• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia e Veliajt në GJKKO: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend, vila në Qerret nuk është e jona

21:06 : 12/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Është zbardhur dëshmia që Erion Veliaj ka dhënë në seancën e sotme gjyqësore në GJKKO, për rivlerësimin e masave të sigurisë.

Veliaj ka pretenduar se nuk e di ende se pse është arrestuar, edhe pse duhet theksuar se në dosjen e SPAK thuhet se ai ka kërcënuar oficerët e BKH-së, duke iu kërkuar që të mos e thërrasin për të dëshmuar bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Më tej Veliaj ka mallkuar të gjithë ata që punojnë në Shqipëri, pasi sipas tij, kush punon bëhet objekt i sulmit si ai. Kryebashkiaku i Tiranës e ka shfaqur veten si punëtor, duke thënë se ka punuar edhe të shtunë edhe të dielë.

Ndërkohë, Veliaj ka mohuar se vila në Qerret është e tij, pavarësisht se sipas tij, aty janë gjetur lodra të fëmijlës.

Veliaj: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diele edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës sim dhe se bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime dhe nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes. Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.

Lexo edhe:

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

Teksa po bënte këto deklarata, ka ndërhyrë prokurori duke i ka kërkuar të ruajë etikën në komunikim.

Veliajt ka replikuar duke thënë: Pse të dogji? Nuk përmenda emra dhe me këtë fjali kam parasysh median e politikën

Prokurori: Sepse i ke shkruar ne Facebook, këtu nuk je në Facebook ndaj përmbahu provave dhe fakteve.

Ndërkohë prokurori sërish: Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, buzëkuq dhe bizhuteri.

Ndërkohë, Ajola Xoxa ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, duke deklaruar: “Kujdesem për fëmijën, nuk kam askënd kush të na ndihmojë dhe më jepni një masë më të butë.”

Por ka replikuar prokurori Altin Dumani duke thënë: “Ne kemi kërkuar arrest shtëpie pikërisht për shkak të fëmijës dhe kemi pasur parasysh parimin e humanizmit.”

Më herët ka patur dhe një përplasje mes Erion Veliajt dhe prokurorit të çështjes Ols Dado, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori ka marrë leje ndërtimi prej tij dhe ka mbetur i pakënaqur, madje Veliaj pretendon se e ka kërcënuar se “do t’ia mbante mend këtë”.

Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Burime bëjnë me dije se avokatët e Erion Veliajn kanë kërkuar lirimin e kryebashkiakut në këmbim të një garancie pasurore, ndërsa për Ajola Xoxën zbutjen e masës së sigurisë në “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani ka kërkuar lënien në fuqi të masave të sigurise për të 8 të akuzuarit.

Gjyqtari Erjon Bani është tërhequr në dhomën e këshillimit prej më shumë se një ore për të marrë vendimin.

Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule ndodhen nën masën “Arrest me burg”, Ajola Xoxa në “arrest shtëpie”, ndërsa 5 biznesmenët e tjerë Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në masën detyrim paraqitje.

Pas një hetimi 1 vjeçar nga SPAK, mbi Erion Veliajn janë ngritur akuzat për veprat penale të korrupsionit në 9 raste dhe të pastrimit të parave.

Etiketa: deshmiaErion VeliajGJKKOspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
AKTUALITET

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026
Para

Feyenoord-Milan/ Gafë e Maignan, holandezët gjejnë avantazhin (Video)

TË GJITHA

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrjeje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026

Projekti në Zvërnec/ Banorët e Durrësit dalin në protestë

18:34 : 04/06/2026

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom