• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vazhdojnë tenderat e shëndetësisë për “Pegasus”, i jepen dhe 1 miliardë lekë të tjera pa garë

20:08 : 24/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në monitorimin e institucioneve shëndetësore, të cilat tenderojnë edhe vlerat më të larta të prokurimeve, rezulton se një nga institucionet që tenderon vlera shumë të larta dhe në mungesë totale konkurence është Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.

Së fundmi, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka shpallur fituesin e tenderit me objekt “Blerje kite, reagentë dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm për testime në laboratorin e agjentëve infektivë”, me fond limit 1 miliardë e 76 milionë lekë dhe vlerë kontrate 1 miliardë e 61 milionë lekë, sa 99% e vlerës së fondit limit. Në garë kanë marë pjesë dy operatorë, një me ofertë 0 lekë dhe firma fituese shoqëria “PEGASUS” shpk . Pra ky tender është dhënë pa garë.

Xhadat analizuan të gjithë tenderat e fituar nga shoqëria PEGASUS shpk në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut ku rezulton se për periudhën 2014 – 2025 kjo shoqëri ka përfituar vetëm nga ky intitucion 26 procedura prokurimi, me vlerë 15.6 miliardë lekë, nga të cilat  77% të procedurave në total i ka përfituar si operator i vetëm në garë. Ka pasur edhe nga ato raste ku kanë marrë pjesë shoqëri të tjera por pa ofertë ekonomike. Vlera e tenderave të fituar nga kjo kompani pa garë në këtë institucion është 11.6 miliardë lekë ose 75% e vlerës total të prokuruar.

Nga ana tjetër, nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se kjo shoqëri ka përfituar 90 procedura prokurimi nga institucionet shëndetësore .

29%  e këtyre procedurave janë fituar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, që me pas ndiqet nga QSUT, Spitali Universitar Shefqet Ndroqi, Ministria e Shëndetësisë . Edhe në tenderat e zhvilluar nga institucionet e tjera sipas Open Data Albania 63.2% janë tendera me një operator në garë, pra pa garë.

Lexo edhe:

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

Pavarësisht se Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut si institucion ndëron drejtues dhe objektet e tenderave që prokurohen kane me dhjetra operatorë që ofrojnë të njëjtin shërbim, sërisht fiton e njëjta kompani. Në vitin 2017 personi që ka firmosur kontratën është Ilir Beqaj, në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë dhe tenderi sigurisht është pa garë, në vitin 2019 në cilësinë e drejtueses ka firmosur Valbona (Docaj) Tahiraj, në vitin 2020 – 2023 drejtues është Kristo Raca, nga viti 2023 e vijim drejtuese është Irena Seferi, dhe pavarësisht ndërimit të drejtuesve, kjo shoqëri vijon të përfitojë pa garë procedura prokurimi, ku nga 15.6 miliardë lekë tendera vetëm nga ky institucion, ka përfitur pa garë plot 11.6 miliardë lekë.

Nxitja e konkurueshmërisë është nga parimet bazë të ligjit të prokurimit publik, i cili duket se në këtë rast shkelet me të dyja këmbët dhe në mënyrë të përsëritur ndër vite.

Shoqëria Pegasus shpk eshte ne administrimin e shtetasit grek Janis Karathano.

Lidhjet e forta të Janis Karathano, zotëruesit të kësaj shoqërie, faktohen edhe në përfitimin e koncesionit të laboratorëve nga Ministria e Shendetesise, si një nga katër koncesionet e dyshuara si korruptive të cilat po hetohen aktualisht në SPAK. Mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është regjistruar procedimi penal nr.18, datë 31.01.2022 për veprat penale shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera dhe ankande publike, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike. Në lidhje me këtë procedim penal në muajin shkurt 2025 u thirr në SPAK edhe ish- ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

/Emisioni “Xhadat”

Etiketa: PegasusQendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakutqsutshendetesiatendertendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas dështimit në burgun e Peqinit, Arlinda Pogaj e OBP i jep ‘Albascan’ tenderin 2 mln € për sistemin antidron

20:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Të hetohen!”/ PD: Në dy tendera të OSSH-së, fitues i njëjtë dhe mungesë konkurrence

14:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tender 6 mln euro/ Kryeministri “Diell” i vë kazmën stadiumit të Himarës, kthehet në parking betoni

09:20 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025
Para

Trump do të vendosë 25% tarifë ndaj shteteve që blejnë naftë dhe gaz prej Venezuelës

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com