• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK heq dorë nga kërkimi për shkarkimin e prokurorit Hysni Mulaj

18:31 : 07/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit Hysni Mulaj në KPA, kërkoi në fund të shqyrtimit që të lihet në fuqi konfirmimi i këtij subjekti rivlerësimi, duke argumentuar se pas vlerësimit të provave dhe shpjegimeve të subjektit, pamundësia financiare që mbetej nuk mund të sillte penalizim.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 prill me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit të Tiranës, Hysni Mulaj, lidhur me pretendimet e ngritura në ankimin e ish-Komisioneres Publike, Irena Nino që kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Në fund të shqyrtimit të çështjes në Kolegj, pas administrimit të provave të reja të dorëzuara nga prokurori Mulaj gjatë parashtrimeve, si dhe të shpjegimeve të tij, prokurori Klodian Braho që përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështjeje, ndryshoi qëndrim duke kërkuar lënien në fuqi të konfirmimit të subjektit të rivlerësimit. Po ashtu, prokurori Hysni Mulaj kërkoi përmes avokates së tij, Romina Zano, lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Hysni Mulaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i pavarur i Kualifikimit në 8 qershor 2022. Në fillim KPK e gjeti Mulajn në pamundësi financiare për të mbuluar shpenzimet, kursimet dhe blerjen e një apartamenti. Ky konstatim paraprak erdhi pasi babai i tij u gjet në pamundësi për dhënien e një huaje prej 4 milionë lekësh dhe një dhuratë në shumën 500 mijë lekë, të deklaruara si burime për apartamentin.

Mulaj i kundërshtoi gjetjet e KPK duke këmbëngulur të uleshin shpenzimet, të konsideroheshin të ardhurat nga bujqësia, ato nga një aktivitet bar-kafe e prindërve, të ardhurat e vëllezërve nga emigracioni, si dhe kontributi i tij në familjen e origjinës, duke argumentuar se kanë jetuar të gjithë së bashku dhe të ardhurat menaxhoheshin nga i ati. Në përfundim të hetimit administrativ, KPK konkludoi se Mulaj rezultoi me një bilanc negativ prej 1.5 milion lekësh, i shpërndarë në 4 vjet, që u konsiderua i pamjaftueshëm për të sjellë penalizim

Vendimarrja e KPK nuk u gjet e drejtë nga ish-komisonerja Nino, e cila pretendoi se Komisioni kishte vlerësuar gabim gjendjen e pasurive dhe mundësive financiare të subjektit. Sipas saj, prindërit e Mulajt nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar huanë dhe dhurimin. Po ashtu, ajo vlerësoi se konkluzioni i Komisionit në lidhje me të ardhurat e të afërmve të subjektit nga emigracioni bie ndesh me precedentët e vendosur tashmë nga KPA. Sipas ish-Komisioneres Publike, Mulaj nuk ka dëshmuar ligjshmërinë e të ardhurave nga emigracioni, si dhe të ardhurave të prindërve nga bujqësia e aktiviteti tregtar.

Lexo edhe:

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Gjatë paraqitjes së parashtrimeve më 2 prill, prokurori Braho tha se u qëndronin gjithë shkaqeve të ankimit, duke e cilësuar përfundimin e Komisionit për burimet e apartamentit të konkluduar në vlerësim jo të drejtë të provave të administruara dhe të legjislacionit për vetingun e magjistratëve. Avokatja Romina Zano i kundërshtoi shkaqet e ankimit si të pabazuara dhe tha se kishin paraqitur fakte të reja shkresore që vërtetojnë burimet ndaj të cilave ngrihen pretendime.

Ndërsa gjatë konkluzioneve përfundimtare, Braho u shpreh se pretendimet e ngritura në shkaqet e ankimit ishin ezauruar gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegj. Ai paraqiti rezultate të reja të analizës financiare, të konkluduara bazuar dhe në provat e reja të dorëzuara prej subjektit për të ardhurat nga emirgacioni dhe të ardhurat e tjera, duke konstatuar se bilanci negativ që mbetet nga analiza e përgjithshme, është i pamjaftueshëm për të cënuar vendimin e Komisionit. Në përfundim, Braho kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të prokurorit Hysni Mulaj.

Përfaqësuesja ligjore e Mulajt, avokatja Romina Zano paraqiti në mënyrë të përmbledhur konkluzionet përfundimtare dhe kërkoi po ashtu lënien në fuqi të vendimit të KPK. Prokurori Hysni Mulaj deklaroi se nuk kishte ndonjë gjë për të shtuar.

KPA u tërhoq për vendim, që u njoftua se do të shpallet më datë 5 maj, në orën 12:00.

/BIRN

Etiketa: ALTIN DUMANIheq doreHysni Mulajkpakpkprokurorispakveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
Para

Ilaria Sula u masakrua nga ish-partneri, babai me lot në sy : Vajza ime nuk meritonte të përfundonte kështu

TË GJITHA

Rrëfehet gruaja e serbit që “u thith” nga ajri në avionin e Ryanair: Na ndihmoi shumë një shqiptar

08:56 : 15/07/2026

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş