• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

100 mijë euro, armë e drogë/ RENEA aksion në Pogradec, bastiset banesa e të kërkuarit Erjon Llapushi

10:00 : 17/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Forca të shumta policie, RENEA e FNSH kanë bastisur Pogradecin, në një operacion të nisur që orët e para të mëngjesit së 17 janarit.

Operacioni policor zhvillohet në kuadër të arrestimit të personave me rrezikshmëri të lartë të shpallur në kërkim. Burimet mediatike bëjnë me dije se janë sekuestruar 100 mijë euro, armë zjarri, armë të ftohta e drogë.

Kontrollet janë ushtruar në dhjetëra ambiente, mes tyre edhe në shtëpinë e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë, ndërsa RENA ushtroi kontrolle të imtësishme në shtëpinë e tij.

  • Pamje nga aksioni i policisë:

 

1 nga 4
- +

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg për Erjon Llapushin, një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Moment nga konflikti mes Erjon Llapushit dhe kamarierit para vrasjes

Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”. Erjon Llapushi konsiderohet nga policia një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjithashtu Erjon Llapushi ka qenë i dënuar për dy akuza të tjera, atë të “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe municionit”.

Llapushi njihet si person mjaft problematik dhe shqetësues për Policinë e Korçës dhe Pogradecit, për shkak të konflikteve dhe përplasjeve të zakonshme të tij me persona të ndryshëm.

  • Kush është Erjon Llapushi dhe ‘skeda’ e tij kriminale

RENEA bastisi sot Pogradecin në një operacion ku u rrethua edhe shtëpia e të kërkuarit Erjon Llapushi. Po cili është aktiviteti kriminal i Erjon Llapushit dhe si arriti ky personazh t’i shpëtonte ndëshkimit?

Tetor 2021 vrau kamarierin në Elbasan

Erjon Llapushi është autori i krimit makabër në një lokal në Elbasan më 2 tetor 2021. Llapushi kapi nga fyti kamarierin Gazment Kurmaku për një tavolinë, e kërcënoi me një thikë, e më pas e vrau. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Luan Dulellari nuk bëri asnjë lëvizje për të ndaluar shokun e tij apo për të mbrojtur viktimën, por u arratis. Më 17 korrik të 2024, Prokuroria e Elbasanit kërkoi 20 vite burg në total për Llapushin për veprën penale “vrasje me dashje”.

Maj 2021, arrestohet për trafik njerëzisht (lirohet)

Në 29 maj të 2021, Erjon Llapushi është arrestuar nga policia, pasi po transportonte 24 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Një vepër e tillë penale, pra ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve në këmbim të parave, dënohet deri në 3 deri në 7 vite burg. Teksa shumë persona sot janë në burg për këtë vepër penale masive vitet e fundit, Erjon Llapushi, çuditërisht ishte i lirë dhe nuk dihet se sa ditë burg ka bërë.

2019, Shtrëngim për dhënien e pasurisë (sërish i lirë)

Në vitin 2019, Erjon Llapushi, sa bashku me Saimir Frahollin, përmes presionit dhe shantazhit mundën të merrnin 17 për qind të aksioneve të një kompanie private, e cila ka si objekt transportin e udhëtarëve në linjat Pogradec-Korçë dhe Pogradec-Tiranë. Më pas, aksionet e rrëmbyera, i ia kanë shitur një personi tjetër.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka shpallur fajtor Erjon Llapushin për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim. Dhe në vitin 2020, Llapushi rezulton në burg. Nuk dihet rrethanat se si Llapushi ka rritur të dalë nga qelia për një vepër penale që dënohet deri në 8 vite burg, ndërkohë që ka vijuar akvitetin kriminal.

2008, plagosje e rëndë me dashje

Në njoftimin e policisë së majit 2021, kur Erjon Llapushi u arrestuar për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, ka një detaj. Në njoftim thuhet se Erjon Llapushi kishte kryer më parë edhe një krim tjetër, atë të plagosjes së rëndë me dashje. Plagosja e rëndë me dashje dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. 13 vite më parë, në një lokal në qytetin e Pogradecit, Llapushi ka ka plagosur Mariglen Topuzin, ndërsa qëndronte bashkë me të. Topuzi është qëlluar me armë zjarri, duke marrë një plagë në kokë dhe një plagë në gjoks poshtë zemrës. Llapushi është dënuar për këtë vepër penale. Por ky dënim është një precedent që komprometon rëndë drejtësisë, e cila ka zbutur dënimin deri edhe ‘amnistuar’ Erjon Llapushin për krimet e mëvonshme.

Armëmbajtje pa leje

Me kryerjen e veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje, Erjon Llapushi ka kryer rrjedhimisht dhe automatikisht edhe veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Mbajtja e armëve pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga pesë deri në shtatë vjet. Erjon Llapushi është dënuar edhe për këtë vepër penale, ku nga bashkimi i dënimeve, i janë lehtësuar pozitat.

1 maj 2007, tentativë për vrasje

Në CV-në kriminale të Erjon Llapushit është edhe një tentativë për vrasje, ndodhur në më 1 maj të vitit 2007. Erjon Llapushi ka tentuar të vrasë më me armë zjarri Andi Sukollarin. Pas ngjarjes, Llapushi është shpallur në kërkim, arrestuar dhe më pas dënuar. Erjon Llapushi, pas kryerjes së dënimit për tentativën e vrasjes së Andi Sukollarit, ka plagosur rëndë Mariglen Topuzin.

Lexo edhe:

Pogradec, RENEA dhe FNSH bastisje në banesa, shoqërohen 14 persona, sekuestrohen para

Etiketa: aksionierjon llapushikamarieritkriminalepogradecpoliciareaneareneaskeda

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

VIDEO nga momenti kur çahet diga e hidrocentralit të Bunecit

TË GJITHA

Biznese pa transparencë, Ministria e Kulturës fsheh të dhënat për aktivitetet tregtare brenda kalave

18:21 : 15/11/2025

“Nesër do të marr vendime të vështira”, Silvinjo para Anglisë: Fola veçmas me Brojën

18:01 : 15/11/2025

Braçe: Nuk flas me Ramën! Nuk dua të më cënojnë bindjet e mia

17:45 : 15/11/2025

Përplasje fizike mes dy prezantueseve, çfarë ndodhi mes Enxhi Nasufit dhe Neada Muçajt?

17:34 : 15/11/2025

24-vjeçarja në Lezhë në panik! Një person e përndjek me makinë dhe i publikon të dhënat në rrjete sociale

17:17 : 15/11/2025

Sfidat e azilit në vend/ Të moshuarit mes mungesës së ngrohjes dhe ushqimit

17:05 : 15/11/2025

Përballja Shqipëri-Angli/ ‘Blindohet’ Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

16:47 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com