• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Armëpushimi pritet të jetë tema kryesore e takimit Trump-Netanyahu

18:08 : 04/02/2025
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të jetë tema kryesore.

Takimi vjen në një fazë kyçe të armëpushimit. Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi parimet e fazës së dytë, që duhet të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve që ende po mbahen në Gazë, një përfundim të plotë të luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga ky territor.

“Nuk kam garanci që paqja do të jetë e qëndrueshme”, tha Presidenti Trump të hënën.

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Netanyahu bisedoi të hënën me të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili ishte pjesë e përpjekjeve për të siguruar marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu njoftoi përmes një deklarate se takimi ishte “pozitiv dhe miqësor” dhe se ai do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë së Izraelit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara për të “diskutuar qëndrimet e përgjithshme të Izraelit përsa i përket fazës së dytë të marrëveshjes”.

Lexo edhe:

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën me Azerbajxhanin

I dërguari Witkoff pritet të takohet me zyrtarët e Katarit dhe Egjiptit ndërkohë që tre vendet vazhdojnë të ndërmjetësojnë përfundimin e luftimeve.

Përveç armëpushimit, zoti Netanyahu tha se ai dhe Presidenti Trump do të diskutojnë mbi kundërpërgjigjen ndaj agresionit të Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet arabe.

Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.

Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë.

Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje.

Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë./ VOA

Etiketa: SHBATrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
AKTUALITET

Trump ngatërron Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën me Azerbajxhanin

15:34 : 13/09/2025
BOTA

Gruaja e Charlie Kirk fjalim emocionues: Zëri i tij do të vazhdojë të dëgjohet

09:36 : 13/09/2025
RAJONI

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

09:20 : 13/09/2025
BOTA

Ukraina zgjeron industrinë e armëve: Aleancë e re me Gjermaninë dhe SHBA-në

08:19 : 13/09/2025
RAJONI

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

17:15 : 12/09/2025
Para

Lë në hije DeepSeek-un e Kinës, OpenAl prezanton modelin o3-mini!

TË GJITHA

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com