• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre ngjarje të frikshme në 24 orë/ Deshton Policia e Prodës dhe shokëve të tij, Eltonit, Erjonit dhe Elidonit

21:49 : 22/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews

Teksa po bëhen rreth 3 muaj nga emërimi i Ilir Prodës në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, sërish nuk vihet re asnjë ndryshim në organizatën e uniformave blu dhe siguria në vend mbetet në pikën më të ulët të saj.

Ngjarjet e shumta kriminale nuk kanë munguar as në 24 orëshin e fundit, ku tre prej më të rëndave kanë ndodhur në Korçë, në Tiranë dhe në Vlorë.

I riu futet me dhunë brenda bankës në Korçë

Mbrëmjen e djeshme në qytetin juglindor, një person hapi me dhunë derën e një banke të nivelit të dytë në qendër të Korçës dhe u fut brenda. Pasi dëgjoi sirenat e Policisë, i riu u largua në drejtim të paditur dhe teksa kanë kaluar rreth 24 orë, ende nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Thuhet se autori ishte “live” në platformën TikTok dhe nuk dihet se cili ishte qëllimi i tij i vërtetë. Gjithsesi, në kamerat e sigurisë së bankës ai shfaqej i pamaskuar, por deri më tani Policia vendore e drejtuar nga shefi i ri Erion Ahmeti ka dështuar që minimalisht të bëjë identifikimin e tij dhe jo më për kapjen që as që nuk bëhet fjalë.

Në foto: Autori në Korçë

Efektivët e Erion Ahmetit në Korçë vendosën shiritin e verdhë tek Banka dhe vetëm kaq, pavarësisht se në njoftimin për mediat theksonin se kishin rrethuar zonën për të kapur autorin.

Lexo edhe:

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

Shpërthimi/ Tritol me dron në Tiranë

Por, teksa kishin kaluar pak më shumë se një orë nga ngjarja e Korçës, një tjetër krim u regjistrua në Tiranë. Banorët e një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në kryeqytet u tronditën nga një shpërthim i fuqishëm me tritol dhe të alarmuar telefonuan Policinë.

Por, kur efektivët shkuan në vendin e ngjarjes, derën e gjetën të mbyllur, e hapën me forcë dhe konstatuan xhamin dhe vetratat e ballkonit të dëmtuara nga shpërthimi. Për shkak të lartësisë (kati i 9-të), dyshohet se tritoli mund të jetë hedhur me dron në ballkonin e apartamentit.

Apartamenti, i cili ra pre e shpërthimit me tritol, është në pronësi të shtetasit Albert Thoma, i cili ia kishte lëshuar me qira shtetases Elena Arza. Kjo e fundit është e afërme e Bernard Sinomatit, një personazheve të njohur të krimit në Vlorë dhe burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mësuar se apartamenti frekuentohej pikërisht nga ky i fundit.

Në foto: Apartamenti ku ndodhi shpërthimi

Nuk dihet nëse ka qenë një mesazh i koduar me tritol, apo Benard Sinomati ka qenë në banesë në momentin e shpërthimit dhe është larguar më pas.

Gjithsesi, deri më tani, Policia e Tiranës e drejtuar nga Elton Alushi, nuk ka as gjurmë të qiramarrëses dhe as të Benard Sinomatit për të marrë në pyetje. Teksa pyetja që ngrihet është a mbahen personazhet e krimit nën vëzhgim nga Policia?

Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”.

Mbrëmjen e 7 Janarit, Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç. Në momentin kur u qëllua, i riu ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati. Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Gjithashtu, në Janar të vitit 2022, Bernard Sinomatit i vendosën edhe tritol në automjetin e tij të parkuar në qytetin e Vlorës. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për armëmbajtje pa leje, si dhe është i dënuar në Belgjikë.

Shpërthimi i djeshëm me tritol në Tiranë, vjen vetëm pak ditë, pas atentatit të regjistruar më 18 Dhjetor në qytetin e Vlorës ndaj 30 vjeçarit Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mbetur i plagosur rëndë. Në atë ngjarje, njësoj si në atentatin me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, deri tani Policia ka mbledhur vetëm gëzhojat dhe makinat e djegura të autorëve. Gjithsesi, nuk dihet nëse ka indicie që mund të lidhë dy ngjarjet me njëra-tjetrën.

I moshuari masakrohet për vdekje dhe grabitet në Vlorë

Por, mbrëmjet pasojnë njëra-tjetrën dhe po ashtu edhe krimet. Mbrëmjen e sotme, një i moshuar u gjet i masakruar në banesën e tij në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.

Viktima është shtetasi Bashkim Durmishi, rreth 68 vjeç, i cili u gjet gjysmë i zhveshur dhe dyshohet se është dhunuar për vdekje, pasi është grabitur fillimisht. Ai kishte dëmtime në nofull, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar me send të fortë.

Në foto: Banesa e të moshuarit Durmishi në Vlorë

Por, pavarësisht zbardhjes së këtyre detajeve, Policia e Vlorës e drejtuar nga Elidon Çela dha një tjetër version duke ngritur dyshime se po tenton të manipulojë ngjarjes. Sipas bluve të Vlorës, nga hetimet paraprake, i moshuari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të atakut kardiak.

Gjithsesi, nuk dihet se si Policia e Vlorës ka dalë me këtë version, ku një rresht më poshtë në njoftimin e saj, nuk e mohon masakrimin e të moshuarit, teksa njofton se trupi është dërguar në morg për ekspertizë mjekoligjore.

“Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.” – thuhej në njoftim.

Nisur nga detajet e mësipërme ngrihet pyetja nëse a po tenton Policia e Vlorës që të manipulojë vrasjen e të moshuarit për shkak të dështimit të saj, pasi edhe autori ka ikur në drejtim të paditur?

Krimet pasojnë njëra-tjetrën në Vlorë

E në fakt Vlora këtë muaj është përfshirë nga shumë ngjarje kriminale, ku duket se Elidon Çela në drejtimin e Policisë së qytetit bregdetar po shkon në dështim të plotë.

Fillimisht më 8 Dhjetor iu vendos tritol lokalit “The Boss” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në pronësi të familjarëve të Bledar Birçajt, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash më 10 Maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”.

Pas disa ditësh, Policia arrestoi 28-vjeçari Beqir Selamaj alias Beqir Murati si autor të vendosjes së tritolit, por Policia e Vlorës dështoi që ta kthente atë në një “të penduar” për të treguar emrat e porositësve, pasi dyshimet janë se ai është paguar nga të tjerët.

Madje pjesë e dështimit është edhe vetë kryepolici Ilir Proda, pasi referuar raportimeve mediatike, ky i fundit shkoi vetë në Vlorë për të marrë në pyetje të riun, por pa rezultat për t’i nxjerrë ndonjë emër.

Gjithsesi, Vlora nuk gjeti qetësi. Dhjetë ditë më vonë, mbrëmjen e 18 Dhjetorit iu bë atentat 30-vjeçarit Kevin Hajrulla. i afërm i të fortit të Vlorës Inez Hajrullas. Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi teksa ndodhej në automjet, duke mbetur i plagosur rëndë. Plumbat nuk kursyen as një shitës fruta-perimesh, i cili ndodhej në vendin e punës, duke e lënë të plagosur.

Ashtu siç e theksuam edhe më lart, Policia sërish dështoi, pasi edhe në këtë rast mblodhi vetëm gëzhojat, makinën e djegur të autorëve dhe kallashët brenda saj.

Në të tre qytetet ku kanë ndodhur ngarjet, tre drejtuesit e Policisë: Erion Ahmeti në Korçë, Elton Alushi në Tiranë dhe Elidon Çela në Vlorë, konsiderohen si shokë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda dhe ish-drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Ata u vendosën në poste kyçe përmes një procesi farsë, i cili u propagandua si “konkurim” dhe rezultati që po marrin është vetëm dështimi. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Etiketa: dështimiElidon celaElton Allushierion ahmetiilir prodaKorcekrimengjarjepoliciaTiranevlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025
AKTUALITET

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025
AKTUALITET

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet

20:10 : 12/05/2025
Para

Biznesi i preferuar i shqiptarëve! Gati 27 mijë bare dhe kafene në vend, kryesojnë Tirana e Vlora

TË GJITHA

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025

Vijon numërimi për diasporën, PS dominon me dyfish të votave ndaj demokratëve

11:35 : 13/05/2025

Foto/ Votuesi lë shënimin epik mbi fletën e votimit: Forca Real Madrid

11:21 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Vlorë dhe Berat, sa është diferenca e fitoreve të PS-së

11:11 : 13/05/2025

Përfshihet nga flakët një banesë, ja çfarë dyshohet

11:05 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com