• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

TEC-i i paligjshëm i Roskovecit, ja shkeljet e rënda të Majlinda Bufit dhe Edi Ramës

21:32 : 14/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Më datën 29 dhjetor 2023 kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërmori nismën për rishikimin e planit të përgjithshëm vendor me procedurë të thjeshtuar. Bashkia e vogël në jugperëndim të vendit ngriti dhe grupin e punës, mes tyre drejtorë, përgjegjës sektori dhe ekspertë. Për këtë procedurë, institucioni në fjalë u orientua nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, e cila ka si detyrë të lëshojë edhe akt përputhshmërinë për dokumentin e planit të përgjithshëm vendor.

Bashkia e Roskovecit ka kërkuar që të ndryshojë një sipërfaqe nga 462.8 hektarë në 447.07 hektarë. 15.81 hektarë të veçuar do të përdoren për ndërtimin e një termocentrali elektrik. Ndërtimin e kësaj vepre të re në Roskovec, bashkia e arsyeton me nevojën për të mbështetur iniciativat locale, krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike, si dhe ofrimin e alternativave për zgjidhjen e krizës energjitike.

Zona ku propozohej ndërtimi i termocentralit ndodhet në kategorinë B, tokë bujqësore boniteti 2, e cila nuk lejon zhvillime të reja. Por sipas bashkisë së Roskovecit kjo është mundësia e vetme për realizimin e TEC-it për shkak të afërsisë strategjike me nyjen e lidhjes me TAP.

Ndërkohë, më 10 janar 2024 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit i kërkoi mendim Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për rishikimin e dokumentit të planit të përgithshëm vendor të Bashkisë Roskovec. Në përgjigjen e saj, mes të tjerash, ministria do të shprehej se rastet e domosdoshme të kalimit në sipërfaqe ndërtimore të tokave bujqësore në kategorinë I deri në IV të bonitetit, janë të përcaktuara në pikën 1, të nenit 11/1, të ligjit për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.

Prandaj, në referencë të ligjit për mbrojtjen e tokës bujqësore, ministria sugjeron të vlerësohen edhe mundësi/alternativa të tjera të ndërtimit të termocentralit në toka me cilësi agroprodhuese të ulëta. Pra, termocentrali nuk lejohet të ndërtohet në një tokë bujqësore me potencial të lartë prodhimi, ndaj duhej zgjedhur një destinacion tjetër për ndërtimin e tij, por kjo nuk i pengoi aspak institucionet të vazhdonin përpara me procedurën e tyre te jashtëligjshme.

Lexo edhe:

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

Më 21 mars 2024 Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit lëshoi akt përputhshmërinë. Në fakt shkresa u dha me një kusht për njësinë strukturore termocentral. Duke qenë se kërkesa për ndërtimin e termocetralit, nuk përputhej me legjislacionin e tokës, AKPT-ja ia la në dorë organeve politikbërëse, si Këshilli Bashkiak dhe Këshilli Kombëtar i Territorit që të merrnin vendimin. Në lidhje me këtë shkelje, drejtoresha e AKPT-së, Adelina Greca, nuk dha asnjë përgjigje për “Piranjat”.

Pasi AKPT-ja e la në dorë të politikbërësve të merrnin vendimin, më datë 26 prill 2024 këshilli bashkiak roskovec vendosi miratimin e dokumentit të rishikimit të planit të përgjithshëm vendor, duke qenë një hap më afër ndërtimit të Tecit.

Më pas në 29 maj 2024, Këshilli Kombëtar i Territorit, që kryesohet nga kryeministri Edi Rama, miratoi ndryshimet në planin e përgjithshëm vendor të Bashkisë së Roskovevecit. Dokumenti mban firmën e kryeministrit Rama si dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Pra, dy personat më të rëndësishëm të qeverisë, kanë shkelur me të dyja këmbët një ligj për t’i hapur rrugën një investimi, që me gjasa do të sjellë më shumë dëme se sa dobi për zonën e Roskovecit.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, që po ashtu ka një rol kyç në këtë procedurë të jashtëligjshme, nuk u përgjigj në asnjë moment për emisionin “Piranjat”.

/Emisioni “Piranjat”

Etiketa: Edi Ramai paligjshemkeshilli bashkiakligjimajlinda bufiroskovecshkeljetTEC-ivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026
AKTUALITET

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026
AKTUALITET

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026
AKTUALITET

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026
Para

OBSH: Alkooli, faktor risku për kancerin e gjirit dhe atij kolorektal

TË GJITHA

Jonaid Myzyri nuk i ndahet vesit, sapo hyri në OBP i fal 1.2 milionë euro Çim Fushës

23:07 : 24/06/2026

Horoskopi, 25 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 24/06/2026

Limaj kundër Ramës e Ballës: Mos prekni themelet e lirisë për interesa ditore

22:54 : 24/06/2026

Vilma Nushi e Check up financoi kullën e babait të Ervin Matës

22:50 : 24/06/2026

Pankartat epike në protestë: Mjaft votuat të njëjtat fytyra

22:44 : 24/06/2026

“Washington Post”: Protestat e “Gjeneratës Z” po mposhtin Ramën në fushën e tij

22:41 : 24/06/2026

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetbetciograndpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet