• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimi i kullave në pronat publike/ Pas anulimit, Korporata rishpall garën për “LIFT Tower”

10:07 : 05/03/2025
në AKTUALITET

Një ditë pas njoftimit të anulimit të fazës së dytë të garës për zhvillimin e LIFT Tower, në një marrëveshje mes shtetit dhe privatit, Korporata e Investimeve Shqiptare, rihapi nga e para procedurën për projektin në fjalë.

LIFT Tower është pjesë e nënprojektit të “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare” ku shteti synon që përmes lëshimit të pronave të tij të përfitojë hapësira për zyra.

Në këtë fazë të parë kur kompanitë duhet të paraqesin dokumentacionin teknik në përmbushje të kushteve që janë vënë nga ana e Korporatës është bërë e ditur që afati i fundit për të dorëzuar aplikimet është 17 prilli 2025.

“Projekti i investimit synon të transformojë hapësirat dhe godinat e vjetra shtetërore që shfaqin aktualisht shenja amortizimi, degradimi dhe infrastrukturë të vjetëruar, jo bashkëkohore dhe ku kushtet ekzistuese tregojnë nevojën për të përmirësuar cilësinë e pronave.

Interesi publik që përndjek projekti i investimit konsiston në përmirësimin e kushteve të punës së funksionarëve publikë, si dhe në energjizimin e qytetit duke sjellë zhvillimin e zonave urbane ku ndodhen pronat.

Lexo edhe:

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

Projekti realizohet nëpërmjet një modeli partneriteti, ku Korporata ka rolin e zhvilluesit dhe ndërmjetësuesit midis institucionit publik që ka interes të zhvillojë pronat e tij dhe të përfitojë godina bashkëkohore dhe partnerit privat, që posedon burimet financiare, njerëzore dhe kapacitetet ekzekutive dhe ka interes në realizimin e projektit të investimit” thuhet në njoftimin e bërë nga Korporata.

Ashtu si në garën e parë edhe këtë herë do të ketë dy faza të saj ku në të dytën do të luajë rol paraqitja e ofertës ekonomike ku kriteri bazë është përqindja më e lartë e sipërfaqes përkatëse e ofruar për Korporatën në ndërtesën LIFT Tower mbi kriterin bazë.

Dy kompani aplikuan në procedurën e parë

Në shkurt Korporata do të njoftonte se për nënprojektin ndërtimi dhe menaxhimi i godinës së Kadastrës Shqiptare me titull kontrate “Zhvillimi nëpërmjet LIFT Tower ishin dy kompani që morën pjesë në fazën e parë dhe që pas vlerësimit kaluan gjithashtu në fazën e dytë: Shoqëria “EDIL AL IT” shpk dhe Shoqëria “DK Construction ONE Corp”.

Por në fazën e dytë kur kompanitë duhet të paraqisnin ofertat e tyre ekonomike sipas Korporatës nuk u paraqit asnjë e tillë brenda afatit, bëri që procedura të anulohej për ti hapur rrugë edhe një herë rifillimit nga e para.

Paralelisht me LIFT TOWER Korporata njoftoi se procedura tjetër për VOID Tower që parashikon një ndërtim në Bulevardin Zhan D’Ark pjesë e nënprojektit të zhvillimit të kompleksit governativ tek Autoriteti i Aviacionit Civil u fitua nga A.I.B.A Kompani.

Zhvillimi i pronave shtetërore

LIFT Tower dhe VOID Tower nuk janë projektet e vetëm që po zhvillohen në këtë formë ku shteti synon të përfitojë hapësira të reja për shfrytëzim pa mbajtur kosto.

Në faza të ndryshme të garës janë disa të tilla si stadiumi “Selman Stërmasi”, Biblioteka e re Kombëtare apo vilat qeveritare në Velipojë dhe Vlorë, si pjesë e nënprojektit “Hospitality”. Së fundmi edhe Pallati i Kongreseve i njoftuar nga Kryeministri por ende pa një garë të hapur./MONITOR

Etiketa: garaKadastrakoorporatakullaLift Towerprivatiprona publikeTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhoma e Avokatisë kërkesë SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

21:06 : 15/09/2025
AKTUALITET

Babë e bir sherr me policinë në Tiranë, arrestohet 41-vjeçari

14:09 : 14/09/2025
AKTUALITET

Vodhën një automjet dhe grabitën dy dyqane, arrestohen dy të miturit në Tiranë

13:04 : 14/09/2025
AKTUALITET

Përplasi makinën e policisë, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

11:35 : 13/09/2025
AKTUALITET

UKT: 1 orë e 30 minuta ujë në ditë janë të mjaftueshme

15:50 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Medicare” 1 mln € evazion fiskal/ Si portugezi “fundosi” klinikën, pagoi 5200 euro, por s’mori shërbim

15:29 : 12/09/2025
Para

Tentoi që të vrasë me armë zjarri kushëririn, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com