• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 vjetori i SPAK, qirinjtë në prokurori e torta në qeveri

13:05 : 19/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Festë publike 5-vjetori i krijimit të SPAK. Është ditë edhe e Gjykatës, por afërmendsh aty e kemi, ndonëse pesha më e madhe e finalizimit ndodh nga vendimet e tyre. Dëgjova fjalët e vendasve e të huajve, por nuk hasa gjëkundi emrin Gjykatë, a thua se, arrestime, hetime, dënime, sekuestrime e konfiskime, të gjitha na bëhen nga Struktura e Posaçme. Ne, brohorasim për akuzën, jo për drejtësinë. Jo për procesin. Jo për përballjen me ligjin apo Kushtetutën.

Europianët dhe amerikanët, si ndihmës të këtij themelimi plot surpriza në rrugëtim, natyrisht ishin mbushur me dhurata e lëvdata për krijesën e tyre pësevjeçare. Aleksandër Kasanof, zv/ndihmës Sekretari emerikan i Shtetit, lexoi fjalën e bërë nga Ambasada, ku tha se qeveria dëgjoi qytetarët dhe se do kërkojmë zgjatje mandate, se na duhen profesionistët më të mirë, duke konsideruar sipas tij, elitën juridike, prokurorët e kësaj strukture. 20 prokurorët e Strukturës, nuk janë 20 prokurorët më të mirë të vendit. Jo. As gjykatësit e Gjykatës së Posaçme, nuk janë më të mirët e sisitemit. Jo. Madje mes tyre, ka dhe nga ata të cilët mund të arrestohen për përfshirje në qoka grupesh kriminale, madje edhe oficerë të rëndësishëm në Policinë e Shtetit, sipas përgjimeve të shumta të Sky-Enchro. Siç ka deputetë, ministra, politikanë, bashkiakë e biznesmenë dhe këtë e dinë hollë amerikanë e europianë. Madje ata kanë ndikuar të mos ndodh ndjekja penale e të kapurve të rinj të sistemit, me pretekstin se, na bie reforma.

Po në këtë fjalë, Kasanof theksoi se moszgjatja e mandatit të aktualëve, ndalon luftën e suksesshme kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Thua zëvëndësuesit e tyre do të merren te 313-ta, apo burgje të tjera. Kjo është dëshmi se, zgjedhjet dhe emërimet, janë selektive dhe jo kritere profesionale. Se reforma ishte fasoneri e sorossmëri e gjallë. Thua të njëjtët duhet të jenë aty edhe kur disa mbështetës apo përzgjedhës të tyre, të mos jenë nëpër zyra pushteti në Tiranë apo Uashington e me gjasë të përdorin bakshishet e karrierës për qokat politike dhe diplomatike. Nuk ndryshon asgjë zgjatja e mandateve dhe dërgimi në institucione të tjera, kur të përfundojnë mandatet e emërohen nëpër gjykata, siç ligji ka përcaktuar. Gjithnjë me dakordësinë e draftuesve “soros”, të cilët kthehen në minutat shtesë të pushtetit, të arnojnë Kushtetutën e bërë çorap nga vetë ata.

Po ata prokurorë e gjykatës të Krimeve të Rënda, që kanë dhënë burgime të përjetshme mafiozëve, trafikantëve e vrasësve e janë hedhur në rrugë, kush i kujton dhe mbron? Madje janë linçuar. Këtu ka harresë jo dashamirëse edhe të lektorëve në anglisht. Edhe përfaqësuesi i delegacionit të BE, Silvio Gonzato, ka vlerësuar me mjaft elozhe prokurorinë, por nuk e thotë dot publikisht, se kërkesa e tij për të mos emëruar drejtor të përgjithshëm policie drejtorin aktual, Proda, se të dhënat e tyre nuk e cilësonin zgjedhje të pastër, nuk e dëgjoi askush. Madje, as Struktura e cila dha relacion besueshmërie në emërimin e propozimit të Hoxhës për Ramën.

Lexo edhe:

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

Paanshmëria e theksuar nga Dumani, duket se nuk përputhet me brendinë e dosjeve, të cilat janë si procedime penale në këtë institucion. Erion Veliaj, Edi Rama, Taulant Balla, Belinda Balluku, Olta Xhaçka janë prova anësie të thekur me mospërballjen. Becheti dhe Tuneli i Llogarasë, 130 njëri e 50 milionë tjetri në abuzim përfitimi, bëjnë sërish, aq sa ka sekuestruar Prokuroria në këto vite nga krijimi deri sot. Tregues tjetër është edhe vendimi Gjykatës së Apelit, tashmë i formës së prerë në Itali, për një bandë të Ndranghetës, hetim i vitit 2017, ndërsa në Tiranë dosje e ardhur në vitin 2020 nga antimafia e vendit fqinj. …sepse javën e shkuar, Henrik Baçi, i pandehur i këtij procedimi, njeri i cilësuar në përgjime, si person afër Ramës e Veliajt, me tendera pa fund, u dënua me 7 vjet burg.

Dosje ku saktësohet, se kush janë investitorët e tre kullave në qendër të Tiranës, në shumën 180 milionë euro, financim Ndranghete dalin 170, sepse 10-të i kishin këta këndej nga nahia jonë, sipas përgjimeve, gjithnjë. Janë aq sa ka sekuestruar SPAK në pesë vite. Sigurisht në të gjithë raportet vendas e të huaj, sasia e parave të pastruara në Shqipëri, në këto pesë vjet, është në kufij dyshifrorë të miliarda eurove. E, shifra e sekuestruar, shkon te 2 përqindëshi, nëse shtojmë dhe atë çka kanë sekuestruar prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm. Fillim i mirë, por jo sasi e lumtur. Emrat dihen. Funksionarë, pushtetarë, zyrtarë të lidhur. Me këtë ziafet duket se qirinjtë ndizen në prokurori por torta është në qeveri..

Etiketa: collakuEdi Ramaqeveriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT
AKTUALITET

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurove të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
Para

Studentët ngrihen në protestë, ja kërkesat e tyre

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom