• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëshmia në SPAK/ Meta: Dhashë sqarime të qarta, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona

14:47 : 07/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me dëshminë e dhënë ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në lidhje me kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëra nga ish-LSI, për të cilat edhe akuzohet.

Meta thekson se ende nuk ka asnjë shkresë për thirrjen e tij në SPAK dhe se për gjithçka është informuar nga media. Ai shton më tej se ka dhënë sqarime të qarta, për të gjitha pyetjet që i janë drejtuar nga hetuesit.

Por sipas Metës, seanca ishte me pyetje reciproke, pasi hetuesit nuk i janë përgjigjur pyetjeve të bëra prej tij dhe avokatit Genc Gjokutaj, duke iu shmangur “për moskompetencë” sipas kreut të Partisë së Lirisë.

“Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër?

Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?” – shkruan Meta për dy pyetjet që iu ka drejtuar oficerëve të BKH-së që e kanë marrë në pyetje.

Lexo edhe:

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje!

Gjithashtu, Meta iu kërkon ndjesë edhe gazetarëve që nuk i është dhënë leja që ka kërkuar, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjeshe çdo pyetje të mediave.

“Falenderoj mediat që më njoftuan dje se do të thirresha sot në SPAK, pasi ende nuk kam një dokument zyrtar njoftimi për t’u paraqitur. Megjithatë, unë isha sot i gatshëm të shkoja në seancë, që në ora 10:00, siç u bë njoftimi vetëm nga mediat dhe vonesa ndodhi vetëm për shkak të SPAK. U kërkoj ndjesë gazetarëve që nuk m’u dha leja që kërkova, që edhe me pranga dhe i shoqëruar, t’u përgjigjesha çdo pyetje të tyre.

Dua t’ju siguroj se kam dhënë sqarime shumë të qarta, me sjelljen time tepër transparente, për të gjitha pyetjet që m’u drejtuan, duke sqaruar edhe njëherë në respektin tim të plotë ndaj të gjitha ligjeve shqiptare dhe amerikane për çështjen e lobimit. Por më lejoni t’ju sqaroj se ishte një seancë me pyetje reciproke, ne ju përgjigjëm të gjitha pyetjeve të tyre, ata ju shmangën “për moskompetencë” pyetjeve tona.

Pyetja jonë e parë ishte se çfarë bëhet me kallëzimin tonë të dorëzuar më 6 dhjetor në SPAK lidhur me rrëmbimin kriminal dhe banditesk.

Meqënëse ata ishin të interesuar për çështjen e lobimeve, pasi ju përgjigja të gjitha pyetjeve të tyre, si President i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare në vend, u bëra unë dy pyetje që kanë të bëjnë me interesin e lartë publik, konkretisht me çështjen e lobimeve të paligjshme.

Së pari, çfarë bëhet me hetimin e çështjes McGonigal, kryeagjentit të FBI të dënuar me burg për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve, aktualisht Kryeministër? Së dyti, çfarë bëhet me hetimin për fotografinë e paligjshme me Presidentin Obama të “Gruas së Bilalit” për të cilën një shtetas shqiptaro-amerikan ka bërë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?” – shkruan Meta.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 Tetorit të vitit të kaular, kur u arrestua dhunshëm nga Policia në mes të ditës, në hyrje të Tiranës, pranë “Casa Italia-s”. Ai ndodhet në paraburgimin e burgut “313” në Tiranë, teksa masa e sigurisë ndaj tij është konfirmuar edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Veç kontratave të konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Meta akuzohet nga SPAK dhe për çështjes “CEZ-DIA”, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Ndaj Ilir Metës rëndojnë akuzat për 3 veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Vlen të theksohet fakti se ditën e djeshme u paraqit në SPAK edhe bashkëshortje e Metës, me të cilën është në proces divorci, deputetja Monika Kryemadhi, si dhe mamaja e kësaj të fundit, Fatime Kryemadhi.

Etiketa: deshmiaIlir MetakontratalobimipyetjeSHBAspak

Lajme të lidhura

RAJONI

Osmani shpreh keqardhje për pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në

17:15 : 12/09/2025
BOTA

Vrasja e Charlie Kirk/ Trump: Autori është arrestuar, shpresoj të dënohet me vdekje!

14:59 : 12/09/2025
BOTA

SHBA pezullon dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të Kurtit

14:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025
AKTUALITET

Nesho kritikon kabinetin e Ramës: Shmang SHBA-në dhe rikthen axhendën Soros

21:30 : 11/09/2025
AKTUALITET

Ilir Meta: Futja e opozitës në Kuvend, vendim i drejtë!

20:56 : 11/09/2025
Para

Policia: Kreshnik Farruku u vetëdorëzua bashkë me të vëllain, kërkohen nga Italia (AKUZAT)

TË GJITHA

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025

Horoskopi, 13 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

23:00 : 12/09/2025

Vrasja e Kirk dhe një botë e sunduar nga dhuna

22:59 : 12/09/2025

Hyri në sallë duke qeshur, doli i paralizuar / Historia prekëse e Afrimit dhe sakrificës së djalit të tij 15-vjeçar

22:57 : 12/09/2025

Lirohet nga burgu, por nuk i kthejnë telefonat. Policia i kërkon shkresën fizike

22:48 : 12/09/2025

CNN: Moska pranon se negociatat me Ukrainën për paqe janë të ngrira

22:35 : 12/09/2025

Çmenduria e TEC-eve në Vlorë/ Kur bota paguante 118€, Shqipëria pagoi 685€ për një megavat orë energji

22:31 : 12/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com