Pas tensioneve në Kuvend kryeparlametarja, Elisa Spiropali rinisi seancën e sotme për disa minuta ku njoftoi se do të shtyhet për të hënën.
Spiropali u shpreh se për shkak se janë marrë kartat e deputetëve në mënyrë të paarsyeshme dhe aktet e përsëritura të dhunës seanca e sotme do të shtyhet për të hënën.
Ajo gjithashtu u shpreh se uron që të hënën deputetët e opozitës të shkojnë me mend të reja. Spiropali tha se shpreson që të hënën ti kthehen normaliteti, votimit dhe diskutimeve.
“Kartat e deputetëvë janë marrë në mënyrë të paarsyeshme dhe për shkak të akteve të dhunës të përseritura dhe te tjera problemeve kjo senace do të shtyhet për të hënë në orën 10. Uroj që të hënë në 10 të vini me mendn të reja dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimit. Shihemi të henën në orën 10:00” tha Spiropali.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve. Teksa seanca u ndërpre përkohësisht pasi Flamur Noka hodhi një bidon uji drejt Taulant Ballës, në pushim demokratët u kanë marrë kartat e votimit deputetëve të PS. Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi shtyrjen e senacës për ditën e hënë në orën 10.00.
Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës. Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla.
Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.
- Elda Hoti u merr kartat socialistëve në Kuvend
Deputetja demokrate Elda Hoti ka marrë kartat e deputetëve socialistë për të “penguar” votimin në Kuvend.
Kjo situatë duket se ndodhi gjatë ndërprerjes së seancës plenare pas tensioneve mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Pasi Noka tentoi të godiste me shishe uji Ballën, dhe pas përplasjeve fizike me gardistët, u përjashtua nga seanca.
- Tentoi t’i gjuante me shishe uji, Noka përplaset me Ballën
Përplasje dhe debata të ashpra janë regjistruar pak më parë në seancën e sotme plenare.
Në një moment teksa po fliste Taulant Balla, deputeti i PD, Flamur Noka është drejtuar drejt tij, duke u përplasur fizikisht me punonjësit e gardës. Më pas Noka ka marrë një bidon uji në tavolinat e Kuvendit dhe e ka hedhur drejt ministrit Balla.
“Lërë mo ti lërë, se je bërë qesharak komplet, lërë të përgigjet njëherë të vetme”, tha Balla për Flamur Nokën.
Në këtë momente deputeti i PD është kthyer me vrap dhe është nisur drejt Ballës, i cili ndodhej në tavolinën e tij, vë vendin ku qëndrojnë ministrat. Është dashur ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të qetësuar deputetin e PD-së.
Në këtë moment, kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali tha se Flamur Noka është i përjashtuar.
“Ndërpritet seanca dhe jeni të përjashtuar”, tha Spiropali.
Balla: Merreni këtë se është i çmendur. Sali merre paketoje këtë. Punë të mbarë Sali në opozitë.
Momenti i përplasjes në videon më poshtë, minuta 02:30:
- Kush është deputeti i PD që shkuli mikrofonin për të qëlluar Ballën
Kuvendi vijon me debate e tensione lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Në një moment opozita u afrua tek foltorja e kuvendit ku po fliste Taulant Balla dhe kërkonin që ta ndalonin të fliste.
Gjithashtu deputeti i Partisë Demokratike, Petrit Doda është afruar drejt foltores duke shkulur mikrofonin.
Pavarësisht se foltorja e Kuvendit ishte e rrethuar nga Garda e Republikës, ligjvënësi demokrat arriti që të çajë kordonin dhe të shkulë mikrofonin. Garda i del para duke neutralizuar sherrin.
Tensionet në Kuvend nisën pasi kryeparlamentarja i dha fjalën ministrit, ndërsa demokratët protestuan. I pari që shkoi drejt Foltores ishte Flamur Noka dhe më pas edhe deputetët e tjerë të PD-së.
![](https://boldnews.al/wp-content/uploads/2025/02/wmremove-transformed-2-640x361.png)
- Berisha: Jorgo Goro u dënua për tokën që vodhën Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi
Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu referua pretencës së SPAK për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro.
Berisha tha se Goro u dënua për tokën që vodhën, sipas tij, Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi.
“A e morët vesh sot, Jorgo Goro dënohet 3 vite burg? Olta, ku je? A e di se u dënua për tokën tënde ai? Pra, Olta mbrohet këtu, Jorgoja me tre vite dënim për tokën publike që vodhi Olta me të shoqin.”- tha Berisha.
Këtë të enjte SPAK ka dhënë pretencën duke kërkuar 3 vite burg për Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës i akuzuar për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim lidhur me tjetërsimin e tokave që kaluan për investim strategjik.
SPAK ka kërkuar që Goro të deklarohet fajtor për shpërdorim detyre dhe refuzim për deklarim dhe fshehje pasurie.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e 10 mijë metrave katror toke që do të kalonin për investime strategjike si dhe konfiskimin e një apartamenti që është fshehur nga Goro.
- Berisha: Veliaj e ka vendin në burg, ka vjedhur 130 mln euro për një djegës që nuk ekziston
Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se nuk mund të mbrohet një njeri si Erion Veliaj që ka vjedhur 130 milionë euro të qytetarëve të Tiranës me një djegës që nuk ekziston.
Se kush në këtë tokë nuk mund të flasë për një njeri që ka vënë firmat mbi një objekt për të cilin qytetarët e Tiranës kanë paguar 130 milionë euro dhe nuk ekziston. Cila është ndërgjegjja këtu? Sepse i ka vjedhur kreu i juaj me Erion Veliajn. I ka vjedhur. Ku janë 130 milionë euro të zhdukura? A nuk ishte ai i zotuar me firmë që do të mbikëqyrte çdo muaj punimet?
Ku janë? Ku janë 1 milion pemë të mbjellura? Absolutisht më shumë gënjeshtra se sa qime në mjekrën tënde, pastor. Ti habit kombin me atë që bën. Po ç’lidhje ke ti me Biblën kur del e flet këtu si i pafe? Si mund të mbrohet Erion Veliaj, më thoni ju mua këtu? Si mund të mbrohet? Si mund të mbrohet kur janë shpenzuar vetëm në garderobë njëlloj sa Lejla Asadi sipas agjencive ndërkombëtare? A jeni ju përfaqësues të qytetarëve apo kryehajnave të Tiranës dhe botës? Si mund t’i lejosh të flasin këtu në këtë mënyrë për një njeri, i cili vuri modelin e vjedhjes 100 përqind të 5D?
Po këta të 5B ku janë? Ulsiu është një, ku janë të tjerët? Dy kanë ardhur këtu, të tjerët ia kanë mbathur se keni frikë. A e dini ju sa pallate ka prishur Erion Veliaj me Maznikun e tij për të marrë 100 përqind paratë e vjedhura të tërmetit dhe për të dyfishuar katet për të vjedhur me to? Po si flet në këtë mënyrë? As avokati i tij nuk flet siç flet ti… Sepse ti duket se noton në përfitimet e tij. Duhet një hetim i hollësishëm. Nuk mjafton e shkuara jote si pastor si certifikatë pastërtie. Me fjalën që mbajte këtu, ke nevojë për një kontroll me lupë të çdo pasurie dhe çdo gjëje. A mundet të dalë njeriu të bëjë avokatinë e atij, i cili krijoi modelin e vjedhjeve të prokurimeve 100 përqind me firmat e tij?
A mundet? A e more vesh që u gjetën 95 mijë euro në prerje 500-she? Damian, se ti e di se janë prerjet e trafikantëve. Ulsiu e di më mirë se atë 500 mijëshen ashtu ta kishin dërguar ty ata. E kishin në prerje 500 mijëshe, ca edhe të mykura. Çantën Louis Vuitton e more më vonë. Pastaj flasin në këtë mënyrë këta. Po si mund të flasësh në këtë mënyrë ti për një njeri, i cili vetëm me dherat dhe inertet përvetëson 70 milionë euro? A ka Zot mbi tokë që i pranon këto? Të zhduket objekti 130 milionë euro i një populli të varfër dhe ti del e reciton këtu për pyllin e parkut të Tiranës që e shpall 1 milion drurë dhe nuk janë as 10 mijë? A mund të përdoren këto forma për të mashtruar qytetarët në këtë mënyrë?
A nuk është krim? Ku shkoi ky Igli që firmosi me Blinken protokollin e censurës. Ai ishte protokolli i censurës Damian. Tek Blinken do të shkojë edhe ky. Prandaj ia hoqi Rama fotografitë. Fotografitë t’ia heqë Rama, por ai do përfundojë para drejtësisë amerikane. Ky do përfundojë para drejtësisë amerikane dhe shqiptare. Po, po Damian. Bashkë me atë, ministrin e jashtëm. Erdhi në vizitë dhe na firmosi të ngremë komisionin Braçe, komisionin e censurës. A e morët vesh sot, Jorgo Goro dënohet 3 vite burg?
Olta, ku je? A e di se u dënua për tokën tënde ai? Pra, Olta mbrohet këtu, Jorgoja me tre vite dënim për tokën publike që vodhi Olta me të shoqin. Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u morën me skenën, kontraktuan një kompani, më thanë se është më e mira. Kur më vonë del Lul Brava dhe bën denoncimin, e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit. Pyes unë, ai ortak ishte, më thanë. Si e morëm atë? Ishte e vetmja kompani që mund ta bënte në cilësinë e duhur, më thanë. Tani Skrapi nis hetimin pas urdhrit të Eskobarit të Ramës, të Blinkenit dhe Juri Kimit e me radhë.
Nis hetimin për Rithemelimin dhe i del që njëri ortak i kompanisë që kishte bërë skenën tonë ishte bashkëshorti. Nuk guxoi ta thërriste njëherë. Thirri ortakun tjetër. Absolutisht po. Ortaku tnjetër u thirr, u mor në proces, por problemi ishte se ai kishte zbatuar ligjin. Por çështja është se atë nuk guxuan ta thërrasin. Por mjafton se ishte bashkëshorti i Gjylametit dhe nuk guxuan ta thirrin. Kjo nuk përfundon kurrë. Kjo përfundon më 14 maj kur të shkoni atje ku e keni vendin të gjithë,” tha Berisha.
- Bardhi: Batakçinjtë e Bashkisë sulmuan SPAK, Policia nuk veproi!
Debate të forta në sallën e Parlamentit për situatën e ditës së djeshme, kur vlerësohej masa e sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Bardhi i quajti “batakçinj” drejtorët e bashkisë, teksa kërkoi masa edhe ndaj drejtuesve të Policisë.
“Emrin s’ia dimë ministrit të Brendshëm, dimë që është emëruar nga bandat. Por dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk a pasur polici për grumbullimin e paligjshëm, mungesa e policisë atje, me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim”, tha Bardhi.
Më tej kërkoi edhe masat ndaj tyre.
“Duhet të merren masa që nga drejto
ri i Policisë së Shtetit dhe deri më poshtë, kjo nuk ka ndodhur kurrë, këta njerëz paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës. Nuk kemi dëgjuar asnjë procedim penal ndaj drejtorëve batakçinj, hajdutë, të Bashkisë së Tiranës për protestën e paligjshme dhe bllokimin, dhe asnjë masë ndaj këtyre personave që bënë shkeljen dhe bllokuan për orë të tëra rrugë të Tiranës”, tha ai.
- Deputeti Sula: ‘Paketa e Maleve’ po përdoret për qëllime elektorale
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka akuzuar mazhorancën se po shkel Kodin Zgjedhor.
Në fjalën e tij në nisje të seancës së sotme plenare, Sula tha se qëllimi i “Paketës së Maleve” është tërësisht i lidhur me zgjedhjet e 11 majit.
“Keni kaluar në Komisionin e Ligjeve dy ditë më parë, një projektligj që është në shkelje të Kodit Zgjedhor, ‘Paketa e Maleve’.
Është totalisht për qëllime elektorale dy muaj para zgjedhjeve kur keni pasur kohë, keni zvarritur me muaj nismat e opozitës”, tha ai.
- KQZ bllokoi draftin për Tatimet, Braçe sulmon Celibashin: Nuk e ka lexuar, gjobën e paguaj unë
Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi kreun e KQZ, Ilirjan Celibashin i cili tha se nisma e tij (pr. Ligjit për Tatimet ) ndikon elektoralisht.
Braçe tha se KQZ e ka bllokuar këtë nismë në mënyrë të padrejtë dhe i kërkoi Parlamentit të ecej përpara, duke përsëritur edhe njëherë se do e paguante ai gjobën e KQZ.
Madje nuk mungoi edhe debati në sallë me deputeten demokrate Çupi, e cila kërkoi t’i pritej fjala.
Braçe: “Komisioneri i ka rekomanduar Kuvendit mos miratimin e nismës. Ajo që më bën përshtypje dhe të më vijë keq ka të bëjë me faktin që ai nuk e ka lexuar nismën. Ka parë vetëm titullin e nismës se po ta kishte lexuar do ra kishte kuptuar nëse ndalimet në kodin zgjedhor që ndalohet në një periudhë 4 mujore. S’ka të bëjë as me ulje as me heqje takse, pro vendosje takse, leximi është problem shumë i madh në këtë vend nga më të vegjlit tek më të rriturit. Është për të vënë duart në kokë. Përfaqësuesit e Kuvendit janë mundur t’i shpjegojnë, por mesa duket komisionieri i ka shkuar deri në fund historisë, unë kolegët e mi që nuk janë vetëm të PS por edhe opozitës kanë 6 vite me radhë që luftojnë për këtë gjë, kërkoj vetëm kthimin në natyralitet të tatimit mbi vlerën e shtuar. Unë rekomandoj të ecim përpara me nismën. Edhe nëse KQZ vendos gjobë, na penalizon, gjobën do e paguaj unë. Më vjen keq. Komisioneri nuk e ka lexuar. Ka parë vetëm titullin”
Spiropali: Përfundojeni fjalën zoti Braçe.
Braçe: S’kam dalë nga rendi i ditës të flas për qiellin. Du të flas ase kështu e kam.
Çupi: Bën si nevrik kot.
Braçe: Merr lexo naj gjë, ti moj ti, merr lexo naj gjë.