• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot seanca për vlerësimin e masës ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe biznesmenëve

08:18 : 12/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ditën e sotme, që prej orës 08.30 do të nisë në Gjykatën e Posaçme rivlerësimi i masës së sigurimit personal dhënë për 8 të pandehurit e dosjes, ku janë të vënë në pranga edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Albule.

Bashkë me ta në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenë shqiptarë, të cilët sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

Po ashtu, në GJKKO do të paraqitet edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”.

Në lidhje me këtë grup që kanë bashkëpunuar në korrupsion dhe pastrim arash, mësohet se është vënë nën hetim dhe deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të cilën është ngritur një akuzë e veçantë prej pjesës tjetër.

Veliaj, akuza prokurorit të çështjes: Sajime nga një individ pervers

Lexo edhe:

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

Në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë, nga ambientet e bllokut të sigurisë ku po qëndron i izoluar prej së hënës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj reagoi edhe dje lidhur me situatën në të cilën është përfshirë dhe akuzat e ngritura nga SPAK.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Veliaj u rrëfye se e ka kaluar natën e parë në qeli pa gjumë, i shkëputur nga familja dhe djali i tij. Ai akuzoi prokurorin e çështjes për fabrikim të provave dhe për një qasje të njëanshme ndaj tij dhe bashkëshortes. Veliaj tregon së pari përjetimet e 20 orëve të para në paraburgim.

“Natën e parë në qeli, i marrë forcërisht larg familjes dhe me idenë që sot në mëngjes im bir nuk do të shkonte në shkollë as me mua, as me të ëmën, e kam kaluar pa gjumë në sy. I vetmi ngushëllim ishte që nuk mund të shihja dhe as dëgjoja qenërinë, që me siguri më është vërsulur mbrëmë në studiot e kafshimeve dhe jargëve televizive”, – deklaroi kryebashkiaku i Tiranës. Më tej, duke folur për akuzat që përmban dosja e SPAK, ai thekson dhe njëherë se ato janë të pavërteta, ndërsa nuk kursen aspak fjalorin për prokurorin e çështjes. “Ndjesë për çfarë ju kanë dëgjuar veshët dje deri vonë dhe sot që në sabah në ato kanale gjirizi. Por, dua të jini të sigurt se historia që po më tregon mua si një kriminel të korruptuar, i cili ka fshehur pasuri dhe pastruar para bashkë me të shoqen, është e sajuar nga një individ pervers, prokurori i çështjes tonë”, – theksoi Erion Veliaj.

Në reagimin e vet flet edhe për pretendimet konkrete të ngritura nga SPAK në dosje, siç është edhe ajo për shpenzimet e bashkëshortes së tij për veshje e bizhuteri.

“Ai, për shembull, ka shkruar në akt-akuzën haluçinante se ime shoqe ka harxhuar mbi gjysmë milionë euro për blerje online fustanesh dhe bizhuterish. Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara dhe në një shumë disa herë më të vogël, janë bërë për shfaqjet artistike të fondacionit kulturor të sime shoqeje. Faturimi i asaj shume në një akt-akuzë, si një lumë parash i derdhur për luks, është një perversitet kriminal”, shprehet Erion Veliaj. Për të vërtetuar këtë pretendim, Veliaj sjell në vëmendje se gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e tij nuk është gjetur asnjë gjë që të faktojë këto akuza të SPAK. “Kur i thosha se kjo ishte e vërteta dhe kur, në fakt, në shtëpinë tonë nuk ka gjetur as fustane mijëra euroshe, as bizhuteri me ndonjë vlerë të veçantë, ai zvarranik, si i dalë nga qenefët e dikurshëm të Sigurimit të Shtetit zgërdhihej dhe më tregonte se si i binte violinës kur ishte i vogël”,- shprehet kreu i Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua të hënën nga SPAK, i cili e akuzon për korrupsion dhe pastrim të produktit të veprës penale.

 

Etiketa: ajolabashkia tiranemasaVeliajxoxa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Ashensori i brendshëm lidhte 2 apartamentet”, gazetarja: Si shkoi SPAK te Veliaj

21:33 : 22/05/2025
AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
AKTUALITET

Valë e re shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës, largohen nga detyra “besnikët” e Veliajt

14:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Veliaj bën bilancin e 100 ditëve të para në burg: Po më sulmojnë mua dhe familjen time

11:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
Para

Turistët “braktisin” kryeqytetin, bie 20% konsumi në bare dhe restorantet e Tiranës

TË GJITHA

Leganes bie nga La Liga, Espanyoli i Kumbullës shpëton në javën e fundit

21:05 : 24/05/2025

VIDEO/ Flor Mumajesi i rikthehet muzikës, zbulon raportin me Brunon

20:58 : 24/05/2025

Kupa e Shqipërisë për vajza/ Apolonia fiton trofeun, mund në finale Egnatian

20:55 : 24/05/2025

Keqmenaxhim? Kuotat në HEC-in e Fierzës bien poshtë mesatares

20:41 : 24/05/2025

Gjermania planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20:40 : 24/05/2025

Euroliga/ Eleminohen kampionët, Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe

20:27 : 24/05/2025

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:27 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com