• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sorosi mori goditje fatale, por ne jemi ende në diktaturë”/ Berisha: Të pastrojmë shtëpinë!

13:30 : 08/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalimit të mbajtur në aktivitetin e Ditës së Rinisë në Qytet Studenti u ndal edhe tek situata aktuale politike.

Sipas Berishës, sot Shqipëria ndodhet në kushtet e një diktature të re, që është forma më e keqe e diktaturave, e lidhur me bandat. Lideri demokrat deklaroi se kjo diktaturë u konsolidua edhe më tej gjatë tre viteve të fundit me mbështetjen e perandorisë së George Sorosit.

Berisha tha se sot perandoria e së keqes e George Sorosit ka marrë një goditje fatale, por sërish Shqipëria është ende në një diktaturë, që sipas tij, do të rrëzohet në zgjedhjet e 11 Majit.

Lideri demokrat shtoi më tej se më 11 Maj do të pastrojnë “shtëpinë” që Zoti të hyjë sërish brenda, teksa premtoi se qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë. Ai bëri thirrje që mosbindja civile të vazhdojë.

Sali Berisha: Sot ne nderojmë këtë ngjarje të madhe në kushtet e një diktature të re, të një diktature, sado mund të çudisë, por studiuesit më të mëdhenj të diktaturave e kanë quajtur këtë lloj diktature formën më të keqë të diktaturave, mobokraci, apo diktatura e bandave, dhe kjo është e vërteta. Shqipëria sot, përjeton një diktaturë. Një diktaturë, në të cilën të gjitha pushtetet janë në dorë të një njeriu, të padrinos së shqiptarëve, të një antishqiptari që nuk njeh ligj, Kushtetutë, as moral. Një diktaturë, e cila, procesi zgjedhor, zgjedhjet i ka shndërruar në një fasadë, në një farsë. Një diktaturë, e cila ka rikthyer në Shqipëri burgjet, arrestimet politike.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

Ju, ndofta nuk keni lexuar. Por vetëm dy muaj më parë, diktatori i Tunizisë i fitoi zgjedhjet me 92%, por pasi arrestoi të tre liderët të tre partive opozitare të vendit. Dhe nuk është e rastit, sepse e krahasojnë sot regjimin e Tiranës me regjimin e Tunizisë. Një diktaturë e cila, ndërtoi  me shpejtësi dhe në pabesi të plotë ndaj shqiptarëve dhe Europës, në këtë tokë, shtetin e parë të drogës, apo narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Një diktaturë që, shpërfill ligje, Kushtetutë, vendime gjykatash. Por, miqtë e mi, kjo diktaturë e cila nisi me shndërrimin e Shqipëris në protektorat krimi, ka një moment dhe po ndalem në këtë moment, sepse ju duhet të ndiheni krenarë.

Në një moment të caktuar, mafia ndërkombëtare, me në krye Xhorxh Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, këtë monstër të vërtetë, i cili përdor miliardat e tij, për të sulmuar jo më pak se identitetin njerëzor, jo më pak se familjen, si bazë e shoqërisë për të shkonfiguruar identitetin, për të shkonfiguruar familjen, për të shkonfiguruar kombet. Pra, pasi i dha Edi Ramës Drejtësinë në xhep me reformën e tij, tani, duhet t’i jepte në dorë opozitën dhe plotësonte sundimin e tij absolut në Shqipëri. Në atë periudhë gjykuan se kishte vetëm një pengesë. Një politikan pothuaj pensionist, dhe ky ishte Sali Berisha, që kishte dhënë dorëheqjen 8 vite më parë, por që qendronte njëlloj si në diktaturën e parë, në vitet e fundit të saj, si avokat i interesit publik mbronte interesin publik, vlerat themelore të shoqërisë, vlerat e familjes, interesin kombëtar. Dhe ky ze duhej shuar, ndaj dhe e sanksionuan, me qëllimin e vetëm që, partia juaj, partia jonë të shdnërrohej në aleate të partisë së krimit, PS. Të krijohej koalicioni i gjerë. Por merita juaj e madhe është kjo, se të parët midis të parëve, ju u ngritët kundër këtij puçi, kundër këtij grushti shteti që u bë. Ju, e ndjetë të parët se këtu nuk ishte problemi i një njeriu, por këtu ishte problemi i fateve të lirisë, i sovranitetit të vendit. Këtu ishte problemi i vlerave themelore, mbi të cilat ndërtohet morali njerëzor, për të cilat PD qendron dhe do të qendrojë. Dhe, ato orë, ato ditë, ishin forumet tuaja, të cilat u rreshtuan në krahun tjetër, në krahun e qëndresës kundër puçit, pavarësisht se nga kush vinte. Pavarësisht,s e vinte nga Uashintoni, aleati, partneri më i madh. Por, miqtë e mi, e vërteta duhet të jetë ylli polar i çdo njëriu të civilizuar. Dhe sot, pas 3 vitesh, natyrisht diktatura konsolidoi pozicionin e saj në mbështetjen pa kushte të perandorisë së Xhorxh Sorosit.

Kombi i madh amerikan bëri mrekullinë e madhe të lirisë, përsëri. Me 5 nëntor, i dha përgjigjen e merituar atyre të cilët kërkonin të ndryshonin identitetin e njeriut. Atyre, të cilët në mënyrë barbare i nxisin fëmijët në një udhëtim të paimajginueshëm. I trajtonin si kavje me hormone për t’i ndryshuar gjininë, se kjo do ishte arritja e madhe, ajo që kandidonte si kandidate për presidente. Ftonte proletarët të të gjithë vendeve, bashkohuni, ndryshoni gjininë, se po erdhët si ilegalë në SHBA do paguajmë ndryshimin e gjinisë. Prindërit, do numertoheshin me emra, siç filloi në Tiranë, 1 dhe 2. Krijoheshin fermat e nëna për të lindur fëmijë të tretë, tani edhe numrin 3. Kjo ideologji çnjerëzore marksiste-leniniste mori goditjen përfundimtare më datën 5 nëntor, dhe në Shtëpinë e Bardhë rikthehen ato vlera që njerëzit e lirë në gjithë botën ndajnë njëri me tjetrin. Perandoria e së keqes e Xhorxh Sorosit ka marrë një goditje fatale.

Por ne, përsëri jemi në diktaturë, dhe kjo diktaturë njëlloj si diktatura komuniste do të rërzohet se nuk ka të ardhme, por do të rrëzohet vetëm nga ju. Kjo dorëzohet në momentin kur ju, kur studentët, kur të rinjtë të vendosin të përballen dhëmbë për dhëmbë me të. PD, kaloi një kalvar, por nuk u mposht, por qendruam të pamposhtur. Qendruam të pamposhtur për vlerat që besonim. Sot, muajin e fundit, ju keni marrë, Opozita shqiptare ka marrë, shqiptarët kanë marrë mëbshtetjen ndërkombëtare të jashtëzakonshme në tërë historinë e tyre. Në mbarë botën është denoncuar Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Shqipëria, vendi me të cilat të gjitha pushtetet janë në duart e një njeriu. Shqipëria, vendi në të cilin, shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët. Shqipëria, vendin në të cilin procesi elektoral është shndërruar në fasadë elektorale. Pra, maskat ranë. Kërkohet nga ne sulm, sulm dhe vetëm sulm. Le të ngrihemi ne, në lartësinë e idealeve të atyre që shembën diktaturën komuniste për të shembur diktaturën më të keqe që kanë njohur shqiptarët, diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së tyre.

Ju garantoj, se ky pushtim me sulmin tuaj do shkrihet si bora para diellit të nxehtë dhe ne do shkojmë në zgjedhje të 11 majit të sigurtë në fitoren, të sigurtë se do pastrojmë shtëpinë tonë që Zoti të hyjë brenda në këtë shtëpi. Shqipëria është ‘Toka e Zotit’ dhe nuk mund të dalë kurrë prej duarve të tij. Ndaj dhe, të vazhdojmë mosbindjen civile, të vazhdojmë betejën. Është radha jonë!

Garantoj çdo të ri dhe të re se, qeveria e PD në programin e saj në epiqendër do kenë të rinjtë shqiptarë, shkollimin, punësimin, rolin e tyre. Garantoj se së bashku do bëjmë gjithçka që në Shqipëri të rikthehet përsëri në shtëpinë  e shqiptarëve, atyre qindra e mijëra që kanë ikur rrugëve të botës, vetëm e vetëm të përzenë nga politikat e Çubriolloviçit të Tiranës. Asgjë nuk na pengon ne për të çliruar Shqipërinë nga kjo narkodiktaturë.

Etiketa: 11 MajidiktaturaEdi RamaSali BerishaSoros

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

Gazeta zvicerane: Diella, propagandë e qeverisë shqiptare. AKSHI nën kontrollin e plotë të Ramës

20:13 : 17/09/2025
AKTUALITET

Mandatin e mori “qyl” nga PD, por Mesilda Doda refuzon të jetë pjesë e grupit: Jam deputete e pavarur!

18:55 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zbulohen lidhjet e ministres së Shëndetësisë Evis Sala me oligarkun Klodian Allajbeu

17:10 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama zëdhënës i klanit “Soros” në Europë

14:04 : 17/09/2025
Para

VIDEO/ Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen tre të rinj

TË GJITHA

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bunga e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025

Sot Kuvendi në seancë maratonë, çfarë pritet të ndodhë

08:12 : 18/09/2025

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

07:59 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com