Ministra, kryebashkiakë, ish-deputetë socialistë kanë përfunduar në burg, por kjo nuk mjafton që kryeministri Edi Rama të vijojë të “rrahë gjoksin” dhe të krenohet se Reformën në Drejtësi e bëri Partia Socialiste.
Për të justifikuar “dardhat” që kanë ngrënë pas krahëve bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, kreu i qeverisë tha se ka qenë i vetëdijshëm për të gjitha pasojat dhe për arrestimet e zyrtarëve të lartë.
Nga Fieri, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për në zgjedhjet e 11 majit, kreu i qeverisë tha se për herë të parë njerëz të lidhur me pushtetin shkojnë para një prokurori apo gjykatësi të pavarur.
Rama iu përgjigj opozitës që i thonë se “ti kapi SPAK-u të gjithë”. Pavarësisht se shumicën e bashkëpunëtorëve të tij i ka në burg, Rama i ka “lëshuar” të gjithë socialistët e vjetër duke deklaruar se “1 xhaketë e vjetër bie në burg, shumë të tjerë anëtarësohen në PS”.
“Ne e kemi bërë këtë reformë, ne kemi qenë të vetëdijshëm që kjo reformë do kishte këto rrjedhoja. Qajnë hallin tim, ti kapën thonë? Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion më 11 maj këta thonë t’i kapën. Por nuk mundet dot të mbetet kjo një çështje e vullnetit tonë, sepse gjerat nesër do ndryshojnë. Ju e shikoni që pala tjetër thotë më 11 maj do fitojmë do çlirojmë TIkTok dhe do shkrijmë SPAK, shiko çfarë aluçinacione. Ata në fakt do fitojnë Noc Rrokun, por kjo nuk garantohet kështu, por garantohet duke hyrë në BE. Se në momentin që Shqipëria bëhet anëtarë e BE nuk ka qeveri që ta verë në diskutim drejtësinë para ligjit”, tha Rama.
Mesa duket Edi Rama sfidon hapur SPAK-ut i cili arreston zyrtarët, kurse kryeministri “furnizon” administratën me socialistë të korruptuar.
- Edi Rama ua futi të gjithëve
Tashmë prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama ka vendosur në “shënjestër” të sulmeve të tij Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme, në një tentativë që mesa duket synon të bindë pasuesit e tij se ai nuk gjendet pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Por le të kthehemi 10 vite pas t’i hedhim një sy asaj që Edi Rama u ka bërë bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, kohë pas kohe e rast pas rasti.
Sigurisht, kemi të bëjmë me rrethana, kohë dhe karaktere të ndryshme, por një gjë nuk ndryshon: Edi Rama i ka përdorur të gjithë pa përjashtim si limona të shtrydhur, duke u marë dhe pikën e fundit, dhe më pas i ka flakur tej, drejt e në “koshin e plerave”.
Në vitin e largët 2015, thashethemet flisnin për një garë të ethshme mes Ministrit të Brendshëm të kohës, Saimir Tahiri, dhe Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, se kush do ishte pasardhësi i kryerilindësit, kryeministrit dhe kryesocialisttit Edi Rama.
Lexo edhe: