• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VENDIMI/ GJKKO dënon me 25 vite burg në total familjen e shoferit të Ardi Veliut

21:31 : 31/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të premte vendimin për dosjen në ngarkim të një grupi kriminale, të cilët akuzohen vidhnin objekte luksi dhe bizhuteri në Francë dhe më pas i transportonin pa doganë në Shqipëri për t’i shitur.

Mbi ta rëndonin akuzat për veprat penale kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.

Për këtë çështje të pandehur ishin marrë dhe shoferi i ish-drejtorit të Policisë Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, të cilët janë dënuar me 25 vite burgim në total, por prindërve iu është ulur dënimi nga gjykimi i shkurtuar, ndërsa vajzave iu është konvertuar në shërbim prove.

Më konkretisht, Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij Elda Idrizaj janë dënuar me nga 8 vite burgim secili, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ulet në 5 vite e 7 muaj burgim. Vajza e madhe, Egi Idrizaj është dënuar me 7 vite burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar i është ulur në 4 vite e 7 muaj burgim, por për shkak se është nëne e një fëmije 1-vjeçar, dënimi i është konvertuar në shërbim prove. Vajza tjetër, Bora Idrizaj është dënuar me 2 vite burgim, por edhe asaj i është konvertuar në shërbim prove.

Ndërkohë, Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku janë dënuar me nga 11 vite burgim secili, ku nga gjykimi i shkurtuar dënimi iu është ulur në 7 vite e 5 muaj burgim.

Lexo edhe:

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

Vendimi është marrë nga gjyqtarj Flojera Davidhi, e cila më konkretisht ka dhënë këto dënime:

Gjykata e Posaçme ka vendosur këto dënime:

  • Sokol Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)
  • Elda Idrizaj: 8 vite burg me gjykim të shkurtuar (5 vite e 7 muaj burg)
  • Agustin Mesuli: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
  • Altin Doda: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
  • Florian Baku: 11 vite burg me gjykim të shkurtuar (7 vite e 5 muaj burg)
  • Egi Idrizaj: 7 vite burg me gjykim të shkurtuar (4 vite e 7 muaj burg). Për shkak të fëmijës së mitur, është pezulluar dënimi me burg.
  • Bora Idrizaj: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.
  • Vangjush Kashari: Pafajësi.
  • Tomor Baruti: 2 vite burg, i konvertohet në shërbim prove.

HETIMI I SPAK

Të dënuarit dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë, përmes një argjendarie në Tiranë dhe nëpërmjet faqeve online.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet franceze, dyshohet se ata kanë kontrabanduar mall në vlerën e 2.8 milionë eurove.

Sipas organit të akuzës, një grup kriminal i krijuar në rajonin e Lionit-Francë në bashkëpunim me një grup kriminal nga Shqipëria, koordinonte aktivitete të ndryshme të paligjshme, dhe fitimet e realizuara i dërgonte në vendin tonë.

Nga hetimet ka rezultuar se veprimtaria kriminale e tyre kamuflohej pas aktivitetit të disa agjencive të udhëtimeve, me objekt veprimtarie në transportin e udhëtarëve dhe mallrave nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe anasjelltas.

Grupi i parë, përbëhet nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku, personat e proceduar nga autoritetet franceze të drejtësisë Sokol Briant (alias Brahimi, alias Balili), Dritan Ulqinaku, etj.

Nga hetimet e kryera nga autoritetet franceze ka rezultuar e provuar se Sokol Briant, pas grumbullimit në mënyrë të vazhdueshme të sendeve të vjedhura (nga bashkëpunëtorët e tij), si dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale në Hotel d’Alsace (i cili menaxhohej po nga Sokoli), i’a dorëzonte të pandehurve Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, të cilët punonin si shoferë në itinerarin Shqipëri-Francë-Shqipëri, dhe merrnin përsipër transportin e tyre në mënyrë të fshehtë, kundrejt fitimit nga 3%-7%.

Grupi i dytë, përbëhet nga të pandehurit Sokol, Elda, Egi Idrizaj, dhe bashkëpunëtorët e tyre të proceduar nga autoritetet franceze, të cilët kanë ushtruar veprimtarinë e paligjshme kriminale nëpërmjet transportimit të shumave monetare të padeklaruara nga Shqipëria-Francë, dhe blerjes së produkteve të luksit nga firmat më prestigjioze po në Francë. Blerje të cilat janë realizuar si me para në dorë, ashtu dhe nëpërmjet kartave bankare (të hapura në emrin e tyre si dhe të lidhjeve të tyre shoqërore).

Këto produkte janë transportuar nga të pandehurat Elda dhe Egi Idrizaj, nga të pandehurit Dejvi Skënderaj dhe Bora Idrizaj, si dhe nga kompanitë e transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, të cilat janë futur kontrabandë në Shqipëri.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se, të pandehurit Idrizaj, për interesa të aktivitetit të paligjshëm kriminal merrnin shuma të konsiderueshme monetare me përqindje (deri në 10% në muaj), nga persona të cilat nuk ishin të licencuar për të kryer një aktivitet të tillë, e më konkretisht nga të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda, Vangjush Kashara dhe Tomorr Barruti, të cilët kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”.

Drejtuesit e kompanive të transportit “Erdisa Tours”, “Altini Travel” dhe “Tani Tours”, respektivisht të pandehurit Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Dritan Ulqinaku, kanë marrë përsipër transportin e produkteve të veprës penale dhe dorëzimin e tyre të sigurt me garanci 100% në Shqipëri, duke patur mbështetjen e autoriteteve policore në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, e më konkretisht të pandehurve Gentian Aga dhe Alid Shehi, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar si krim nga neni 248 i Kodit Penal.

Bazuar edhe në aktet e administruara nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadrin e dosjes “Shkodër42”, ka rezultuar se gjatë periudhës objekt hetimi janë konstatuar mbi 300 vjedhje të kryera, dhe sendet e vjedhura (kryesisht bizhuteri prej ari, orë dore, pajisje elektronike etj),  i’a kanë rishitur subjektit Sokol Briant, në ambientet e hotelit ku punonte në Lyon-Francë, dhe disa prej këtyre produkteve të krimit, janë sekuestruar në banesat e të pandehurve.

DËSHMITË NË GJYKATË

Në seancën e kaluar të mbajtur më 23 Janar, Sokol Idrizaj, bashkëshortja e tij dhe dy vajzat e tyre i mohuan të gjitha akuzat që kishte ngritur SPAK ndaj tyre, por siç duket, gjykata nuk i ka marrë parasysh dhe i ka dënuar me burgim. Më konkretisht ata kanë deklaruar:

Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kane baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjella nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vete shteti francez qe nuk janë te vjedhura. Edhe ne kohe te Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, un jetoj ne shtëpi me çatinë me llamarina ndërkohë qe akuzohemi për fshehje te ardhurash ne vlerën e miliona lekeve.

Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qellim per disa te ardhura me shume, na është shkaterruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup te strukturuar kriminal.

Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, unë kam djalin 1 vjeç Prokuroria kërkon 10 vite burg.

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.

 

Etiketa: Agustin MesuliAltin Dodaardi veliubizhuteriBora IdrizajBurgElda IdrizajFlorian BakuFranceGJKKOgrup kriminalkontrabandeSokol Drizajspakvjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

Kërcënim për bombë në një televizion francez, ndërpritet transmetimi live

20:53 : 15/11/2025
AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
Para

Gjermania në krizë?! Rritet numri i qytetarëve të papunë gjatë janarit

TË GJITHA

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025

RENEA u nis për të kapur mat Aldo Avdylin, por u përball në derë me ministrin e Ramës

22:10 : 15/11/2025

EMRI/ Kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:59 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com