• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Hajde mbush një bidon”, Çifti që shiste vajin e përzier të ullirit ia mbath me të katra: Kam depo…

21:41 : 24/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipas informacioneve, bashkëshortët kanë dy vjet që banojnë në Shkodër ku shesin vaj ulliri. Ata e reklamojnë vajin si ekstra të virgjër, por denoncuesit thonë se vaji është përzierje. Madje, kur emisioni “Stop” transmetoi një rast mashtrimi me vajin e ullirit në Kuçovë, Edisoni fshehu pajisjet e përzierjes duke e zhvendosur këtë proces në shtëpinë e prindërve në Dimal.

Në Shkodër ata shesin në një ambient pranë tregut rus, të paregjistruar. Madje, nuk kanë as certifikatë për vajin ekstra të virgjër. “Stop” provoi të blejë vaj dhe bashkëshortët Beshiri ofruan siguri për cilësinë e produktit.

Stop: Si je?

Vojsava Beshiri: Mirë! Si je?

Stop: Me sa e ke?

Lexo edhe:

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

 Vojsava Beshiri: Je ai, që folëm në telefon?

Stop: E! Me sa e ke kilen, ti?

Vojsava Beshiri: Tetë mijë lekë.

Edison Beshiri: Sa litra? Ke bidona 12, 30, 10 , 8, 5.

Stop: Po mora bidon 30 litra, sa ma lë ti mua?

Edison Beshiri: Nga 246, do ta lë 230.

Stop: Sa i bie për litër?

Edison Beshiri: 750! Ti, ke bidon të madh?

Stop: Ky është ai i virgjëri? Po 2l ke? Të marr dy copë?

Edison Beshiri: Merr dy copë nga këto, pastaj merr, kur të duash!

Stop: Ma vër në një qese! Ta provojë njëherë ai kuzhinieri im dhe po të dua, vij të marr më shumë. Do të të bëj telefon.

Më pas vaji u dërgua për analiza dhe rezultoi se nuk ishte as vaj ekstra i virgjër, as i virgjër, por mund të ketë përmbajtje të tjera vajrash vegjetalë ose nga bërsitë e ullirit. Këtë e shpjegon Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin.

Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Nuk i ndiej erën unë këtij.

Stop: Çfarë ere?

Hajri Ismailaj, ekspert për ullirin: Erën tipike të frutit, të ullirit. Vaji ekstra i virgjër dueht rë ruajë ngjyrën dhe aromën tipike të vajit të ullirit. Analiza e ngjyrës, shijes dhe aromës janë analiza  komerciale, s’ke nevojë të shkosh në laborator.

Eksperti shpjegon se vaji  klasifikohet sipas vlerave që ata paraqesin dhe ka një kategorizim të veçantë. Eksperti vlerësoi edhe rezultatet e analizave dhe konfirmoi që ka përzierje.

“Stop”  u rikthye edhe njëherë për të blerë sërish vaj.

Stop: Dua 30 l ekstra të virgjër, sic mora herën e kaluar! Sa lekë vete? Por një gjë, nuk do më ndryshosh cilësinë.Do e marr, ngaqë më the, e kam ekstra të virgjër.

Edison Beshiri: Shiko, bidoni bën 246 mijë lekë, unë ty po ta lë 230. Ta sjell aty tani?

Stop: Tani, të sjell shoferin.Ku e ke bidonin?

Edison Beshiri: Të vijë nusja ta mbushë!

Stop: Ku e mbush? Këtu?

Edison Beshiri: Këtu, kam një depo të vogël. Sava, hajde mbush një bidon 30!

Stop: Ke punë, ke?

Edison Beshiri: Kam! Ne punojmë. Shiko, po punove pastër, punë ke.

Stop: Depon e ke të madhe apo të vogël?

Edison Beshiri: Të vogël. Marr 1 ton, mbaroj atë, shkoj prapë.

(Agjenti merr në telefon shitësin dhe del bashkëshortja).

Stop: Po si më la vetëm, nuk jeni seriozë fare, nuk e marr vesh!

Me urdhër të drejtueses së prokurorisë së Beratit, Edina Kurti, u kryen kontrolle njëkohësisht në Dimal dhe në Shkodër, ku bashkëshortët kryenin prej disa kohësh shitjen e produktit. U sekuestruan 300 litra vaj me përzierje lëndësh të panjohura dhe të dëmshme dhe automjeti me të cilin shitej vaji. Policia shpalli në kërkim bashkëshortët Edison dhe Vojsava Beshiri dhe nisi një procedim penal për pronaren e objektit ku kryhej veprimtaria.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për akuzat  “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Ushtrimi i aktivitetit të palicencuar ose i paregjistruar në organet tatimore”. Avokati Arben Llangozi thotë se ky ishte një aksion shumë i madh që u shërben konsumatorëve.

Përzienin produkte të dëmshme dhe e shisnin si vaj ulliri, shpallen në kërkim burrë e grua

Etiketa: dimalEdison BeshiriShkoderte perziereullirivajVojsava Beshiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Vrau gruan me armë gjahu, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin

10:47 : 13/07/2026
AKTUALITET

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

14:10 : 12/07/2026
AKTUALITET

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Aleksandër Koçeku u qëllua me 25 plumba, hetohet pista e hakmarrjes

09:55 : 12/07/2026
AKTUALITET

Vrasja e Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Shteti e di konfliktin tonë

22:43 : 11/07/2026
AKTUALITET

U vra brenda makinës në Shkodër, identifikohet viktima/ EMRI

20:19 : 11/07/2026
Para

Liverpool gjen pasardhësin ideal të Salah, kushton 100 milionë euro!

TË GJITHA

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 mln dollarë Kanye West

18:23 : 14/07/2026

Hapja e kapitujve/ Abilekaj: S’ka arsye për entuziazëm! BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura

18:15 : 14/07/2026

Robert Aliaj: Arroganca dhe dhuna e Ramës ndaj protestuesve, tregon panik për humbjen e pushtetit

18:05 : 14/07/2026

Protesta e 45-të kundër Ramës, qytetarët mblidhen në Tiranë

17:54 : 14/07/2026

Trump heq dorë nga taksa për transportin detar: Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç Iranit

17:37 : 14/07/2026

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş