• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëmbeu dhe vrau dy persona në 1997, dënohet me 25 vite burg kreu i bandës së “Vakëfit”

17:33 : 28/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Beratit këtë të martë ka dënuar me 25 vite burgim Bynjanim Hajron, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e dy personave në vitin 1997 në Berat.

Bynjanim Hajro, u akuzua për rrëmbimin dhe vrasjen e Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ngjarje e ndodhur më datë 3 qershor 1997 në orën 10:30 në lagjen “Jani Vruho”, në Berat.

62-vjeçari i njohur edhe me nofkën  Bujo Çamiiu ekstradua më 8 gusht 2019 nga Gjermania. Ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpie pasi i kishin përfunduar afatet e paraburgimit.

Çfarë ndodhi në Berat në 3 qershor 1997?

Dy të rinj janë marrë peng nën kërcënimin e armëve më 3 qershor 1997 në Berat. Ata janë mbajtur një natë duke u keqtrajtuar në një garazh dhe të nesërmen, në mes të Beratit, trupat e tyre janë lyer me benzinë dhe u është vënë flaka teksa viktimat ishin lidhur. Viktima të krimit makabër ishin Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ndërsa 17 vjet më vonë, katër persona dërgohen në gjyq të akuzuar për ngjarjen e rëndë. Prokuroria e Beratit ka ngritur akuzë ndaj shtetasve Kudret Zhuka (i arrestuar në dhjetor 2013), Kastriot Frashëri, Byniamin Hajro dhe Gazmend Hoxha, të cilët i akuzon për ngjarjen e rëndë të vitit 1997.

Lexo edhe:

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

EMRAT/ Dy ditë sherr për pronat në Has përfundon me një të vrarë, si nisi konflikti

Sinjali i parë që solli rihetimin e ngjarjes u mor nga një efektiv policie që mësoi se familjet e disa prej autorëve të masakrës së ndodhur në Berat ishin larguar jashtë Shqipërisë nga frika e gjakmarrjes. Megjithatë, prova vendimtare që siguroi prokuroria, provë e cila zbardhi edhe krejt ngjarjen, ishte dëshmia e shtetasit Ronaldo Pema. Vëllai i njërit prej viktimave (Eduart Pemës), kishte qenë bashkë me të vrarin në momentin kur makina e autorëve ndaloi aty dhe të akuzuarit me armë në kokë e detyruan të riun të hipte në mjetin e tyre për ta çuar te vendi i keqtrajtimit. Prokuroria bën me dije se ka pasur vështirësi të mëdha në hetimin e ngjarjes, pasi viktimave me vështirësi u janë gjetur edhe varret.

VRASJA

Vrasja e dy viktimave, Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ka ndodhur më datë 3 qershor 1997 në orën 10:30 në lagjen “Jani Vruho”. Një grup personash të paidentifikuar kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasit Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja nuk ka qenë e mundur kryerja e veprimeve hetimore për shkak të vitit 1997. Hetimi për ngjarjen nisi një vit më vonë, më 1998. Pas shumë përpjekjesh, më 17 prill 2012 është vendosur rifillimi i hetimeve për shkak të deklarimeve të dhëna nga shtetasi Bledar Pema (ndryshuar emri në Ronaldo Pema). Ai ka thënë se më 2 qershor 1997, rreth orës 17:00 të pasdites ka qenë me vëllain, Eduart Pema, duke ndenjur në trotuarin e rrugës që të çon në lagjen “Vakëf”, afër spitalit “Befotrof”.

Dëshmia

Në dëshminë e dhënë vëllai i viktimës shprehet si më poshtë: “Vjen nga lagjja ‘Vakëf’ një makinë veturë e tipit ‘Benz’, ngjyrë e bardhë, me targa Berati, numrat nuk i kam të fiksuar. Makina ndaloi para këmbëve tona. Prej saj zbresin 4 persona, që arrita t’i njihja. Ishin: Byniamin Hajro, banor i lagjes ‘Kushtrim’, Kudret Zhuka, banor i lagjes ‘Kushtrim’, Kastriot Frashëri, banor i lagjes ‘Kushtrim’, aktualisht mbahet në Burgun e Kosovës në Lushnjë, dhe Gazmend Hoxha, banor i lagjes ‘Kushtrim’. Të gjithë personat, kur zbritën nga makina në duar mbanin automatikë kallash. Makinën e drejtonte Byniamin Hajro. Këta persona afrohen drejt nesh me automatikë në duar. Sa mbërrin aty Byniamin Hajro së bashku me Kudret Zhukën, i thonë Eduartit ‘futu në makinë’. Ai nuk kundërshtoi, por u fut në makinë menjëherë, u ul në sediljen mbrapa mes Gazmend Hoxhës dhe Kastriot Frashërit. Makina iku në drejtim të shtëpisë së Byniamin Hajros. Unë nuk reagova pasi në atë kohë isha vetëm 13 vjeç dhe personat ishin të armatosur. Shkova në shtëpi. Aty gjeta mamanë, Hamiten, babain, Novruzin, dy vëllezërit, Sokol dhe Haxhi Pema. U thashë se Eduartin e morën nën kërcënimin e automatikëve Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha. Familjarët u shqetësuan, por duke pasur parasysh me kë kishin të bënin, nuk bënë asnjë veprim konkret. Më pas, unë, pasi pashë se nuk po vinte vëllai, u nisa për të shkuar drejt shtëpisë së Byniamin Hajros. Ora ka qenë rreth 17:30 e datës 2 qershor 1997 dhe pashë te garazhi i Byniaminit vëllain tim Eduartin të lidhur me tel me gjemba me duar mbrapa, të shtrirë në tokë dhe që katër personat e morën dhe e qëllonin me qytë automatiku. Garazhi ishte i hapur, qepeni ishte i ngritur lart. U tregova familjarëve për atë që kisha parë. Ata u shqetësuan dhe thane që ‘nuk kemi çfarë t’u bëjmë atyre se ata të vrasin’. Policia nuk funksiononte. Të nesërmen u ngrita në orën gjashtë të mëngjesit, shkova te garazhi i Byniaminit për të parë nëse ishte vëllai aty apo jo. Dera e garazhit ishte e hapur, brenda tij pashë Bynaimin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Të shtrirë në dyshemenë e garazhit të lidhur me tela me gjemba pashë vëllain tim Eduartin dhe Arjan Avdullain. Katër personat, Bynaimin Hajro, Kudret Zhuke, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha lidhën me një tel te ganxha e rimorkimit nga mbrapa të një makine ‘Golf’ me ngjyrë si gri me targa Berati, numrat nuk i mbaj mend, dy trupat e Eduart Pemës dhe Arjan Avdullajt. Mbasi i lidhën, katër personat hipën në makinë, si shofer hipi Gazmend Hoxha, në sediljen e parë si pasagjer u ul Kastriot Frashëri, ndërsa Kudret Zhuka dhe Byniamin Hajro hipën në sediljen e pasme. Ndezën makinën dhe u nisën drejt sheshit të lagjes ‘Vakëf’, dy kufomat i tërhoqën zvarrë nëpër rrugën e lagjes që të çon në sheshin ‘Vakëf’. Unë nuk iu ndava nga mbrapa makinës që i tërhiqte zvarrë deri te sheshi. Aty makina ndaloi, zbritën prej saj Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha, të gjithë me automatikë në dorë. Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha shkuan dhe zgjidhën telin te ganxha e makinës. Mbasi i zgjidhën telin këta të dy hapën derën e bagazhit të makinës e nxorën prej saj një shishe qelqi, me sa kam të fiksuar, mund të ketë qenë njëkilëshe, dhe me lëngun që kishte ajo spërkatën dy trupat e Eduartit dhe të Arjanit. Mbas spërkatjes, Kastriot Frashëri dhe Gazmend Hoxha iu vunë flakën. Trupat morën flakë dhe në këtë moment Arjan Avdullaji u ngrit në këmbë dhe filloi t’i shante Byniamin Hajron, Kudret Zhukën, Kastriot Frashërin dhe Gazment Hoxhën. Në këtë kohë Gazmend Hoxha gjuajti me automatik me breshëri drejt Arjan Avdullajt dhe e la të vrarë në vend. Mbasi bënë këtë veprim Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frashëri dhe Gazment Hoxha u larguan. Kufomat e të dyve vazhduan të digjen. Unë në këtë kohë shkova në shtëpi dhe u thashë pjesëtarëve të familjes për ngjarjen që kishte ndodhur”.

Etiketa: BeratBynjanim Hajrodenimgjykatavrasje

Lajme të lidhura

RAJONI

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

11:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Dy ditë sherr për pronat në Has përfundon me një të vrarë, si nisi konflikti

17:24 : 07/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Maliqi: Berati madhështor, uragani i fitores nuk ndalet

09:53 : 07/05/2025
AKTUALITET

Berisha nga Berati: Të dielën, të ndalim të keqen me atdhetarinë tonë

18:48 : 06/05/2025
AKTUALITET

Këshilltari amerikan i fushatës së PD: S’kam parë asnjë që të punojë aq sa Berisha, ai ka një mision

18:34 : 06/05/2025
AKTUALITET

Gjykata caktoi “detyrim paraqitje” për të vëllanë, Nallbati: Ai s’është kapo, por kapedan

14:41 : 06/05/2025
Para

Krijuesi i OpenAI e quan “impresionues” modelin AI të DeepSeek

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com