• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump nuk përjashton pushtimin e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë

20:15 : 07/01/2025
në BOTA

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference shtypi të martën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në një konferencë me gazetarë vetëm dy javë para se të marrë mandatin e ri më 20 janar, zoti Trump la të hapur mundësinë që të përdorë ushtrinë amerikane për të siguruar kontrollin ndaj këtyre dy territoreve.

“Nuk mund të zotohem”, tha ai, i pyetur nëse do të përjashtonte përdorimin e ushtrisë. “Ndodh që do të duhet të bëjmë diçka. Kanali i Panamasë ka rëndësi jetike për vendin tonë”.

Më pas ai shtoi se “Groenlanda na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare”. Groenlanda është territor autonom i Danimarkës, një aleat tradicional i Shteteve të Bashkuara dhe njëra prej shteteve themeluese të NATO-s.

Zoti Trump po ashtu foli edhe për mundësinë që Kanadaja t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara. Ai tha se për një gjë të tillë ai nuk do të mbështetej tek forca ushtarake, por në “forcën ekonomike”.

Lexo edhe:

Trump këshillon Macron pas ‘shuplakës’ nga gruaja: Sigurohuni që dera është e mbyllur

Rusia sulmon Harkivin, teksa rritet zemërimi i Trump ndaj Putin

Ndërkohë, djali i madh i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump po viziton Groenlandën të martën në kuadër të një vizite private, duke nxitur spekulime se administrata e re e Shteteve të Bashkuara do të synojë që ta marrë nën kontroll territorin danez, të pasur me minerale.

Transmetuesi shtetëror danez njoftoi se avioni i Donald Trump Jr. arriti në Nuuk, kryeqyteti i territorit të madh dhe të akullt, që ka 57 mijë banorë. Mediat vendase transmetuan pamje të tij duke ecur në pistën e mbuluar me borë.

Qeveria e Groenlandës tha përmes një deklarate se zoti Trump Jr. Ndodhet atje në “një vizitë private” dhe se nuk bëhet fjalë për vizitë zyrtare, duke njoftuar se përfaqësuesit e Groenlandës nuk do të takohen me të. Groenlanda është një territor autonom që është pjesë e Danimarkës.

Sekretari i Përhershme në Departamentin e Punëve të Jashtme të Groenlandës, Mininguaq Kleist i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se autoritetet ishin njoftuar se zoti Trump Jr do të qëndronte atje për katër ose pesë orë.

As delegacioni i zotit Trump Jr. e as zyrtarët qeveritarë të Groenlandës nuk kërkuan takim, sipas zotit Kleist.

Por pavarësisht kësaj, vizita ka ngjyrim politik.

Territori në Arktik, është zonë e një rëndësie strategjike për Shtetet e Bashkuara, Kinën, Rusinë dhe të tjerët.

Ishulli më i madh i botës, Groenlanda shtrihet ndërmjet oqeanit Atlantik dhe atij Arktik dhe 80 për qind e territorit të saj është e mbuluar me shtresë akulli. Aty gjendet një bazë e madhe ushtarake amerikane.

“Po dëgjoj që popullsia e Groenlandës janë ‘MAGA’ (inicialet e sloganit ‘Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhërishme’. Djali im, Don Jr dhe përfaqësues të ndryshëm do të shkojnë atje për të vizituar disa nga pjesët më të mrekullueshme” Presidenti i zgjedhur Trump shkroi në një postim në platformën e tij sociale të hënën mbrëma.

“Groenlanda është një vend i mahnitshëm dhe banorët do të përfitojnë shumë nëse dhe kur të bëhet pjesë e shtetit tonë”, shkroi zoti Trump. “Do ta mbrojmë dhe do ta ruajmë nga një botë e rrezikshme. TA BËJMË GROENLANDËN SËRISH TË MADHËRISHME!”

Kryeministri i Groenlandës Mute Egede ka bërë thirrje për pavarësi nga Danimarka, duke theksuar në fjalimin e tij të Vitit të Ri se pavarësia do të ishte një mënyrë për t’u çliruar nga e kaluara koloniale. Por Kryeministri Egede po ashtu tha se ai nuk është i interesuar që Groenlanda të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, duke këmbëngulur që ishulli nuk është në shitje.

Kryeministri danez Mette Frederiksen tha të martën se e ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda dhe i quajti Shtetet e Bashkuara aleatin më të rëndësishëm të Danimarkës.

Mbreti i Danimarkës Frederik X po rithekson të drejtat e shtetit të tij ndaj Groenlandës dhe Ishujve Faroe, një arkipelag që vetëqeveriset ndërmjet Islandës dhe Norvegjisë në pjesën veriore të Oqeanit Atlantik.

Muajin e kaluar, mbreti ndryshoi stemën e Danimarkës për të përfshirë pjesët që përfaqësojnë Groenlandën dhe Ishujt Faroe. Groenlanda përfaqësohet nga një ari i argjendtë me gjuhë të kuqe. Shpallja mbretërore theksoi se që nga viti 1194, stema mbretërore “ka simbolizuar legjitimitetin dhe sovranitetin e shtetit dhe të monarkut”.

“Të gjithë jemi të bashkuar dhe secili prej nesh është i përkushtuar ndaj Mbretërisë së Danimarkës …. deri në Groenlandë”, tha mbreti në fjalimin e tij të Vitit të Ri.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti i zgjedhur amerikan e kishte përmendur blerjen e Groenlandës, e cila fitoi të drejtën për vetëqeverisje nga Danimarka në vitin 1979. Zoti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë në gusht të vitit 2019 pasi kryeministri danez e hodhi poshtë këtë ide.

Zoti Trump e ringjalli këtë temë muajin e kaluar kur njoftoi për emërimin e ambasadorit të SHBA-ve në Danimarkë, duke shkruar: “për shkaqe të sigurisë kombëtare dhe lirisë në tërë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihen që pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

Djali i tij i madh, Don Jr, është figurë e rëndësishme në lëvizjen politike të babait të tij dhe është pjesë e ekipit të tranzicionit të presidentit, që përzgjedh pjesëtarët e administratës së ardhshme në Shtëpinë e Bardhë./ VOA

Etiketa: GroenlandaKanali i PanamaTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump këshillon Macron pas ‘shuplakës’ nga gruaja: Sigurohuni që dera është e mbyllur

21:58 : 30/05/2025
BOTA

Rusia sulmon Harkivin, teksa rritet zemërimi i Trump ndaj Putin

15:00 : 30/05/2025
BOTA

Analiza e BBC: Vendimi për tarifat e ndryshon plotësisht luftën globale tregtare

17:02 : 29/05/2025
BOTA

Elon Musk konfirmon largimin nga Shtëpia e Bardhë, pas zhgënjimit me Trump

09:18 : 29/05/2025
BOTA

Trump paralajmëron Putinin: Nëse na shfrytëzon, do të reagojmë ndryshe

19:45 : 28/05/2025
BOTA

Trump pezullon vizat studentore për të huajt

13:52 : 28/05/2025
Para

Konflikt i dhunshëm mes çiftit në Itali, gruaja vret me thikë 38-vjeçarin

TË GJITHA

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com