• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA rrëzon SPAK-un dhe ONM-në, konfirmon në detyrë prokurorin Valentin Preçi

17:18 : 26/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka konfirmuar ditën e sotme në detyrë prokurorin Tiranës, Valentin Preçi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e KPA-së u kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

Ina Rama dhe Sokol Çomo kanë votuar kundër konfirmimit në detyrë të Preçit, ndërsa, relatorja dhe dy anëtarët e tjerë votuan pro, duke qenë shumicë.

Preçi u konfirmua në detyrë më 10 janar të vitit 2024 me shumicën e votave të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që kreu procesin e rivlerësimit të tij.

Bazuar në një rekomandim të ONM-së, ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e Valentin Preçit për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Lexo edhe:

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

Në seancën e sotme mungonte kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili tashmë përfaqëson kompetencat e Komisionerit Publik, pas përfundimit të mandatit të këtyre të fundit.

Konstatimet e Altin Dumanit

Në seancën e kaluar, ku u parashtruan konkluzionet përfundimtare, kreu i SPAK Altin Dumani konstatoi se prokurori Preçi gjendet në mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë. Konkluzionet lidhen me një apartament e një garazh në Tiranë; me shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, të bashkëshortes; si dhe mbi pretendimet për mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i kësaj të fundit, për shlyerjen e disa kësteve të një kredie.

Sipas Dumanit, subjekti nuk arriti të provojë plotësisht burimet që kanë shërbyer për apartamentin dhe garazhin në kryeqytet.

Ndryshe nga qëndrimet e mëparshme lidhur me të ardhurat e bashkëshortes së subjektit nga puna si kryeredaktore në një revistë, Dumani tha se me aktet e dorëzuara është vërtetuar punësimi i saj. Për rrjedhojë ai kërkoi që të konsiderohen në analizë të ardhurat nga ky punësim, sipas deklarimeve përkatëse vjetore.

Ndërkohë, ai theksoi se mbeten në nivel deklarativ pretendimet për financimin e disa kësteve të një kredie nga vjehrri i subjektit, si dhe për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve në SHBA. Dumani vërejti se subjekti fillimisht ka deklaruar se shpenzimet e udhëtimeve jashtë shtetit janë mbuluar nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes. Ndërsa më vonë ka shpjeguar se janë mbuluar nga të afërm.

Sipas Dumanit, subjekti nuk ka bërë deklarime për shpenzimet e lindjes së fëmijëve në SHBA. Po ashtu, cilësoi si deklarative pretendimet për të ardhurat e bashkëshortes nga asistenca sociale.

Edhe të ardhurat e deklaruara si të përfituara në loto sportive në vitin 2010 konsiderohen prej Dumanit si të paprovuara. Ai argumentoi se si provë është dorëzuar vetëm një vërtetim nga shoqëria.

Prokurori Dumani deklaroi se subjekti nuk arriti të provojë dot pjesën më të madhe të të ardhurave për të cilat i është kaluar barra e provës, si dhe as nuk kundërshtoi dot pamundësinë financiare. Në përfundim, ai konkludoi se Preçi ka kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Dumani deklaroi se subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe në kriterin e pastërtisë së figurës. Sipas tij, Prençi nuk ka plotësuar saktë formularin e deklarimit të figurës, lidhur me kontaktet me vëllezërit Mark dhe Arben Frroku, të hetuar për vepra të rënda kriminale dhe krim të organizuar. Nisur nga fakti se Prençi dhe Arben Frroku kanë pasur komunikime disa muaj para se të udhëtonin së bashku drejt Malit të Zi në qershor të 2012-ës, si dhe ka udhëtuar pak kohë më vonë me Mark Frrokun drejt Kosovës, Dumani vlerëson se këto udhëtime duken jo të rastësishme.

Sipas Dumanit, prokurori Preçi duhej të kishte bërë deklarim të detajuar për figurën, që të bënte të mundur verifikimin dhe arritjen në konkluzion nëse kishte të bënte ose jo me kontakte të papërshtatshme.

Dumani kërkoi që sjellja e subjektit lidhur me këto rrethana të konsiderohet se ka sjellë vështirësi në zbulimin e të vërtetës.

Gjithsesi, këto konstatime të SPAK-ut, duket se nuk kanë bindur trupën e KPA-së, duke konfirmuar kështu në detyrë prokurorin Vlantin Preçi.

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

Etiketa: ALTIN DUMANIkonfirmohetm detyrëkpaspakValentin Preçiveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

08:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Veliaj u la në burg, avokatët ndërkombëtarë: Po shkelen të drejtat procedurale

17:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

A mund ta mbrosh Veliajn duke i shërbyer Edi Ramës

15:24 : 09/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

14:29 : 09/07/2025
AKTUALITET

BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

22:13 : 08/07/2025
Para

"Freedom House": Të drejtat e plota politike dhe liritë qytetare mbesin të kufizuara në Shqipëri

TË GJITHA

Vijon lufta/ Sulmet ruse në Kiev vrasin dy persona

08:58 : 10/07/2025

Zaptimi i hapësirave publike/ Denoncimi i deputetit: Restoranti i Qefalisë te Pazari i Ri nuk u prek

08:58 : 10/07/2025

Shifrat përkeqësohen nga viti në vit! Shqipëria po plaket me ritme të shpejta

08:57 : 10/07/2025

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkimin e prokurores Laze, motra e Ermonela Felajt

08:51 : 10/07/2025

Aksident në Sarandë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi

08:37 : 10/07/2025

U mbyt në liqen pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

08:35 : 10/07/2025

Këmbimi valutor 10 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:26 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com