• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kur duhet të japin dorëheqje anëtarët e qeverisë Kurti?

13:48 : 25/03/2025
në RAJONI

Dilema të mëdha janë ngritur se kur duhet të japin dorëheqje kryeministri dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në shoqërinë civile janë të ndarë se a duhet të ndodh kjo para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, apo në momentin e betimit si deputet në parlament, shkruan KosovaPress.

Sipas Ligjit për Qeverinë – pikës 1 të nenit 26 – “në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit, ai duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se nuk është e nevojshme të bëhet dorëheqja por, theksojnë se qeveria do t’i ketë përgjegjësitë e kufizuara pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Certifikimi i rezultateve mund të bëhet këtë javë nëse respektohen afatet ligjore që kanë të bëjnë me adresimin e ankesave.

Lexo edhe:

Protestuesit “thyejnë” rutinën, protesta e radhës masive do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit

Shqipëria zien nga protestat/ Rama për DW: Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj thotë për KosovaPress se kryeministri dhe ministrat që janë zgjedhur deputetë, dorëheqjen duhet ta bëjnë pas betimit në legjislativ. Kësisoj, thekson ai, mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet.

Sipas tij, duhet bërë interpretim logjik i Kushtetutës, pasi “ka mospërputhje në lidhje me fillimin e mandatit të deputetit” meqë, siç deklaron ai, diku thuhet se “nis me t’u certifikuar rezultatet e diku me t’u konstituar Kuvendi”.

“Ministrat që janë zgjedhur deputetë dorëheqjen duhet ta japin pas betimit që e bëjnë si deputetë në Kuvend dhe jo një ditë para certifikimit të zgjedhjeve. Te neni 66 i Kushtetutës së Kosovës thuhet që Kuvendi ka mandat 4-vjeçar, ku brenda 30 ditëve kur mbahet seanca konstituive. Ndërkohë sikur të fillonte mandati sipas nenit 70 paragrafi 2, atëherë Kuvendi do të kishte mandat më shumë se 4-vjeçar dhe do të ishte mandat jokushtetues. Për këtë çështje interpretimi i IKD-së është interpretim logjik i Kushtetutës në mënyrë që të mirëmbahen dhe funksionojnë institucionet”, thekson ai.

Por të kundërtën e thonë në Grupin për Studime Juridike dhe Politike. Sipas hulumtuesit Levik Rashiti, në bazë të nenit 72 të Kushtetutës, mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.

Rrjedhimisht, sipas tij, anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqjen para certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai thotë se nëse të njëjtit presin betimin në Kuvend për të dhënë dorëheqje do të kishte një situatë kundër-kushtetuese.

“Sipas nenit 72 të Kushtetutës i cili flet për papajtueshmërinë e funksionit të një deputeti të Kuvendit dhe mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së. Por edhe në bazë të nenit 26 paragrafi 1 të Ligjit për qeverinë, anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, e cila duhet të ndodh pasi të merren vendimet përfundimtare nga ana e Gjykatës Supreme. Duhet të ketë dorëheqje dhe dorëheqja duhet të vjen para se të certifikohen si deputetë, pasi përndryshe do të kishim një situatë kundër-kushtetuese”, thekson Rashiti.

Megjithatë, Jakaj dhe Rashiti pajtohen se qeveria do të ketë përgjegjësi të kufizuara pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, thotë se qeveria nuk mund të propozojë projektligje të reja, të marrë nisma për marrëveshje ndërkombëtare e të bëjë emërime.

Qeveria Kurti ka bërë saktësisht katër vjet mandat, prej kur ka marrë detyrën më 22 mars 2021.

Qeveria tashmë konsiderohet në detyrë, me funksione të cilat janë të kufizuara sipas Ligjit për qeverinë. Nuk miraton projektligje, nuk miraton strategji, koncept-dokumente, marrëveshje ndërkombëtare, s’propozon emërime të bordeve kolegjiale individuale që kërkojnë emërim nga kuvendi dhe vet qeveria”, deklaron Jakaj.

Përveç zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, të cilët nuk kanë qenë fare në listën për kandidatë për deputetë të partisë në pushtet – Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar kanë fituar ulëse në legjislaturën e nëntë.

Etiketa: anëtarët e qeverisëdoreheqjeKurti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit “thyejnë” rutinën, protesta e radhës masive do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit

23:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria zien nga protestat/ Rama për DW: Akuzat janë gënjeshtra! Nuk iki

18:57 : 02/07/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

19:01 : 01/07/2026
AKTUALITET

Dorëheqja mashtruese e Vuçiç dhe mësimi për protestat e Tiranës!

08:24 : 01/07/2026
RAJONI

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër i Serbisë?

17:30 : 29/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Manja “në hapat” e Ramës: Ka kontratë deri në 2029

17:59 : 28/06/2026
Para

Vuçiç pret Sorensenin: Asociacioni, parakusht për normalizim

TË GJITHA

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore/ Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

21:15 : 16/07/2026

‘Diploma pa të ardhme’, studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste

21:08 : 16/07/2026

Masakër mjedisore në Sevran të Skraparit, firma rrafshon pyllin pa damkosur pemët

20:57 : 16/07/2026

I riu në protestën e 47-të me orë simbolike kundër premtimeve të pambajtura

20:43 : 16/07/2026

“Kreu i një organizate kriminale”/ Aktivistja thirrje SPAK dhe GJKKO: Hetoni Ramën!

20:35 : 16/07/2026

Pamjet e sherrit në Poliklinikën e Shkodrës, 18-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos 32-vjeçarin

20:27 : 16/07/2026

“Smart City”/ Hita: Filozofi e re për Policinë e Shtetit!

20:12 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetBetsmovejojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş