• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VOA: Niveli i besueshmërisë së republikanëve në saktësinë e zgjedhjeve rritet pas fitores së Trumpit

19:00 : 03/01/2025
në BOTA

UASHINGTON – Shumica e republikanëve thonë se i besojnë rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2024 pas fitores së Donald Trumpit, sipas një ankete të re që pasqyron një kthesë të dukshme të votuesve republikanë që ishin shprehur skeptikë për zgjedhjet amerikane pasi presidenti i zgjedhur hodhi dyshime mbi këtë proces gjatë katër viteve të fundit.

Rreth 60 për qind e republikanëve thonë se besojnë “shumë” apo “mjaft shumë” se votat e hedhura në zgjedhjet e fundit presidenciale u numëruan saktë në tërë vendin, sipas një ankete të zhvilluar nga agjencia e lajmeve The Associated Press dhe Qendra NORC për Hulumtime të Çështjeve Publike.

Ky rezultat paraqet një rritje të dukshme në nivelin e besueshmërisë krahasuar me muajin tetor kur vetëm 20 për qind e republikanëve kishin besim në procesin e numërimit të votave. Rreth dy të tretat e republikanëve në anketën e re thonë se i besojnë numërimit të votave në shtetin e tyre, një rritje nga 40 për qind që ishte para zgjedhjeve.

Krahasuar me muajin tetor, kur vetëm pothuajse gjysma e amerikanëve shprehën besim të lartë se votat e tyre do të numëroheshin me saktësi, tani 60 për qind besojnë “shumë” apo “mjaft shumë” në saktësinë e zgjedhjeve.

Lexo edhe:

Huaja 302 mln $ “mollë sherri” në Kuvend/ Korreshi: 140 deputetë si në radhë të vajgurit! Shoku Niko gënjeu

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

Kjo prirje ndryshon shumë nga ajo e para katër viteve, kur përkrahësit e zotit Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të rreme se votat ishin vjedhur u futën me dhunë në Kapitol më 6 janar të vitit 2021 për të penguar certifikimin e fitores së zotit Biden. Disa javë më pas, një anketë e zhvilluar nga AP dhe Qendra Norc gjeti që dy të tretat e republikanëve u shprehën se zoti Biden nuk ishte president i zgjedhur në mënyrë legjitime.

Kjo bindje mbretëroi gjatë tërë mandatit të Presidentit Biden dhe deri tek zgjedhjet e vitit të kaluar, periudhë gjatë të cilës zoti Trump vazhdoi të krijonte dyshime për saktësinë e zgjedhjeve amerikane. Ai e bëri një gjë të tillë edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, vetëm disa orë para se të bëhej e qartë se ai po i fitonte ato.

Por që nga fitorja e zotit Trump në nëntor, dyshimet e republikanëve mbi sigurinë e zgjedhjeve në të gjitha nivelet – përfshirë besimin tek zyrtarët lokalë të zgjedhjeve – janë zbehur dukshëm.

Para zgjedhjeve nuk pati shenja për parregullsi, përkundër përpjekjeve të zotit Trump për të përgatitur terrenin për të sfiduar saktësinë e numërimit të votave, nëse ai do t’i humbiste zgjedhjet, sikurse nuk pati as dilema të vërteta rreth integritetit të numërimit të votave në vitin 2020, i cili u konfirmua nga një sërë procesesh auditimi, rinumërimi dhe shqyrtimi në nivel shteti, disa prej të cilave ishin të udhëhequra nga republikanët, përfshirë Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të Presidentit Trump.

Kërcënimet ndaj zyrtarëve vendorë të zgjedhjeve shënuan rritje pas vitit 2020, që nxitën një valë dorëheqjesh të administratorëve me përvojë. Por anketa e re, ku 70 për qind e amerikanëve thonë se besojnë “shumë” ose “mjaft shumë” se zyrtarët lokalë të zgjedhjeve i kanë numëruar votat me saktësi, krahasuar me 60 për qind në tetor, mund të interpretohet si shenjë se tensionet janë zbutur.

Ky ndryshim u nxit nga qëndrimi i republikanëve, 70 për qind e të cilëve deklaruan në dhjetor se i besojnë shumë numërimit të votave nga zyrtarët lokalë, krahasuar me vetëm gjysmën që i besonin procesit në muajin tetor.

Por niveli i besimit në integritetin e zgjedhjeve shënoi rënie në mesin e votuesve demokratë. Besimi i tyre në numërimin e votave në nivel kombëtar shënoi rënie nga 70 në 60 për qind, ndonëse qëndrimi i tyre për saktësinë e numërimit të votave në nivel shteti vazhdoi të jetë i qëndrueshëm.

Megjithatë, rënia e nivelit të besimit tek demokratët nuk i afrohet shkallës së skepticizmit të shprehur nga republikanët pas humbjes së zotit Trump në vitin 2020. Kandidatja demokrate Kamala Harris e pranoi humbjen e zgjedhjeve ndaj zotit Trump në ditën e votimit dhe ndërkohë nuk ka patur ndonjë përpjekje të organizuar nga demokratët për ta parandaluar transferimin e rregullt të pushtetit të zotit Trump siç ndodhi nga disa konservatorë në vitin 2020 për ta penguar zotin Biden që të merrte mandatin presidencial./VOA

Etiketa: donald trumpSHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Huaja 302 mln $ “mollë sherri” në Kuvend/ Korreshi: 140 deputetë si në radhë të vajgurit! Shoku Niko gënjeu

12:33 : 28/07/2026
AKTUALITET

Rama “blen armë” propagandistike në SHBA

11:50 : 28/07/2026
AKTUALITET

Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret

21:14 : 27/07/2026
BOTA

Nafta bie mbi 9%, tregjet reagojnë pas uljes së tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit

18:52 : 27/07/2026
AKTUALITET

Kredia 302 mln $ dhe presioni i NATO-s/ ‘Prapaskenat’ e marrëveshjes “top sekret” me SHBA-në

17:33 : 27/07/2026
AKTUALITET

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

14:13 : 27/07/2026
Para

Mbi 2200 persona vdiqën në ujërat e Detit Mesdhe gjatë 2024 teksa tentonin të mbërrinin në Europë

TË GJITHA

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, Kristian Shkreli dëshmon në gjyqin ndaj tij

15:11 : 28/07/2026

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

15:10 : 28/07/2026

Aksident në unazën e Patosit, plagoset një grua dhe fëmijët

14:55 : 28/07/2026

SPAK kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

14:36 : 28/07/2026

Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

14:30 : 28/07/2026

Nuk ka besë edhe me Arubën apo Vuçiç, e njëkohësisht edhe me shqiptarët!

14:28 : 28/07/2026

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

14:07 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom