• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Becchetti zbrazi llogaritë”/ PD: Qeveria mbush sërish buxhetin e AlbControl, i jep e 20 mln euro të tjera

11:04 : 29/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme atë që e konsideron si papërgjegjshmërinë e qeverisë së Edi Ramës në menaxhimin e buxhetit.

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti përmes një deklarate nga selia blu tha se me aktin e miratuar pak ditë më parë, Qeveria hapi thesin për financimin e AlbControl, duke i shtuar 20 milion euro të tjera, teksa një vit më parë i kishte shtuar edhe 30 milion euro të tjera.

Sipas tij, këto para nga taksat e qytetarëve po i jepen AlbControllit për ta mbajtur në këmbë këtë institucion, të cilit biznesmeni italian Francesco Becchetti ja zbrasi llogaritë bankare me gjyqin e fituar në arbitrazh.

Po ashtu, Teliti tha se edhe AKSHIT i janë dhënë 25 milionë euro fonde shtesë për financimin e projekteve të saj të cilat sipas tij, kryesisht kanë qenë gjithmonë të veshura me petkun e mungesës së garës së hapur.

Gjithashtu, miliona euro shtesë sipas PD-së janë dhanë dhe për financimin e rrugëve të florinjta, rrugë të cilat kushtojnë disa herë më shumë se ne vendet e zhvilluara.

Lexo edhe:

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Teliti sqaroi se këto miliona euro Qeveria i gjeti duke ulur investimet në sektorin e shëndetësisë, arsim dhe shëndetësi, të cilat janë tre sektorë me mbështetjen më të ulët në rajon.

Deklarata e koordinatorit të buxhetit në PD, Dorian Teliti:

Jam këtu  për të denoncuar edhe njëherë papërgjegjshmërinë e qeverisë së Edi Ramës në menaxhimin e buxhetit të shtetit të vendit me varfërinë më të lartë dhe infrastrukturën më të dobët në rajon.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, qeveria hapi thesin për financimin e AlbControll-it pas ekzekutimit të vendimit të gjykatave ndërkombëtare që i dhanë të drejtë Becchettit. Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e qeverisë se asnjë qindarkë sdo marrë Becchetti nga paratë tona. E kundërta po ndodh, jo vetëm që Becchetti po i merr paratë kokërr më kokërr, por njësoj si dhjetor 2023 ku qeveria hapi thesin e saj dhe i dha 30 milionë euro AlbControllit, edhe me këtë akt të fundit normativ të pak ditëve më parë, janë plot 20 milionë euro të tjera nga taksat tona të cilat po i jepen AlbControllit për ta mbajtur në këmbë këtë institucion, të cilit Becchetti ja zbrasi llogaritë bankare.

Me aktin normativ të buxhetit 2024 të miratuar disa ditë më parë, institucioni që prej vitesh ka marrë statusin e ‘gropës thithëse të fondeve buxhetore’, konkretisht AKSHI, merr 25 milionë euro fonde shtesë për financimin e projekteve të saj të cilat kryesisht kanë qenë gjithmonë të veshura me petkun e mungesës së garës së hapur dhe të denoncuara me dhjetëra herë nga kjo foltore.

Me aktin normativ të pak ditëve më parë, një lum prej miliona euro u dhanë për financimin e rrugëve të florinjta, rrugë të cilat kushtojnë disa herë më shumë se ne vendet e zhvilluara. Janë lum milionash që priten të hidhen në fushatë, për të tjetërsuar edhe njëherë vullnetin e shqiptarëve.

Po ku i gjeten këto para? Ku i gjeti qeveria këto dhjetëra milionë euro për financimin e porosive dhe kontratave të tyre klienteliste?

Më lejoni t’ju informoj me disa fakte kokëforta.

Qeveria ka vendosur të ulë me pothuajse 17 milionë euro investimet në sektorin e bujqësisë, një sektor jetik për ekonominë shqiptare por që fatkeqësisht zyrtarisht i zhytur në recesion, sic raportohet edhe nga vetë Instat-i qeveritar.

Jo vetëm që nuk mbajtën premtimin elektoral të financimit të arsimit në masën 5% të PBB-së, por këto ditë qeveria uli me 12.2 milionë euro investimet në sektorin e arsimit, duke i lënë ende fëmijët tanë në shkolla me dy turne dhe studentet në auditore aspak sipas standardeve europiane.

Jo vetëm që braktisën gjithë këto vite sektorin e shëndetësisë, jo vetëm që lanë nevojtarët pa ilaçe dhe shërbimin e duhur shëndetësor, por me këtë akt normativ janë reduktuar me 4.5 milionë euro investimet në qendrat shëndetësore dhe spitale, e për më tepër janë ulur me 12 milionë euro fondet për programin e ‘përkujdesit social’.

Gjithashtu, gërshëra qeveritare është përdorur për të reduktuar edhe investimet në mjedis, art dhe kulturë, por kurrsesi kjo gërshëre nuk u përdor për të reduktuar shpenzimet operative të qeverisjes qendrore, të shpenzimeve të luksit të shfrenuar qeveritar.

Të dashur qytetarë, këto janë të vërtetat e aktit normativ, ku pas lemoshës me bonuse elektorale në të vërtetë fshihen të tjera qëllime okulte dhe klienteliste të qeverisë së Edi Ramës.

Ndaj ndryshimi është sot një domosdoshmëri. Me rikthimin e Partisë Demokratike në krye të punëve, ne angazhohemi në implementimin e një filozofie të re buxhetore, ku në qendër nuk do jenë interesat e qeveritarëve, por vetëm interesat e qytetarëve, familjes, sipërmarrjes dhe sektorëve të ekonomisë.

Etiketa: albcontrolBecchettidorian telitifondeFrancesco BecchettiPD; AKSHIqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi i bllokuar, protesta zhvendoset në sheshin Skënderbej: Rama jep dorëheqjen!

18:38 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ç’po ndodh në bulevard/ Rama ndalon marshimin e protestuesve? Gardh te Kryeministria

18:24 : 03/06/2026
Para

Guardiola: Situata që po kalojmë është kritike, por nuk do të dorëzohem

TË GJITHA

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026

“Opozitë e shitur”/ Thirrjet e protestuesve para selisë blu, Berisha: Tipa të stisur!

12:17 : 04/06/2026

“3 vjet që shmang llogaridhënien”/ Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Interpelanca nuk delegohet!

12:07 : 04/06/2026

Shpërthim me tritol në Kurbin

12:05 : 04/06/2026

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026

“Në burg je një i vdekur që ecën”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri!

11:54 : 04/06/2026

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom