• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e Leo Sadikut në QSUT, familjarët protestë para Ministrisë së Shëndetësisë: Nuk e sollëm për ta vrarë

18:05 : 18/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Familjarët e 12-vjeçarit Leo Sadiku i cili ndërroi jetë në spitalin e QSUT-së, kanë dalë në protestë pasditen e kësaj të marte para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata akuzojnë mjekët e spitalit për neglizhencë, dhe kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e të miturit, duke kërkuar që të zbardhet ngjarja.

Motra e të miturit ka deklaruar se nuk është bërë asnjë ekzaminim ndaj 12-vjeçarit dhe se nuk është marrë ende asnjë masë për vdekjen e vëllait të saj. Ajo ka kërkuar që instancat përkatëse të zbardhin ngjarjen dhe përgjegjësit të vendosen para drejtësisë.

Nëna e Leos u shpreh se djali i saj plot ëndrra luftoi shumë për jetën e tij. Ajo shtoi se një mjeke e la djalin e saj të mitur në në mëshirë të fatit. Sipas saj mjekja e ka lënë të ndjerin 7 orë me të vjella vetëm me një serum. Ajo theksoi se nuk e solli djalin e saj të mjekohej në Tiranë për ta vrarë. Roveta tha se do të vendosë drejtësi pasi ia ka premtuar djalit të saj në momentet e fundit të tij.

“Unë jam mami i Leos dhe për Leon tim do luftoj deri në fundin e ditës sime të jetës. Ishte plot me endrra që ja ndërpretë jetën në mes. Ishte trim i vogël, luftoi shumë për jetën e tij, për një palo mjeke, që e ka emrin Jorgji, e ka lënë në mëshirë të fatit djalin tim. E ka lënë 7 orë duke vjellë, vetëm me një serum me ujë. Vetëm ma futën djalin në dhe, a ke fëmijë ti, mban përgjegjësi për atë që më ke bërë mua? Ti palo mjeke e të tjerë të Tiranës, nuk e dini çfarë krimi keni bërë, çfarë fëmije keni vrarë?!

Lexo edhe:

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

Nuk e solla Leon në Tiranë për të ma vrarë, e kur po jepte shpirt në krahët e dajës së tij, atëherë kujtohet palo Jorgji, dhe kur Leo ishte në fund, eja më tha. Iku pa pikën e humanizmit e turpit. Ministria ku është, çfarë fëmijësh përkëdhel ti, kur ma përkedhele Leon tim, ma dogje djalin, ma përvëluat djalin.

Prokuroria të mos e neglizhojë rastin e Leos, jam e gatshme për çdo gjë për Leon tim, e kam rritur me sakrifica të mëdha. Prokuroria t’i përshpejtojë kërkesat që kemi bërë, jam një nënë e përvëluar, m’u përvëlua shpirti që ka ikur me Leon tim, me të vocklin tim…Ajo palo doktoreshë tha s’ka gjë, Leos i nxiheshin duart e ajo i thoshte e ka nga të ftohtët. E paaftë, ia them edhe në sy këto gjëra. Veshin rrobat e bardha kur si meritojnë. Me lekë i keni veshur ato rroba të bardha? Pres që drejtësia të vendosë për Leon, mami do vendosë vetë drejtësi për Leon e vet. Do luftojë për Leon e s’do lodhem kurrë, ia kam premtuar deri në momentin e fundit,” tha nëna e Leos.

12-vjeçari, Leo Sadiku ndërroi jetë më 8 janar të këtij viti në Pediatrinë e QSUT-së. Ai fillimisht ishte shtruar në spitalin e Korçës me shenja të gripit më 28 dhjetor 2024 dhe la spitalin natën e Vitit të Ri. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u rikthye në spital më 7 janar, me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë.

Mjekët e Korçës e dërguan në Pediatrinë e QSUT-së ku dhe ndërroi jetë. QSUT tha se shkak i vdekjes ishte miokarditi akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë vdekshmërie, ndërsa vetë familjarët e të miturit kanë ngritur akuza drejt mjekëve për neglizhencë.

Etiketa: Leo Sadikuproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

21:32 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aktivisti: I bëj thirrje intelektualëve të na bashkohen dhe të marrim fatet e vendit në dorë

20:44 : 13/07/2026
AKTUALITET

Rroftë keqqeverisja!

20:31 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Ne protestojmë, Rama feston”/ Pankartat nga protesta e 44 në Tiranë

19:46 : 13/07/2026
AKTUALITET

Dita e 44 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

19:21 : 13/07/2026
Para

Vendimi i papritur, djali i Gianluigi Buffon zgjedh të luajë për Kombëtaren e Çekisë

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş