• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bushati: Dekoratën Dumanit ia dhanë ata që krijuan regjimin në Shqipëri

22:31 : 09/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Andi Bushati u shpreh se drejtësia në vend po shkon në dy drejtime: ose e imponuar nga SHBA, ose e ndërtuar nga sharlatanë pa legjitimitet.

Ai e lidhi këtë situatë me përvojën në Kosovë, duke përmendur prokurorin Jack Smith dhe debatet që kanë pasuar në atë kontekst.

Bushati vuri në dukje se SPAK ka humbur besimin publik dhe është shndërruar në një mekanizëm që godet opozitën. Ai kritikoi dhënien e dekoratave për figura të tilla si Dumani, duke e cilësuar këtë një lojë politike dhe një qokë të fundmandatit.

Në analizën e tij, ai vuri theksin tek ndikimi i ndërkombëtarëve, të cilët, sipas tij, kanë ndikuar për të krijuar një regjim të padrejtë. Bushati deklaroi se SPAK, pavarësisht dekoratave apo mbështetjes, mbetet një institucion pa legjitimitet për qytetarët.

“Këtu ose bëjnë drejtësi amerikanët, ose bëjnë sharlatanët. Nëse do ta bënin drejtësi amerikanët, Dvorani do të ishte ende aty. Por, mesa duket, drejtësinë këtu po e bëjnë sharlatanët, që nuk kanë lidhje me njeriun e shpallur si hero të drejtësisë nga amerikanët.

Lexo edhe:

“Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë”/ Berisha lexon mesazhin që i la: Drejtësia do e thotë një ditë fjalën

Çështja Aruba/ Dumani refuzon sërish të japë koment

Lidhur me debatin që po bëjmë, ka pasur një debat të tillë edhe në Kosovë. Madje, sot e lexova në mediat e Batonit për këtë Jack Smith.

Tani shiko: kur ky futi drejtuesit e UÇK-së në burg, një pjesë e madhe i shpallën ata heronj. Heroi i madh ai, prokuror model i Gjykatës Speciale, i dërguari i Amerikës që po fut luftëtarët në burg. Por del Trump sot dhe thotë se ai është një vrasës, një terrorist që mund t’i çojë njerëzit në litar.

Tani, këto janë dy Amerikat. Pra, të thuash që Amerika është një, e përjetshme dhe fjalë e Zotit, është pak si të jesh budalla. Unë më shumë e shoh këtë si një “qokë” fundmandati, një gjë e lobuar.

Dumanit t’i bëhet qejfi, ta marrë dhe një dekoratë në fund të vitit. Problemi është çfarë do të bëhet në Shqipëri.

Por të gjithë ata që e përdorën këtë administratë për të krijuar një regjim këtu, i dhanë dhe Dumanit një dekoratë që nuk besoj se do t’i bëjë as mirë, as keq. Kjo është më shumë për të na hedhur hi syve.

Për Dumanin, mund të kenë lobuar ata që i “gjuajtën me çizme” Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe thanë “këtë do të vëmë” duke shantazhuar një nga një njerëzit që do ta vendosnin atë. Ambasadorja amerikane e kohës ishte pjesë e kësaj.

Tani, çfarë po ndodh? Nga çfarë kemi parë atëherë, SPAK ka humbur legjitimitetin mbi të cilin u ngrit shpresa për të. Të paktën, këtë nuk po e them nga këta lobistët e Edi Ramës, por nga tre deklarata të të gjithë aleatëve të PD-së, nga Amerika deri në Evropë, që thonë se Shqipëria është shndërruar në një burg politik për opozitën.

Pra, kjo fabul e SPAK-ut sa vjen e rrënohet.

Ata që morën paratë e taksapaguesve të tyre për të thënë “ne do të bëjmë një histori suksesi,” kanë nevojë për këtë dekoratë. Po mbyllin mandatin dhe duan ta përfundojnë si një histori suksesi.

Një histori suksesi që nuk e lanë të përsëritet as në Maqedoni, as në Kosovë, sepse u thanë: “Mos bëni gabim të bëni marrëzinë e Shqipërisë, se do ta çoni vendin në katastrofë.”

Edhe me dekoratë, edhe pa dekoratë, SPAK do të jetë ky që ishte dje dhe do të jetë nesër.

Ata që kanë thënë “Dumani është heroi i fëmijëve tuaj,” tani po i japin dhe dekoratën.

Unë nuk e pranoj as si hero të drejtësisë sime, as si një njeri që e dekorojnë ata që duan ta dekorojnë“, tha Bushati per Syri tv.

Etiketa: BushatiDumani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dumani e mbyll mandatin me faqe të zezë”/ Berisha lexon mesazhin që i la: Drejtësia do e thotë një ditë fjalën

10:59 : 15/12/2025
AKTUALITET

Çështja Aruba/ Dumani refuzon sërish të japë koment

19:44 : 27/10/2025
AKTUALITET

“Vijonë hetimet për fondet e OLAF”, Dumani: Nuk njoh ndonjë çështje “Aruba”

18:46 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dumani: Dy shtete europiane kërkojnë ndarjen e pasurive të konfiskuara, duhet ndryshuar ligji

17:49 : 14/10/2025
AKTUALITET

Dekreti i Begajt/ “Shpërthen” Bushati: Vendosën ta bajgosnin, kemi futur një lopë në Presidencë

21:33 : 02/10/2025
AKTUALITET

Familja e Dumanit merr azil, SPAK i përjashton të vëllain: Do mbrohesh kur të pendohet dhe Dashnori

18:57 : 19/09/2025
Para

“Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën”, Gërvalla: Evropa të zgjohet nga iluzionet

TË GJITHA

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom