• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë shkel ligjin dhe zapton bregdetin në Shëngjin

11:39 : 02/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka akuzuar Kryetarin e këshillit të Qarkut Lezhë, Agron Ivani, se po jep leje ndërtimi për godina shumëkatëshë, duke zaptuar çdo pjesë të bregdetit, në shkelje të hapur të ligjit.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli denoncoi nga selia blu se Këshilli i Qarkut po merr atribute që nuk i takojnë si institucion, ndërsa referuar dokumenteve të bëra publike nga PD, pasi përfundon ndërtimi me dokumente tërësisht antiligjore, objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.

“Kryetari i këshillit të Qarkut Lezhë Agron Ivani, me anë të vendimit të tij nr.8, datë 19 Maj 2023 ka miratuar leje ndërtimi (shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues), sipas vendimit të KRRT-së qarku Lezhë nr.24, datë 31 Mars të vitit 2009, me objekt:

Lexo edhe:

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

“Objekt banimi dhe shërbimi 1, 8, 9, 10 kate me një kat parkim nëntokë në ishull Shëngjin Lezhë”.

Afati i kësaj leje ndërtimi është deri 31 Maj 2028.

Përveç faktit që investitori sipas kësaj lejeje është një subjekt i cili ka deklaruar një kapital 10 mijë lekë dhe ka vetëm 3 vite aktivitet tregtar aktiv, pa publikuar asnjë bilanc në QKB, përmes kësaj lejeje lëshuar nga Këshilli i Qarkut, nënshkruar nga Agron Ivani dhe specialisti i planifikimit Ferdinand Ndoj është vepruar në kundërshtim me nenet 27, 40, 59 të ligjit nr.107/2014 “Për Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Leja e ndërtimit, dt. 13. 05. 2023 e Këshillit të Qarkut Lezhë për ’Shtyrje afati dhe ndryshim subjekti ndërtues’ është e paligjshme për disa arsye:

1- Dispozitat kalimtare të Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’ (legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 1 përcakton se ”Për lejet e ndërtimit, të cilave u ka përfunduar afati i zbatimit të punimeve, përcaktuar në formularin e lejes përkatëse, përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.107/2014 “Për planifikimin dhe  zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, shtyrja e afatit mund të kryhet nga autoriteti përgjegjës, me kërkesë të zhvilluesit, me kushtin që të mos kenë kaluar më shumë se 10 vjet nga data e miratimit të lejes së ndërtimit dhe subjekti të ketë paguar paraprakisht penalitetet e parashikuara nga neni 52, i ligjit nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar.

Leja origjinale është e dt. 31. 03. 2009, pra më shumë se 10 vjet.

2- Neni 40 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’

(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 6 përcakton se ”Për punimet e filluara prej më shumë se dhjetë vjetësh dhe ende të papërfunduara, sipas projektit të miratuar, autoriteti përgjegjës për miratimin e lejes së ndërtimit përcakton mënyrën e ndërtimit të detyruar ose vendos prishjen apo konfiskimin e ndërtimit”.

Neni 59 i Ligjit Nr. 107/2014 ’Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, i ndryshuar’

(legjislacioni që rregullon sektorin), në pikën 4 përcakton se”Zgjatja e afatit të lejes dhe ndryshimi i subjektit zbatues për lejet e ndërtimit të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji kryhen sipas përcaktimeve të këtij ligji”.

Dhe neni 27 ‘Autoritetet përgjegjëse’, përcakton se “Autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e territorit janë: 1. Këshilli Kombëtar i Territorit. 2. kryetari i bashkisë.” dhe në asnjë rast Këshilli i Qarkut.

Pra, Këshilli i Qarkut ka kryer funksione që i përkasin autoriteteve të tjera të zhvillimit.”- sqaron Vangjeli.

Vangjeli deklaron se këto veprime antiligjore të Agron Ivanit nuk kryhen pa u vënë re nga institucionet e tjera ligjzbatuese por pjesë e kësaj skeme antiligjore dhe ndarjes së parave janë edhe Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria.

Ajo shton më tej se përmes një skeme të tillë pasurohen qeveritarët dhe pseudo biznesmenët e Ramës, të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje.

“Këto veprime antiligjore të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë sigurisht nuk kryhen pa u vënë re nga institucionet e tjera ligjzbatuese por pjesë e kësaj skeme antiligjore dhe ndarjes së parave janë sigurisht edhe Bashkia e Lezhës, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, policia dhe prokuroria.

Me bekimin e tyre, lejohet të shkelet ligji me të dyja këmbët, duke ndërtuar godina shumëkateshe në Shëngjin, e duke zaptuar çdo pjesë të bregdetit të Shëngjinit dhe jo vetëm.

Por nuk mbaron këtu, pasi përfundon ndërtimi me dokumente tërësisht antiligjore, objektet legalizohen dhe nisin procedurat për shitjen e apartamenteve.

Kështu pasurohen qeveritarët e Ramës, dhe pseudo biznesmenët të cilët pastrojnë paratë dhe sigurisht një pjesë e mirë e tyre vendosen në qarkullim për blerjen e votave sa herë ka zgjedhje.”– deklaron Vangjeli.

Partia Demokratike kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj leje ndërtimi dhe të tjerave të ngjashme me të duke kujtuar institucionet dhe shkelësit konkretë se kallzimi penal është gati.

Etiketa: agron ivaniGenta Vangjelileje ndertimilezhePDshengjin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026
AKTUALITET

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026
AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
Para

Superliga/ Java e 24-t luhet e ndarë në dy ditë, mësoni kur zhvillohet derbi Partizani-Tirana

TË GJITHA

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom