• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kujt i përket koka e madhe prej betoni në qendër të Tiranës?

13:37 : 09/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO
Screenshot

Screenshot

Paralajmërimin fillestar Edi Rama e dha që në fjalimin e parë si kryeministër në parlament kur u shpreh se; “nuk keni parë asgjë akoma”. Por kulla më e re në sheshin “Skënderbej” i kalon të gjitha. Godina, që po zhvishet ngadalë nga skelat ka zbuluar një surprizë të denjë për një mendje të sëmurë: një ndërtesë e stërmadhe me formën e kokës së Edi Ramës.

Në prezantimin fillestar nga arkitekti Vini Mass dhe kompania holandeze MRVDV rezulton se projekti synon të japë idenë e fytyrës së heroit kombëtar Skëndërbeut, që sheh nga sheshi me të njëjtin emër.

Siç u shpreh Mass për The Guardian para se pallati të ndërtohej, ideja kishte qenë e Edi Ramës që i kishte thënë se “Dua të bëj diçka me historinë” dhe nga kjo fjali kishte lindur koka gjigande prej betoni.

Vetëm se nga njëri kënd, godina mund të japë idenë e Skënderbeut, por një Skënderbe qeros, siç duket nga forma sferike që zbulon ndërtesa, nuk është parë në asnjë nga imazhet që pikturojnë heroin tonë kombëtar.

Lexo edhe:

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

Në monumentin përballë, kur qëndron mbi kalë, por edhe në portretet e tjera të Skënderbeut, heroi kombëtar mban mbi kokë përkrenaren e famshme me kokën e dhisë.

Në të kundërt, ndërtesa e re, e quajtur ndryshe “Tirana rock” projekton një imazh krejt ndryshëm. Koka e rrumbullakët, bashkë me mjekrën dhe veshët që krijojnë ballkonet e valëzuar identifikohet lehtësisht me kokën e Edi Ramës. Si e tillë, kulla konkuron denjësisht për çmimin special “arkitektura më e neveritshme e shekullit” në Tiranë.

Fantazitë e Ramës për t’u krahasur me Skënderbeun dhe Ismail Qemalin
Që Edi Rama në fantazinë e tij ulet dhe bisedon me figurat më të rëndësishme të historisë së kombit shqiptar, nuk ka asnjë dyshim. Duke ia njohur dashurinë e pakufi që ka për veten, edhe servilët e tij në parti dhe në qeveri e kanë nuhatur se mënyra e duhur për të pasur vëmëndjen e shefit, është përkëdhelja e delirit të madhështisë, që tashmë ka dalë nga kontrolli.

Nuk ka si shpjegohet ndryshe, një nga lëpirjet më të paturpshme që një politikan i drejton shefit të vet në publik, siç ishte krahasimi që Elisa Spiropali i bëri Edi Ramës me Skëndërbeun.

“Shqipëria që ideoi ky burri këtu, Skënderbeu mund të bëhet vetëm nga një njeri dhe ai është Edi Rama, është Partia Socialiste” ishte britma e saj, gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2017 në Tiranë.

Por nga çfarë ndodhi më pas, u kuptua se krahasimi nuk kishte qenë thjesht një lajthitje e Spiropalit.

Vetë Edi Rama nuk e la të harrohej kollaj krahasimi që iu bë me Skënderbeun, qoftë kur tallej publikisht me Spiropalin të cilën e quante “Mamica”, qoftë kur përdorte shprehjet letrare, të cilat i atribuohen figurativisht heroit kombëtar me fjalët “hashashin nuk jua solla unë, por e gjeta mes jush”.

Më pas, në takimiin që pati me Ana Oksën në dhjetor të vitit 2020 në muzeun e Krujës, ku Rama u shfaq papritur për t’i dhënë pasaportën këngëtares italiane me origjinë shqiptare, ai nxorri nga goja disa fjalë që tregonin një lloj përhumbjeje mes realitetit dhe ëndrrave.

“Skënderbeu më dërgoi një mesazh,- i tha ai këngëtares Ana Oxa, e cila e pyetie habitur: – Ashtu?

Po, kur flija sot mu shfaq në ëndërr. Dhe më tha është Ana Hoxha, jo Anna Oxa. Ana Hoxha në kështjellën time Duhet të shkosh tek ajo dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë time të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë dhe… ju solla pasaportën shqiptare”

Inaugurimi i shtatores së Skënderbeut, në Hora e Arbëreshëve në Itali

Edhe një vit më parë, përurimi i një përmendoreje të Gjergj Kastriot Skënderbeut tek Hora e Arbërëshëve në Itali ndezi një ortek polemikash në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me fytyrën e Edi Ramës. Sepse portreti në shtatoren e Skënderbeut nuk kishte asnjë lidhje me steriotipin e punimeve artistike që jemi mësuar të shohim, por me fytyrën e Edi Ramës. (foto më lart)

Kjo ngjashmëri frymëzoi meme të shumta, aq më tepër që në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Elisa Spiropali, me një veshje tradicionale të arbëreshëve.

Vitet e fundit, Edi Rama i përdor gjithnjë e më shpesh emrat e Ismail Qemalit dhe të Skënderbeut për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe për t’u prezantuar si një bashkëudhëtar i figurave historike në zhvillimin e vendit.

Vetëm se pak muaj më parë, ai publikoi një video të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqej bashkë me Ismail Qemalin duke ecur para kryeministrisë. Në këtë pikë, situata e ka humbur racionalitetin. Video më poshtë:

Duke ia njohur dëshirën që ka për të qenë i adhuruar nga turma, Taulant Balla shpërndau një filmim nga lart të kullës, me pamjet e filmuara enkas me dron në një kënd të caktuar. Nga pamjet që shpërndau Balla, godina s’ka asnjë lidhje me Skënderbeun, por ngjan më shumë me një monstër urbane që shëmbëllen si Edi Rama.

Shikojeni vetë videon më poshtë:

Liderët tekanjozë me pushtet të pakufizuar

Siç duket më lart, kulla mishëron ëndrrën e lagësht të çdo politikani të sëmurë nga pushteti: ta gdhendë fytyrën e vet në një ndërtesë që sheh poshtë, me përbuzje, mbi popullin e tij. Një reflektim i shkëlqyer i “kultit të personalitetit” të një autokrati të vogël me ambicie të ekzagjeruar.

Tani nuk ka më nevojë as për propagandë as për postera elektoralë—koka e Ramës është vetë monumenti që dominon horizontin në qendrën e kryeqytetit.

Megalomania e një lideri politik nuk është shpikje shqiptare, megjithëse në podiumin e diktatorëve paranojakë ne përfaqësohemi denjësisht me Enver Hoxhën dhe bunkerizimin që i bëri vendit. Ish-udhëheqësi e mbolli Shqipërinë me mbi 173,000 bunkerë. “Shqipëria, kështjellë e pathyeshme marksiste-leniniste!“, shpallte ai, ndërsa vendi mezi siguronte ushqim për të mbijetuar.

Gjithsesi historia është e mbushur me tiranë që kanë tentuar ta ndërtojnë përjetësinë e tyre në beton dhe çelik.

Pallati i Popullit, Rumani

Nikola Çaushesku rrënoi gjysmën e Bukureshtit për të ndërtuar “Pallatin e Popullit”—një përbindësh arkitektonik aq absurd sa që edhe sot ka mbetur si fantazmë e një regjimi që s’ekziston më. “Ne do të ndërtojmë një pallat për të gjithë popullin, një simbol të madhështisë së kombit tonë socialist”, deklaronte Çaushesku, ndërsa populli që ai e donte aq shumë, vdiste për një copë bukë.

Gbadolite, hyrja e qytetit te projektuar nga diktatori në Zaire

Në Afrikën e largët, Mobutu Sese Seko kishte ndërtuar “Gbadolite”, një qytet luksoz në mes të xhunglës për veten e tij, ku binte në sy pista për charterin e tij personal Concorde, ndërsa vendi ishte i zhytur në varfëri. “Në Zaire, unë jam shteti”, thoshte ai, dhe e vërteta është se edhe arkitektura e tij reflektonte këtë egocentrizëm patologjik.

Statuja që rrotullohet e Saparmurat Niyazov i Turkmenistanit

Ose Saparmurat Niyazov i Turkmenistanit, që ndërtoi një statujë të artë të vetes që rrotullohej sipas diellit, ” “Populli im duhet të më shohë si burim të dritës, si një baba të vërtetë që kujdeset për ta!”, thoshte ai me seriozitet absolut.

Simptomat e zakonshme të pushtetit absolut

Projekte të tilla e kanë një gjë të përbashkët: ato nuk janë ndërtuar për njerëzit, por për deliret e madhështisë të sunduesve të tyre. Psikologët janë marrë gjatë me këtë fenomen dhe kanë gjetur se diagnozat psiqike të pushtetarëve megalomanë me projekte gjigande janë të ndërthurura me njëra-tjetrën.

Këto veprime shpjegohen nga një kombinim i narcizizmit patologjik, sindromës së madhështisë, frikës nga vdekja apo paranojës skizotipale.

Siç thoshte Frojd: “Liderët despotikë janë fëmijë që nuk janë rritur kurrë; ata kërkojnë që i gjithë kombi të sillet si prind i tyre, duke i adhuruar dhe duke iu bindur verbërisht”.

Hana Arendt e përmbledh në mënyrë më direkte “Tiranët nuk ndërtojnë vepra për popullin, ata ndërtojnë tempuj për egon e tyre”.

Edhe kulla më e re në qendër të Tiranës nuk duhet parë thjesht si ndërtesa e radhës e ngritur mbi financime të dyshimta dhe lidhje të tërthorta me trafikantët e kokainës. Ajo është manifest i pushtetit abuziv të Edi Ramës, një simptomë e narcizit patologjik, që gjen kënaqësi vetëm kur shtyn më tej limitet e fuqisë së tij tekanjoze.

Ironikisht, çdo autokrat bie pre e iluzionit se pushteti i tij do të zgjasë përgjithmonë, por ky lloj deliri nuk e ka të gjatë. Pushteti shkërmoqet një ditë. Kokat bien. Nuk është çështja nëse… por kur?/ Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaIsmail QemalikullapushtetiRamaSkenderbeu“Tirana rock”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
AKTUALITET

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

13:36 : 31/05/2025
AKTUALITET

Youtuberi i famshëm nxjerr “zbuluar” Edi Ramën, e gjen në Mynih për finalen e Champions Leagues

18:48 : 30/05/2025
AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

22:00 : 29/05/2025
Para

SHBA-ja kërcënon me përgjigje të mundshme ushtarake, pasi Irani refuzoi bisedimet bërthamore

TË GJITHA

Ksamil/ 54-vjeçari i zë shtëpinë 38-vjeçares, i ndërron bravën dhe vendos kamera

12:38 : 01/06/2025

EMRI/ Aksident me vdekje në Bilisht, humb jetën 67-vjeçari

12:35 : 01/06/2025

Rikthim në shtëpi, Maurizio Sarri merr drejtimin e Lacios

11:47 : 01/06/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

11:36 : 01/06/2025

“Ajazi fsheh të vërtetën”/ Skandali salmonelës, PD: Tenderin e fitoi kompania e përfshirë në korrupsion

11:35 : 01/06/2025

Gramsh/ Qarkullonte me një automjet të vjedhur në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

11:26 : 01/06/2025
Foto ilustruese

Digjet një automjet në ecje në afërsi të Elbasanit

11:16 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com