• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diaspora/ KQZ mbyll shqyrtimin e aplikimeve, rreth 246 mijë emigrantë do të votojnë me postë

10:30 : 07/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar shqyrtimin e aplikimeve në sistemin PER të emigrantëve shqiptarë që do të votojnë me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Nga të gjitha aplikimet, ku afati u mbyll mesnatën e 4 Marsit, u është pranuar kërkesa për të votuar më 11 Maj, 245,975 emigrantëve, teksa 48,180 prej aplikimeve janë refuzuar për gabime në aplikim apo parregullsi në dokumentacione.

Numri më i madh i shqiptarëve të regjistruar është nga Italia me 91,223 , renditur më pas nga Greqia me 68,386 zgjedhës të regjistruar.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri.  52,425 votues të regjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me 32,559 votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me 25 mijë të tillë.

Lista paraprake me emër, mbiemër, qarku ku shkon vota dhe shtet nga vjen zarfi, do të publikohet nga KQZ-ja më datën 9 mars.

Lexo edhe:

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Aplikimi i parë për t’u regjistruar si votues nga jashtë është bërë nga Gjermania, 8 minuta pas hapjes së procesit. 98 vjeç është votuesi më i moshuar i regjistruar nga jashtë, po ashtu me vendbanim ne Gjermani. Një emigrant shqiptar ka aplikuar 25 herë dhe herën e fundit ia ka dalë të regjistrohet si votues nga jashtë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se të gjithë emigrantët shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa, kanë të drejtë të bëjnë ankimim në Gjykatën e Tiranës.

“Në këtë periudhë nga 9-12 mars vetëm ata që janë regjistruar kanë të drejtë të kërkojnë të bëjnë ndryshime që lidhen me adresën dhe vetëm me adresën.  Dy ditëshi është për ata që janë të regjistruar dhe u është miratuar, ata që kanë marrë refuzim nuk mund të bëhet asgjë dhe kjo është e qartë si në kodin zgjedhor ashtu edhe në akte. Të gjithë ata që u është refuzuar kërkesa nga KQZ mund të ankohen në gjykatën e Tiranës jo më vonë se data 11 prill. Nga momenti i refuziumit deri më 11 prill mund të paraqesin ankesë një platformë online”, tha Celibashi

Ai shtoi më tej se fletët e votimit do të dërgohen tek emigrantët me postë nga data 8 deri më 11 Prill, teksa deri në fund të javës tjetër do të jetë përzgjedhur edhe kompania postare.

“Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar. Do të përzgjedhim një prej operatorëve të njohur ndërkombëtarë e do të kërkojmë që dërgimi dhe kthimi i fletës së votimit të jetë ekspres dhe I gjurmueshëm. Kemi pasur kontakte me të gjithë pas përjashtim, dhe postën shqiptare për të kuptuar nga pikëpamja teknike si funksionon. Do të ftojmë ato brenda ndërkombëtare që janë të mirënjohura për shërbimin postar e do të përjashtojmë Postën shqiptare, se vetë ligji e ka përjashtuar.” – tha Celibashi.

Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e para, ku diaspora shqiptare do të ketë mundësinë për të votuar me postë. Shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash.

Shifrat e kërkesave të diasporës për të votuar

Zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim 294,155
Zgjedhës (unikë) të cilëve u është miratuar kërkesa 245,975
Zgjedhës (unikë) të cilëve u është refuzuar kërkesa 48,180

Zgjedhës të miratuar sipas shteteve

Itali 91,223 zgjedhës ose 37.1%
Greqi 68,386 zgjedhës ose 27.8%
Gjermani 25,499 zgjedhës ose 10.4%
Shtetet e Bashkuara te Amerikës 20,653 zgjedhës ose 8.4%
Mbretëria e Bashkuar 17,227 zgjedhës ose 7.0%
Franca 5,342 zgjedhës ose 2.2%

Zgjedhës të miratuar sipas qarqeve

Tiranë 52,425 zgjedhës ose 21.3%
Fier 32,559 zgjedhës ose 13.2%
Elbasan 25,196 zgjedhës ose 10.2%
Durrës 25,034 zgjedhës ose 10.2%
Korçë 20,638 zgjedhës ose 8.4%
Vlorë 19,953 zgjedhës ose 8.1%
Shkodër 17,452 zgjedhës ose 7.1%
Berat 15,897 zgjedhës ose 6.5%
Lezhë 14,761 zgjedhës ose 6.0%
Dibër 9,603 zgjedhës ose 3.9%
Gjirokastër 8,487 zgjedhës ose 3.5%
Kukës 3,970 zgjedhës ose 1.6%

Etiketa: 11 majdiasporaKQZregjistrimevotavotonzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesja denoncon gjobat ndaj makinave të diasporës në kufi

21:23 : 22/06/2026
BOTA

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

DW: Mijëra shqiptarë para kryeministrisë, mbështetje dhe nga diaspora!

11:46 : 21/06/2026
AKTUALITET

Sheshi i tejmbushur, deputetja socialiste tenton të minimizojë protestën: Si turli…

22:37 : 20/06/2026
AKTUALITET

Shqiptarët ngujohen në shesh dhe i japin ultimatum Ramës: Jep dorëheqjen deri nesër. Ja hapat e radhës

21:58 : 20/06/2026
AKTUALITET

“Albania is not for sale”/ Qytetarët “pushtojnë” fasadën e kryeministrisë

21:27 : 20/06/2026
Para

Kanosje dhe grabitje me dhunë, dy të arrestuar në Durrës/ EMRAT

TË GJITHA

Foto ilustruese

E rëndë në Librazhd, rrufetë asgjësojnë totalisht tufën e dhive

12:09 : 24/06/2026

“Shqipëria si pronë private e Edi Ramës”/ Zhupa: Beton, privilegje dhe territore të dhuruara

12:05 : 24/06/2026

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026

Polici italian vdiq ndërsa e ndiqte, dëshmia e shqiptarit: Nuk i ndalova kontrollit se kisha pak hashash me vete

11:57 : 24/06/2026

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş