• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli: Berisha të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, avokati: Vendim i çuditshëm!

11:39 : 03/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK për kreun e PD-së, Sali Berisha në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi i është marrë nga gjyqtari Ergert Pëllumbi, i cili shqyrtoi ankimimin e bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.

Ndërkohë, gjyqtari i Apelit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK, por gjithashtu, ka prishur edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, e konsideroi si të “çuditshëm” vendimin e sotëm të Apelit, pasi sipas tij, askush nuk kishte bërë kërkesë që liderit demokrat t’i caktohej masa “detyrim paraqitje”.

“Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim është zgjidhja më e keq që është dhënë ndonjëherë, nuk ka zgjidhur asnjë problem, veçse ka hapur një kapitull të ri që ne sigurisht do ta ndjekim. Prokurori s’ka bërë kërkesë për masë sigurimi tjetër, ata i qëndrojnë arrestit në shtëpi. Prokurori thotë që fjalët e mia janë të drejta, thotë se zoti Berisha mund të intimidojë dëshmitarët, thotë s’kemi nisur ende gjyqin, provat formohen në gjykim, pretendime të tilla. Duhet bërë urdhri i ekzekutueshëm dhe duhet komunikuar. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Jam kurioz të di se çfarë është gatuar, do presim dhe do jemi në kontakt.

Lexo edhe:

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Me një vendimmarrje të çuditshme Apeli i GJKKO, mbi ankimin e prokurorisë në bazë të një vendimi të Shkallës së Parë për revokimin e masës për Berishën, vendosi kryesisht zëvendësimin e masës. Ne jemi të qartë se objekti i këtij gjykimi ishte kërkesa për shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë. Prokurori i qëndronte masës arrest në shtëpi, nuk kishte kërkesë tjetër.

Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se sa Gjykata Kushtetuese, dy herë që shtyn gjyqin për shkaqe objektive, që detyrim për paraqitjeje e quan kushtetues, e cila nuk i hyri kërkesës për sqarimin e kufizimit të lirisë së një deputeti. E dini këtë sagë dhe sot gjendemi para këtij vendimi, detyrimi për tu paraqitur. Vijmë sërish në krye të herës, te kjo histori”, u shpreh Gjokutaj.

Avokati shtoi më tej se nuk e di nëse Berisha do ta respektojë vendimin për t’u paraqitur dy herë në muaj në SPAK, pasi sipas tij, kjo është një vendimarrje që i takon liderit demokrat.

Sali Berisha ndodhej në izolim që prej 30 Dhjetorit të vitit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t’i caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi lideri demokrat nuk zbatoi masën e mëparshme “Detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si antikushtetuese. Pas këtij vendimi, avokatët e Berishës kishin bërë një sërë ankimimesh për t’i revokuar masën “Arrest shtëpie”, por kërkesat e tyre ishin rrëzuar si në Shkallën e Parë, po ashtu edhe në Apelin e Posaçëm.

Ndërkohë, të hënën, më 6 Janar, gjyqtarja Flojera Davidhi do të marrë vendimin nëse çështja e dosjes “Partizani” do të dërgohet ose jo për gjykim. Ajo mund të dërgojë për gjykim dosjen, mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Për çështjen në fjalë Berisha  është marrë i pandehur për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij Jamarbër  bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Etiketa: apeli gjkkoBerishaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

Apeli caktoi "detyrim paraqitje" për Berishën, avokati: Vendim i çuditshëm!

TË GJITHA

I dënuar në Itali për dhunë në familje, arrestohet në Malësi të Madhe 58-vjeçari/ EMRI

09:52 : 30/10/2025

Këto 3 shenja të horoskopit e mbyllin muajin me momente magjike dhe shumë surpriza

09:32 : 30/10/2025

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

09:22 : 30/10/2025

Aksident në aksin Lezhë–Shkodër pranë një shkolle private, një i plagosur

09:07 : 30/10/2025

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com