• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

ONM/ “Pastroi” drejtësinë shqiptare, a ka qenë John Leonardo në konflikt interesi me gruan?

10:55 : 11/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Reforma në Drejtësi në Shqipëri synoi që të luftonte korrupsionin në gjyqësor. Për të realizuar këtë qëllim u krijua edhe një organizëm ndërkombëtar, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), një strukturë e përbërë nga ekspertë të huaj, të cilët do të asistonin trupat shqiptare të Vetingut.

Ky grupim juristësh nga vende të ndryshme të botës u pretendua që të sillnin përvojën e tyre në krijimin e një gjyqësori të pastër dhe për prishjen e asaj që quhej “korporatizmi mes gjyqtarëve”. Por, disa të dhëna të bëra tregojnë që, më së paku, njëri prej tyre, John Leonardo, ka qenë nën situatë të dyshimtë konflikt interesi gjatë karrierës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Në foto: Vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), John Leonardo

Vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, John Leonardo, ka nisur karrierën e tij si ndihmës prokuror në Distriktin e Indiancës në vitin 1973, duke arritur deri në pozicionin e Prokurorit të Shtetit të Arizonas, në të cilën doli në pension në vitin 2017.

Lexo edhe:

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Ai ka treguar për jetën dhe karrierën e tij në një intervistë për një blog, i menaxhuar nga një ish-mik në Shkollën e Lartë “Notre Dame”.

Intervista është dhënë në shkurt 2017, në një kohë që juristi në pension John Leonardo kishte aplikuar dhe ishte në pritje të nisjes së detyrës në Shqipëri, si vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Konflikt interesi?

Në një pjesë të intervitës, John Leonardo deklaron për familjen e tij: “….Martesa ime e dytë, me Martha Durkin, u bë në 2004 këtu në Tuscon. Takova prokuroren Marta dhjetë vjet më parë kur isha ende gjyqtar. Ajo u rrit në Madison, Wisconsin dhe ndoqi shkollën e mesme Edgewood. Martha punoi si prokurore dhe, më tej, si administratore për Kontenë Pima dhe Qytetin Tucson ku përfundoi karrierën e saj si menaxhere e qytetit në vitin 2015. Ajo doli në pension vitin e kaluar…”.

Për kohën kur flet për njohjen dhe, sidomos martesën e tij të dytë, John Leonard ka qenë Prokuror i Përgjithshëm i Distriktit të Shtetit të Arizonës. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Martha Durkin, ka qenë prokurore në Kontenë Pima, e cila është pjesë e shtetit të Arizonës.

Pra, John Leonardo ka qenë shef i bashkëshortes së tij për një periudhë të mirë kohore, duke krijuar dyshimet për një situatë konflikt interesi.

Në foto: Martha Durkin (foto e marrë nga media amerikane)

Ndërkohë që në Shqipëri kërkohej të luftohej “korporatizmi në drejtësi”, nuk është evidentuar asnjë rast i vetëm kur njëri prej bashkëshortëve ka qenë epror direkt i bashkëshortit tjetër.

Në sistemin e drejtësisë shqiptare ka pasur raste, kur bashkëshortë punonin në sistemin e drejtësisë si gjyqtarë apo prokurorë. Por, në çdo rast, institucionet që kishin kompetenca vendimmarrëse për karrierën e magjistratëve para Reformës në Drejtësi, si Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm, janë kujdesur që, në rastet e bashkëshortëve,  të mos i emëronin në të njëjtin rreth gjyqësor dhe, aq më tepër, kanë shmangur tërësisht krijimin e situatave epror-vartës mes tyre.

Ndërkohë, rasti i ekspertit të ONM-së, John Leonard, i cili, së bashku me kolegët e tij, u ngarkuan që të jepnin përvojën kundër “korporatizmit në drejtësi”, duket se ka ndjekur parimin “bëj si them unë dhe mos bëj si bëj unë!”.

Ka nga ata që mund të besojnë se, edhe nëse është i vërtetë konflikti i interesit mes  John Leonardos dhe bashkëshortes së tij, kjo nuk do të përbënte aspak problem, pasi drejtësia në SHBA, përfshirë Prokurorinë, është tërësisht e pavarur.

John Leonardo e jep vetë përgjigjen për “ndikimin politik” në Prokurori, pra për cënimin e pavarësisë. Në intervistën e tij, ai thotë se, kur në fillimet e karrierës së tij konkuroi për gjyqtar, u përball me shumë pengesa, pasi guvernatori i Arizonës së asaj kohe ishte republican, ndërsa vetë John Leonard ishte demokrat.

Në foto: John Leonardo, në kohën kur u emërua Prokuror i Përgjithshëm i Shtetit Arizona

Po ashtu, John Leonard ia di për nder presidentit demokrat, Barak Obama, për emërimin e tij si Prokuror i Përgjithshëm i Shtetit të Arizonas në vitin 2011. Ndërkohë, ai u detyra të japë dorëheqjen në fillim të vitit 2017, pasi republikani Donald Trump mori mandatin e tij të parë si President i Republikës.

Legjislacioni i Shteteve të Bashkuara e parashikon Prokurorinë si pjesë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Ministrisë së Drejtësisë).

Kjo do të thotë që prokurorët e shteteve të veçanta duket se duhet të jenë të lidhur me partinë qeverisëse për të marrë pozicionin e lartë. John Leonardo e pranon vetë se ka qenë i lidhur me administratën e Obamas. Ndaj, përsa kohë ka pasur mbështetje politike, duket se askush nuk ka kryer verifikim për ndonjë “konflikt interesi” të mundshëm mes tij dhe bashkëshortes.

Etiketa: John LeonardMartha DurkinonmProkurorereforma ne drejtesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetingu duan pension! Deri tani kanë përfituar 150 mln lekë

20:00 : 22/06/2025
AKTUALITET

Raporti vjetor i KLP/ “Gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

19:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu merrnin nga 300 mijë euro për emërimet e gjyqtarëve

13:40 : 12/06/2025
AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Marsida Frashëri

18:19 : 10/06/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurores Elona Alvora

18:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
Para

Me libër në dorë/ Kush e vizitoi sot Erion Veliajn në bllokun e sigurisë

TË GJITHA

Do të ishte hap i madh në karrierë, klubi i njohur turk kërkon ish-portierin e Tiranës

17:26 : 23/06/2025

Sulm ajror në Kiev: dhjetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga dronët dhe raketat ruse

17:16 : 23/06/2025

Rojet e Ahmet Çalikut rrahin për vdekje punëtorin që kërkonte rrogën

17:09 : 23/06/2025

Shefi i NATO-s, Rutte: Sulmet amerikane ndaj Iranit nuk shkelën të drejtën ndërkombëtare

17:08 : 23/06/2025

Vlorë/ Goditi qëllimisht disa herë makinën, Policia: Prangoset autori, rrezikoi jetën e shoferit të Fiat-it

16:59 : 23/06/2025

E ardhmja e Muçit, Besiktas në pritje të ofertave për sulmuesin

16:55 : 23/06/2025

Tendera dhe falsifikime/ GJKKO jep dënimet për 4 ish zyrtarët e bashkisë Kurbin (EMRAT)

16:43 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com