• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ DW: Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve në Gjermani?

08:09 : 25/02/2025
në BOTA

Forca më e madhe politike dhe posti i kancelarit të ardhshëm – këtë synim e ka arritur në zgjedhjeUnioni CDU/CSU.

“Ne i fituam këto zgjedhje federale të vitit 2025”, tha me entuziazëm kryetari i CDU-së dhe kandidati për kancelar i partive të Unionit, Friedrich Merz, të dielën (23.2.) në Berlin. Megjithatë, në selinë e CDU-së nuk pati ndonjë festë tepër të madhe, sepse Unioni priste një rezultat shumë më të mirë. “30 për qind plus X”, ishte slogani në fushatën zgjedhore.

Në fund fitoi 28.5 për qind, që do të thotë se Unionit CDU/CSU i duhet një partner tjetër i fuqishëm për koalicion. Teorikisht si partner koalicioni mund të jetë edhe AfD që ka zënë vendin e dytë, por Merz ka hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me këtë parti.

Për AfD kanë votuar rreth një në pesë votues, pavarësisht faktit që disa pjesë të kësaj partie konsiderohen si të djathta ekstreme nga Zyra Gjermane për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues. “Ne u dyfishuam! Ata donin të na përgjysmonin, ndodhi e kundërta,” deklaroi në mënyrë triumfuese bashkëkryetarja e AfD Alice Weidel. Ajo shtoi se CDU dhe CSU mund të përmbushin premtimet e tyre elektorale, si përfundimi i migracionit të parregullt, vetëm në bashkëpunim me AfD-në. “Dora jonë do të jetë gjithmonë e shtrirë për të marrë pjesë në qeveri, për të zbatuar vullnetin e popullit, vullnetin e Gjermanisë”, tha Weidel.

Por partitë e Unionit përjashtuan kategorikisht një aleancë me AfD-në. “Ne kemi qëndrime thelbësisht të ndryshme, për shembull në politikën e jashtme, politikën e sigurisë dhe në shumë fusha të tjera në lidhje me Evropën, NATO-n dhe euron,” shpjegoi Friedrich Merz refuzimin e tij për të bashkëpunuar me AfD. Dhe shtoi: “Mund të na shtrini dorën sa të doni”. Nga ana tjetër, Weidel kërcënoi se AfD si forca më e madhe opozitare do t’ju vëmë përpara.

Lexo edhe:

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

CDU/CSU premton ndryshim në qëndrime

Tema kryesore në fushatën zgjedhore, krahas ekonomisë së dobët, ishte politika e azilit. “Pasiguria e gjermanëve është e dukshme,” tha kryetari i CSU Markus Söder, duke analizuar suksesin e AfD-së. Sipas tij, njerëzit nuk janë të sigurt se partitë e Unionit do t’i zbatojnë premtimet e tyre. Kjo është arsyeja pse shumë votues janë “lidhur” me AfD-në, tha Söder. “Ne do të bëjmë çmos për të ndryshuar drejtimin në Gjermani”.

SPD dhe të Gjelbërit konsiderohen si partnerë të mundshëm të koalicionit. Por partitë që kanë qenë deri tani në pushtet kanë probleme edhe me përpunimin e humbjeve në zgjedhje. SPD u godit veçanërisht rëndë, duke arritur rezultatin e saj më të keq që nga viti 1890, me vetëm 16.5 përqind të votave.

“Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për SPD,” pranoi kancelari ende në detyrë Olaf Scholz. Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius madje foli për një “rezultat shkatërrues, katastrofik”.

Dështimi i Olaf Scholzit

Olaf Scholz është kancelari i vetëm në pesë dekadat e fundit që nuk është rizgjedhur në këtë detyrë. Koalicioni i tij SPD, të Gjelbërit dhe FDP, zgjati më pak se tre vjet. Ai u shpërbë në nëntor 2024 për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta. Scholzka bërë të ditur se në rast të pjesëmarrjes së SPD-së në qeverinë e ardhshme, ai nuk do të marrë asnjë detyrë ministrore.

E Majta shënon rritje të madhe

Përpara zgjedhjeve, CDU dhe CSU përjashtuan mundësinë e një koalicioni me të Majtën, si dhe me Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW), e cila u nda nga e majta në fillim të vitit 2024. E Majta shënoi një rritje të papritur javët e fundit dhe në fund fitoi rreth 8.8 për qind të votave, që është një prej surprizave më të mëdha të zgjedhjeve. Ndërsa BSW mbeti jashtë Bundestagut.

Shikuar nga rezultatet e fundit, Unionit CDU/CSU i mjafton për koalicion vetëm një parti – SPD. Por negociatat nuk do të jenë të lehta. Friedrich Merz bëri thirrje për formimin e shpejtë të një qeverie: “Bota jashtë nuk na pret, as negociata të gjata koalicioni”.

Gjermania duhet të bëhet shpejt me qeveri të re, “në mënyrë që të mund të jemi përsëri të pranishëm në Evropë dhe në mënyrë që bota të shohë se Gjermania po qeveriset përsëri me besueshmëri”, tha Merz.

Deficiti buxhetor

Sfida më e madhe e qeverisë së re do të jetë financimi i buxhetet të ardhshëm. Të ardhurat tatimore nuk janë më të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha detyrimet e qeverisë. Rritja e shpenzimeve ushtarake, rinovimi i infrastrukturës së rrënuar dhe tranzicioni ekologjik i vendit – e gjithë kjo kërkon miliarda. Për më tepër, Gjermania është në krizën më të rëndë ekonomike që nga ribashkimi.

Këto ishin zgjedhjet e para federale që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Që atëherë, qeveria gjermane ka dhënë rreth 28 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke e bërë Gjermaninë, pas SHBA-së, mbështetësin e saj më të madh.

Megjithatë, me ardhjen e presidentit amerikan Donald Trump, situata ka ndryshuar. Administrata e re amerikane po i kthen shpinën Evropës. Uashingtoni thotë se ndihma e mëtejshme për Ukrainën tani duhet të jetë kryesisht përgjegjësi e evropianëve. Europa do të duhet gjithashtu të mbështetet më shumë tek vetja në aspektin e mbrojtjes.

Pritjet ndërkombëtare nga Gjermania

Qeveria e re gjermane duhet të vendosë shpejt prioritetet, veçanërisht nëse Gjermania dëshiron të marrë një rol udhëheqës në Evropë, siç thanë Merz dhe CDU në fushatën zgjedhore. “Gjermania duhet të marrë sërish drejtimin në Evropë, jo më vete, por së bashku me Francën, Poloninë dhe një Bashkim Evropian të fortë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i CDU, Carsten Linnemann pak para zgjedhjeve.

Përveç nismave diplomatike, kjo kërkon edhe përpjekje të mëdha financiare. Pyetja kryesore në negociatat e koalicionit të ardhshëm do të jetë se ku do të sigurohen fondet e nevojshme: nëpërmjet kredive të reja apo ndryshimeve në buxhetin e shtetit? CDU/CSU dhe SPD kanë pikëpamje të ndryshme për këtë çështje.

Çfarë do të ndodhë me “frenën e borxhit”?

Kushtetuta gjermane parashikon që shteti nuk mund të shpenzojë më shumë se sa fiton. Përjashtimet lejohen vetëm në situata emergjente, fatkeqësi natyrore ose kriza të rënda ekonomike. SPD dhe të Gjelbërit besojnë se huamarrja është e pashmangshme. Kandidati i CDU-së për kancelar Friedrich Merz, nga ana tjetër, mbështetet në rritjen ekonomike dhe kërkon shkurtime të përfitimeve sociale. Kjo është e papranueshme për SPD-në dhe për të Gjelbërit, shkurtimi i shpenzimeve për mbrojtjen e klimës do të ishte tabu.

Bundestagu i ri duhet të konstituohet jo më vonë se 30 ditë pas zgjedhjeve, ose deri më 25 mars. Nëse deri atëherë nuk formohet një qeveri e re, qeveria aktuale do të qëndrojë në detyrë me një mandat teknik./DW

Etiketa: Gjermanizgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
BOTA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026
BOTA

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

11:04 : 22/06/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:52 : 22/06/2026
BOTA

Hungaria kufizon mandatet e kryeministrit, Orbánit i mbyllet “dera” për rikthimin në pushtet

22:14 : 19/06/2026
Para

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

TË GJITHA

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

10:06 : 25/06/2026

FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiagos

09:56 : 25/06/2026

Maliqi mposht oligarkun Pëllumb Salillari në Gjykatë

09:51 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet