• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Shkurtimet e punonjësve, DW: Vende pune për besnikët e Donald Trump?

09:13 : 10/02/2025
në BOTA
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump stands in front of a U.S. flag while listening to U.S. first lady Melania Trump give a speech to U.S. troops at the Naval Air Station Sigonella before returning to Washington D.C. at Sigonella Air Force Base in Sigonella, Sicily, Italy, May 27, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump stands in front of a U.S. flag while listening to U.S. first lady Melania Trump give a speech to U.S. troops at the Naval Air Station Sigonella before returning to Washington D.C. at Sigonella Air Force Base in Sigonella, Sicily, Italy, May 27, 2017. REUTERS/Jonathan Ernst/File Photo

Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të zvogëlojë aparatin qeveritar. Shumë punonjësve me sa duket po u bëhet presion. Një gjykatë ka ndërkohë ka reaguar. Si fishekzjarre hedhur njëri pas tjetrit, kështu filloi të nënshkruajë dekretet presidenti i sapo ardhur në detyrë, Donald Trumpnjëkohësisht ai kërkon edhe shpejtësi në zbatimin e tyre. Por pikërisht këtu Trump po has në rezistencë.

Një gjykatës federal në Boston, Massachusetts, së paku e ka bllokuar përpjekjen për të detyruar rreth dy milionë punonjës të qeverisë të japin dorëheqjen vullnetarisht. Punonjësit e ministrive dhe autoriteteve në fakt duhej të vendosnin deri në mesnatën e së premtes (07.2.) me orën lokale, në orën 06:00 , nëse do të largoheshin me efekt të menjëhershëm nga puna, e do të paguheshin më tej deri në shtator – apo nëse do donin të rrezikonin të pushoheshin nga puna në muajt e ardhshëm. Gjykata Federale të paktën tani e ka zgjatur afatin dhe ka caktuar një seancë tjetër për të hënën (10.02.).

Presion përmes E-maileve dhe përpjekje për frikësim

“Kjo është një fitore për të gjithë punonjësit federalë,” i tha CNN, Rob Shriver, i cili drejtoi Zyrën e Mbikqyrjes së Agjencisë dhe Shpenzimeve Qeveritare nën paraardhësin e Trump, Joe Biden. Presioni për të lënë dorëheqjen është rritur ditët e fundit nga emailet shtesë dhe përpjekjet e tjera për frikësimin e punonjësve. Madje edhe punonjës të Policisë Federale FBI dhe agjencisë së inteligjencës së huaj, CIA morën gjithashtu emaile përkatës.

“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar ndonjëherë diçka të tillë më parë,” tha Otis Johnson i Shoqatës Amerikane të Punonjësve Publikë në radion NPR. “Ata vijnë dhe shkatërrojnë jetën e punonjësve federalë që kanë bërë punën e tyre për shumë vite,” kritikoi Johnson.

Lexo edhe:

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

Përpjekja për të hequr qafe qindra mijëra punonjës të qeverisë për një kohë të gjatë, për të zvogëluar madhësinë e aparatit shtetëror dhe ndoshta për të mbushur pozicionet e liruara me njerëz të rinj besnikë ndaj Trumpit, korrespondon saktësisht me skenarin që Instituti Heritage Foundation kishte hartuar në të ashtuquajturin Projekti 2025, sipas Shriver. The Heritage Foundation në SHBA ka krijuar një dosje me dhjetëra mijëra aplikantë, që duket se presin të marrin vendet e lira në aparatin qeveritar, thotë ajo.

Elon Musk zbaton planet e Trump

Pas pushimeve nga puna dhe shkurtimit të shpenzimeve fshihet Elon Musk, i cili drejton “Autoritetin për Eficencën e Qeverisë” të sapokrijuar, shkurt DOGE. Musk me sa duket po dërgon kryesisht ish-punonjës 18-25-vjeçarë të kompanive të tij si SpaceX dhe Tesla në ministri të ndryshme. Ata thuhet se kanë pasur qasje në të dhëna veçanërisht të ndjeshme në Ministrinë e Financave.

Kongresmeni republikan Buddy Carter i shtetit të Xhorxhias e mbron këtë. “Këta njerëz kanë vetëm akses të kufizuar në informacionin personal të punonjësve dhe përfituesve. Ata vetëm mund t’i shikojnë ato, jo t’i kopjojnë ose të bëjnë shkurtime të shpenzimeve,” tha Carter në CNN. “Ajo që ata duhet të bëjnë është: të ekspozojnë aty ku nuk ka efikasitet dhe të na thonë. Dhe ne, deputetët që mbikqyrim autoritetin e DOGE, vendosim më pas se çfarë do të ndodhë më pas përmes procesit legjislativ.” Agjencitë qeveritare janë të fryra dhe joefikase, dhe ato urgjentisht duhet të riorganizohen, thotë Carter.

Kurse pushtetin e ri të Musk, Carter e mbrojti me fjalët: “Ne kemi një sipërmarrës që njeh menaxhimin e biznesit dhe një president që njeh biznesin. Qeveria duhet të drejtohet si një biznes. Kjo është pikërisht ajo që shpalli Trump dhe për të cilën amerikanët e zgjodhën atë me një shumicë të madhe.”

E megjithatë ende mbetet pyetja, nëse të gjitha metodat që përdorin Trump dhe Musk janë në përputhje me ligjin – dhe nëse gjykatat dhe Kongresi janë të gatshëm të ndjekin Trump dhe Musk në gjithçka ata bëjnë./ DW

Etiketa: Muskpushimet nga punaTrump

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
AKTUALITET

Raporti që rrëzon Ramën/ Protestat nuk u nxitën nga aktorë të huaj! Pakënaqësitë e qytetarëve legjitime

17:53 : 21/06/2026
BOTA

Çfarë tha Trump para se të nënshkruante marrëveshjen me Iranin?

20:54 : 18/06/2026
BOTA

“Pakti nuk është përfundimtar”/ Trump: Nëse Irani nuk sillet mirë, do i bombardojmë sërish

16:01 : 17/06/2026
BOTA

Negociatat me Trump/ Çfarë i lejon Teheranit marrëveshja SHBA-Iran

22:53 : 16/06/2026
BOTA

Trump: Marrëveshja e thotë qartë dhe fuqishëm se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

13:20 : 16/06/2026
Para

Problemet në KQZ, Osmani kërkon që çdo votë të numërohet saktë

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş