• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fshehën sulmin në “ONE”/ Hetimi ndaj vëllezërve Veliaj? Policia gjen “fajtorin” tek punonjësit e sigurisë

08:48 : 26/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i kompanisë telefonike “ONE” lidhur me sulmin e ndodhur në zyrat e kësaj kompanie në muajin dhjetor të vitit 2024.

Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 personave ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin nga dy persona të maskuar. Këta të fundit, më 25 dhjetor rreth orës 02:30, kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Sipas policisë, dy punonjësit e sigurisë të identifikuar si Gentian Koçi dhe Arsil Feshti po ndiqet penalisht për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Uniformat blu bëjnë me dije se ky punonjës i kompanisë të sigurisë private “Nazëri” nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Krim pasioni në Prishtinë/ 34-vjeçari plagos të dashurën me thikë, më pas vret veten

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme. Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve Alfred Zylalaj, 54 vjeç, Gezim Sala, 40 vjeç, Koço Veneti, 63 vjeç, Myzafer Dinoshi , 55 vjeç; dhe Ismet Tartari, 62 vjeç.

Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë”, njofton policia.

Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Çfarë ndodhi natën e Krishtlindjeve?

Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “One Telecommunication” ku ndodhen serverat qëndrorë të kompanisë si për komunikimet, edhe për financën e kompanisë.

Pavarësisht se reagimi ka qenë i dobët nga kompania e sigurisë në momentin e parë, me fshtësinë që ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim, lë të kuptohet se shefi i sigurisë së “One” si dhe nivele të tjera drejtuese të vetë, kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë si ngjarje.

Sipas burimeve të “Ora News”, mësohet se nuk është bërë asnjë kallëzim në Policinë e Shtetit për këtë ngjarje të rëndë, e për rrjedhojë nuk ka pasur asnjë hetim ligjor nga ana institucioneve ligjzbatuese.

Bëhet fjalë për një ngjarje që ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, ku në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera të pista, kjo ngjarje e dëmtimit apo heqjes së serverëve, në vetvete dhe mos reagimi i institucioneve e mos bërja publike e faktit ngre dyshimin që vërtet po tentohet t’i fshihet diçka SPAK-ut.

Fotoja e mëposhtme e vënë në dispozicion nga të njëjtat burime, tregon që ata duken më shumë si para-ushtarak që kanë qëllim të qartë prishjen e provave në serverat e kompanisë dhe jo përvetësim të vlerave materiale siç zakonisht bëjnë hajdutët.

Pamjet kur “hajdutët” futen në ambientet e kompanisë “One”

Vlen të kujtojmë se në kompaninë “One Telecomunication” punojnë edhe disa familjarë të njerëzve të veshur me pushtet dhe të gjitha të dhënat të çojnë në dyshimin se po përpiqen të fshehin provat ndaj institucionit të akuzës, SPAK!

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.

Sipas dokumenteve hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.

“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.

Në vijim, në vendimin e Gjykatës së Posaçme jepen detaje të përfitimeve që ka marrë kompania “One” nga bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj.

Hetimet e SPAK-ut vijojnë për të zbardhur të gjitha detajet e kësaj skeme dhe për të përcaktuar shkeljet ligjore.

Lexo edhe:

FOTO/ Persona të maskuar sulmuan “One Albania”, ngjarja u fsheh. A u vodhën serverat?

Etiketa: Grabitjekompania ONEpoliciaqeveriaVeliaj

Lajme të lidhura

KRONIKE

Krim pasioni në Prishtinë/ 34-vjeçari plagos të dashurën me thikë, më pas vret veten

17:36 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
AKTUALITET

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet i riu në Tiranë

11:53 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
AKTUALITET

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

21:28 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

19:58 : 08/05/2025
Para

Protesta në Gaza kundër Hamasit

TË GJITHA

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Durrës

18:18 : 09/05/2025

Fushata e PS dhe imazhi i fëmijëve, aktivitetet nën hijen e shkeljes së ligjit

18:15 : 09/05/2025

Leone XIV kremton Meshën e Parë si Papë, ceremonia solemne në Kapelen Sistine

18:14 : 09/05/2025

Rama fali gjobat e 10 viteve të fundit/ PD: U shkel ligji dhe barazia në garë, ç’do thotë SPAK?

18:05 : 09/05/2025

I kritikuar pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon Marciniak për finalen Vllaznia-Egnatia

18:02 : 09/05/2025

Fushëbetejat përcaktuese të 11 majit: Maxhoranca vendoset në Tiranë

17:41 : 09/05/2025

Për kë nuk do të votoj

17:37 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com