• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Frikë për patronazhistët? Pse Rama kritikoi strukturat e SPAK për krimin zgjedhor

17:03 : 20/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama shfaqi pakënaqësi mbi nismën e Prokurorisë së Posaçme për krijimin e strukturave të specializuara për hetimin e krimeve zgjedhore në prag të fushatës elektorale për “Parlamentaret 2025”.

Për Ramën, “nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Unë uroj që kjo do të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet dot kurrën e kurrës që ne të kthehemi në kohëra kaq të errëta saqë kush merret me politikë të survejohet”.

Krijimi i njësive të posaçme për krimin zgjedhor nuk është gjë e re për Prokurorinë Shqiptare. Prej vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur seksione të posaçme në vitet zgjedhore dhe, në asnjë rast, kryeministri Edi Rama nuk ka shprehur shqetësim.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Por, kësaj radhe, gjërat janë pak më ndryshe. Më parë, njësitë e prokurorive të ngritura për korrupsionin zgjedhor kanë qenë të detyruara të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, si struktura kryesore për referimin e informacioneve.

Angazhimi i Policisë është parë gjithnjë me dyshim nga opozita, e cila në vijimësi ka evidentuar faktin se uniformat blu, jo vetëm nuk kanë raportuar blerjen e votës nga Partia Socialiste në pushtet, por, përkundrazi, kanë krijuar situata me eksponentë të opozitës, siç ishte rasti i arrestimit të fituesit të zgjedhjeve lokale në Himarë, Fredi Beleri.

Angazhimi i SPAK-ut në krimet zgjedhore, përtej faktit që e ka si kompetencë ligjore, përbën edhe një shqetësim për armatën e patronazhistëve, njerëz të Partisë Socialiste që kanë për detyrë të sigurojnë vota në çdo lagje e zonë, me të gjitha mënyrat.

Prokuroria e Posaçme ka në varësinë e saj Byronë Kombëtare të Hetimit, një trupë e specializuar dhe e pavarur nga Policia e Shtetit.

SPAK, në çdo kohë, është nën vëzhgimin e opinionit publik për mënyrën se si vepron. Deri më tani, Prokuroria e Posaçme nuk gëzon respektin e Partisë Demokratike në opozitë, e cila beson se institucioni hetimor është nën kontrollin e Edi Ramës.

Nga ana tjetër, edhe Partia Socialiste ndihet e hidhëruar me SPAK-un së fundmi, sidomos pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeministri Rama, prej ditësh, ka vënë në shënjestër të kritikave të tij Prokurorinë e Posaçme, një fushatë, e cila për shumëkënd përbën një teatër të kryeministrit për të bindur pasuesit e tij se ai nuk e kontroll SPAK-un.

Arrestimi i Veliajt ka krijuar dyshimet brenda qarqeve të Partisë Socialiste se Rama mund t’i shesë të gjithë për të ruajtur pushtetin e tij.

Ky dyshim, i cili po përhapet me shpejtësi nga qendra në bazë, me shumë mundësi do të stepë radhët e patronazhistëve për të kërkuar vota për Partinë Socialiste, në këmbim të “qeseve me miell apo ushqime” për votuesit.

Patronazhistët dhe strukturat e tjera lokale të PS-së duket se kanë nisur të kuptojnë se, në rast se ata do të shkelin në dërrasë të kalbur për Partinë, Partia nuk do të kujdeset fare për ata.

Deri më tani, patronazhistët kanë pasur Policinë si garanci për veprimet e tyre në kufijtë e paligjshmërisë gjatë fushatave zgjedhore.

Por, me hyrjen në lojë të një strukture tjetër, SPAK-ut, dhe sidomos agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, armata e patronazhistëve do të jetë më vulnerabël ndaj ndjekjeve penale dhe arrestimeve, nëse kapen gafil duke shpërndarë lekë apo dhënë favore në këmbim të votës.

Hetimi i krimeve zgjedhore tashmë kalon në duart e strukturave që nuk kanë lidhje drejtëpërdrejtë me Ekzekutivin. Këtë e dinë mirë patronazhistët, këtë e di mirë edhe kryesocialisti Rama.

Ndaj, ai është i detyruar që të përcjellë besim tek strukturat e tij, duke kritikuar Prokurorinë e Posaçme për një nismë normale, atë të fokusimit përkohësisht tek krimet zgjedhore.

Etiketa: Edi Ramakrime zgjedhorepatronazhistepolicispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
Para

Berisha publikon mesazhin për mitingun e Ramës: Mblidhen si në zboret e diktaturës!

TË GJITHA

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com