuk pranuan ta kthenin kartelën identifikuese”, rrëfen Mrika Frroku, bashkëshortja e banorit të shoqëruar nga policia.

Sipas Mrikës, bashkëshorti i saj Fran Frroku u shoqërua nga policia me pretendimin se ka bllokuar rrugën, mirëpo ajo e kundërshton këtë arsyetim.

Lexo edhe:

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

“Burri im shkoi të marrë makinën e vet sepse kishte frikë mos e gërvishtin makinat e mëdha që po kalonin se ishte e parkuar makina përjashta. Ka ardhur me makinën e vet me e fut te garazhi, ndërsa ata kanë thënë që na kanë bllokuar rrugën”, shprehet Mrika.

.

Sipas Mrikës, edhe zonjat e tjera të lagjes që dolën pasi dëgjuan zhurmën e makinerive u shtynë nga punonjësit e policisë.

“Na kanë marrë ne gratë, na kanë futur te balta sipër arës, duke na përplasur. Ishte nëna 90 vjece, unë, gra të tjera që i kemi komshinj këtu”, rrëfen Mrika.

Familja e Mrikës prej vitesh proteston kundër ndërtimit të HEC-eve në Kaçinar. Ashtu sikurse qindra banorë të tjerë ata kanë organizuar protesta në qafen e Vorres dhe në sheshin e bashkisë Mirditë.

Për Emanuel Çupin, banor të zonës, rikthimi i mjeteve të rënda të firmës tregon se nuk janë zbrapsur nga objektivi i tyre për të ndërtuar HEC-et.

“Mjetet kanë dashur që të ikin në bjeshkë të Kaçinarit për të vijuar punimet për HEC-et. Do të vijojmë rezistencën”, u shpreh Çupi për Citizens.al

Kreu i bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi deklaroi para banorëve se do të pezullonte vendimin e këshillit bashkiak të një muaji më herët, që i lejonte kompanisë të kryente investime në Kaçinar si rezultat i ndërtimit të HEC-eve. Mirëpo, kjo nuk e zhbën vendimin për të ndërtuar HEC-et.

Më 30 mars 2025 ishte protesta e fundit e banorëve të Kaçinarit kundër HEC-eve në Qafën e Vorres. Ata kërkuan zbrapsje të makinerive të firmës, e cila ka nisur të ndërtojë fillimisht rrugën, për të vijuar më pas me ndërtimin e HEC-eve.

Sipas firmës ndërtuese, procesi është konform ligjit, ndërsa zotëron të gjithë dokumentacionin ligjor që e lejon të kryejë punimet.

/Citizens.al

Etiketa: banoretHEC-ekacinarmirditepoliciaprotestePunimet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvicër/ Shqiptari nga Kosova plagos rojen e sigurisë në një klub nate

14:58 : 08/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djeguar me duar të prangosura, misteri i vrasjes së shqiptarit në Greqi

14:35 : 08/11/2025
AKTUALITET

Peqin/ Gjendet një person i pajetë pranë hekurudhës

12:44 : 08/11/2025
AKTUALITET

Furnizonte Anglinë me drogë të ‘klasit A’, kapet në Rinas Denis Xhelili

12:30 : 08/11/2025
AKTUALITET

Tentoi të vriste një person duke e përplasur me makinë, arrestohet 17-vjeçari në Lezhë

12:09 : 08/11/2025
AKTUALITET

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025
Para

Premtimi i Brojës: Kam shumë për të dhënë, po luaj pa dhimbje pas një kohe të gjatë

TË GJITHA

“Veliaj ka Malin e Dajtit në kurriz”, Gjokutaj: Kushtetuesja nuk e kthen dot në zyrë

20:37 : 08/11/2025

I humbur prej 25 tetorit pas rrëzimit të avionit të tij, gjendet në Grenlandë trupi i pilotit italian

20:34 : 08/11/2025

Itali/ Burri dorëzohet në polici: Po nuk më arrestuat do vras gruan

20:19 : 08/11/2025

Nesër votohet në pesë bashki, baza materiale gati nëpër KZAZ

20:00 : 08/11/2025

Kurti përuron dronin “Skifteri” të prodhuar në Kosovë

19:50 : 08/11/2025

SHBA bojkoton samitin e G20 në Afrikën e Jugut

19:43 : 08/11/2025

Artileria ruse shkatërron kishën historike ukrainase në Donbas

19:26 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com