• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Landfilli i Bushatit “dhuratë” për mbesën e Manjës/ PD: A është pronari faktit vetë ministri?

15:16 : 08/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me publikin e skandalit të djeshëm nga emisioni “Piranjat”, ku kompanisë “Becker Albania” i është dhënë për 25 vjet menaxhimi i landfillit të Bushatit që mbledh, sistemon dhe riciklon mbetjet urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës.

Pronarë të kompanisë “Becker Albania” janë Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Kjo e fundit është mbesa e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas PD-së, “Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.”

Kryetarja e degës së PD-së në Shkodër, Eliona Shkreli në një deklaratë nga selia blu tha se Pranvera Manaj i ktheu sytë nga lnadfilli i Bushatit  me bekimin e xhaxhait të saj, Ulsi Manja, për shkak se pasi ajo u bë pjesë e kompanisë, kësaj të fundit iu zgjat afati për 25 vjet për menaxhimin e mbetjeve dhe se tarifa që bashkitë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë ton mbetje.

“Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën “Becker”?

Lexo edhe:

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

A ka pasur ndikim politik për përfshirjen si aksionare të mbesës së Manjës në këtë aferë, apo pronari faktik i landfillit të Bushatit është vetë Ministri, pasi shembulli është dhënë më parë me inceneratorin e Tiranës?” – janë dy pyetjet që demokratja shtroi nga selia blu.

DEKLARATA E KRYETARES SE PD SHKODER, ELIONA SHKRELI:

Që Edi Rama e përdor pushtetin e tij si çiflig për përfitime personale për veten dhe familjen kjo nuk është ndonjë gjë e re për Shqiptarët.

Por duket se shembullin e tij po e ndjekin me devotshmëri të pazakontë dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, që zhvasin ç’të munden dhe përdorin çdo mjet për të abuzuar me taksat e shqiptarëve për veten dhe familjarët e tyre.

Një prej tyre është dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, një personazh i famshëm në përgjimet e dosjes 184 të Dibrës teksa premtonte rritje në detyrë për manipuluesit e votavve.

Në emisionin investigativ “Piranja” të datës 7 shkurt, tregohej se si Ulsiu i Drejtësisë ka menduar të “rehatojë” mbesën e tij, Pranvera Manja, e cila e pakënaqur me rrogën që merr në Bashkinë e Tiranës ku rezulton e punësuar së bashku me bashkëshortin e saj synon ti hyjë biznesit të mbetjeve. Një skemë abuzimi mjaft me leverdi siç u provua nga skema e inceneratorëve, ku pronarë faktik rezultojnë Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Mbesa e Manjës me bekimin e xhaxhait të saj Ministër kthen sytë nga landfillli i Bushatit që menaxhon mbetjet e e bashkisë Shkodër por dhe asaj të Lezhës ku Ulsiu i drejtësisë është drejtues politik i qarkut për Rilindjen

Për menaxhimin e landfillit Këshilli i Komunës Bushat në vitin 2010 krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Po, në qershor të atij viti Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private “Becker Albania”, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.

Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj ose 35 milionë lekë të vjetra.

Në vitin 2020 pra dy vjet pasi në lojë kishte hyrë mbesa e Ulsiut, këshilli Bashkiak i vaut të Dejës vendos që të shtojë sipërfaqen e landfillit me plot 23 hektarë, ose 230 mijë metra katrorë pavarësisht se kompania vepronte në kushtet e monopolit dhe nuk merrte përsipër asnjë investim.

Nga ana tjetër, kontrata me Becker e cila duhej të përfundonte në vitin 2020, po me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Vau i Dejës e cila kontrollohej totalisht nga mazhoranca së bashku me kryetarin, vendos shtyrjen e kontratës me 25 vite të tjera, pa pasur anjë ofertë tjetër dhe pa pasur asnjë kompani në garë.

Afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë ton mbetje. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin

Në rast se shohim grafikun e të ardhurave ët Shoqërisë vërejmë se megjithëse në fillimet e saj ka pasur të ardhura të ulta deri në 43 mijë euro në vit pas hyrjes në lojë të fisit Manja, dhe pas rinovimit të kontratës të ardhurat kapin majat. Për shembull vetëm në harkun kohor 2019-2024 nga dy bashkitë në fjalë janë paguar 2 milionë euro.

E gjithë kjo mrekulli financiare vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, e cila çuditërisht koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj.

Pyetjet që ne i drejtojmë Bashkisë Vau i Dejës por dhe institucioneve të Drejtësisë që duhet të monitorohen nga Ulsi Manja janë:

Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën “Becker”.

A ka pasur ndikim politik për përfshirjen si aksionare të mbesës së Manjës në këtë aferë, apo pronari faktik i landfillit të Bushatit është vetë Ministri, pasi shembulli është dhënë më parë me inceneratorin e Tiranës?

Etiketa: BeckerbushatdhuratëlandifilliPDPranvera ManjaUlsi Manjavau i dejes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

16:07 : 31/07/2025
AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Berisha: Asnjë kallëzim penal i opozitës në SPAK nuk është bërë pa prova

13:39 : 31/07/2025
AKTUALITET

Drafti i ri i Kodit Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera keq! Ka mospërputhje në përmbajtje

08:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri penal ka dalë nga shpellat e mafies për interes të narkoshteti

13:14 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ilir Alimehmeti: PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë

19:12 : 26/07/2025
Para

Pjesë e grupit që trafikoi 8,4 ton drogë drejt vendeve të BE, arrestohet gjirokastriti

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com