• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha tregon ku do të merren paratë për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik

14:45 : 07/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati Sali Berisha, i pyetur nga qytetarët në rrjetet sociale se ku do t’i gjejë paratë për rritjen e pagave, pensioneve dhe minumit jetik, tha se ato do të sigurohen pasi të ndalohen vjedhjet dhe ndërtimet në Shqipëri, që sipas tij, kanë kapur çmime tejet të larta.

Berisha tha se qeveria në pushtet, ka gjetur forma dhe mënyra nga më të ndryshmet për të vjedhur taksapaguesit shqiptarë. Dy janë sektorët kryesorë, theksoi Berisha për qytetarët ku zhvaten paratë, rrugët dhe ndërtimi.

Ai thekson se do ti garantojë këto fonde nëpërmjet transparencës pasi nuk do të ndërtohen kurrë më rrugë me çmim 10 herë më të shtrenjtë se në vendet e BE-së.

Berisha thekson se do të ketë një shpërndarje të re të të ardhurave dhe pasurive të këtij vendi.

Lexo edhe:

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

“Pyetje e drejtë. Të falënderoj për pyetjen, shumë normale është. Është premtuar jo vetëm aq, jo vetëm rroga minimale 500 euro, është premtuar vendosja e minimumit jetik, 200 euro. Është premtuar rritja e pensioneve mbi 200 euro. Është premtuar rroga mesatare 1200 euro. Janë premtuar pra një seri rritje, me ecje drejt dyfishimit të rrogave dhe pensioneve me qëllimin e palëkundur që shqiptarët të dalin përsëri si qytetarët më të paguar në rajon.

Ju siguroj se këto premtime kanë mbështetje të plotë dhe 100% financiare.

Dy janë mekanizmat me të cilat qeveria do të garantojë këto fonde. Një mekanizëm është transparenca. Nuk do të ndërtohen kurrë më, rrugë me çmim 10 herë më të shtrenjtë se në Kroaci, vend anëtar i BE-së.

Hyni në Google dhe lexoni për autostradën Bjelljosek-Manastir, autostradë 17 kilometra, 27 metra e gjerë, e ndërtuar me një shumë 27 milionë euro.

Pra rreth 1.6 milionë për kilometër. Shqiptarët e kanë të vështirë të imagjinojnë.

Çfarë po ndodh me unazën e Tiranës? Unaza e Tiranës në të cilën ne patëm përfunduar 3 lotet e para, është gjithsej 27 kilometra dhe kishin mbetur 24 kilometra. Janë ndërtuar ne 12 vitet e tyre, gjithsej 12 kilometra. Sot janë 12 kilometra për tu ndërtuar dhe këto 12 kilometra janë ndarë nga Lubi Balluku në 14 lote, 14 kontrata, për të vjedhur 14 herë. Ndërtohen me jnë çmim 16-17 milione euro për kilometër.

Për të mos thënë për të tjera që ndërtohen në fushë me 20, 20 e ca milionë euro kilometër.

Pra, i dashur me një buxhet siç ishte i këtij viti 8.2 miliardë euro. Në të cilin punët publike marrin 2-3 herë më shumë se shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe mbrojtja të marra së bashku.

Pra do të ndërtojmë me çmime të standardeve evropiane.

Është e vërtetë që materialet e ndërtimit, çmimi, kostoja e tyre është rritur. Por çfarë thotë inflacioni, sa është rritur kostoja e materialeve të ndërtimit nga viti 2013 gjer në vitin 2024. Është rritur 28%.

Ndërsa këta, ndërtojnë me çmime disa herë më të larta se sa në vitin 2013. Ndërtojnë 10 herë më shtrenjtë se sa në Kroaci në vitin 2021. Autostrada për të cilën fola është e vitit 2021.

Pra ne këtu kemi rezerva shumë të mëdha, edhe për të ndërtuar pa ndërprerë, se nuk ndërpresim, Shqipëria do të ndërtohet, por edhe për të investuar tek njeriu, për të bërë një shpërndarje të ndershme të të ardhurave.

Ku është burimi i dytë.

Unë dua të ju rrëfej qytetarëve, se çfarë ndodh me taksat e tyre.

Makineria burokratike e pamëshirë, kur përgatit buxhetin e copëton atë në 7-8 mijë zëra. Po hysh dhe ta studiosh, vëren se arrin copëtimi gjer në para xhepi, për një banjo, suva, derë, këto e ato e të gjitha me radhë. Kjo merr fund.

Vinte buxheti gjatë kohës që ishim në qeveri, buxheti kthehej dhe u kërkohej që nga 6-7 mijë që përgatiste makineria të përfundonin në 7-800 e asnjë më shumë.

Ju dëgjuat se si, 3 mln euro kërkon  presidenti për rikonstruksionin e presidencës, madje shkoi deri atje sa i kërkoi Erdoganit para për pallat presidencial, se e ka sulltani atje ta kem dhe unë këtu, një pallat të ri presidenciale. Po të shohësh, e kanë bërë, e kanë ndarë buxhetin se si ta vjedhin.

Katër agjenci vetëm për mashtrimin e qytetarëve, me 170 punonjës. Këto marrin fund. Nuk mund të ketë më të tillë. Nuk do të ketë më shpenzime operative, hajt të vjedhim, kush vjedh më shumë. Jo absolutisht.

Këta vjedhin me borde në mënyrën më të paimagjinueshme. Sot ka zyrtarë anëtar të 20-30 bordeve, ku në secilin prej tyre merr jo më pak se 300-400 mijë lekë. Marrin fund këto. Marrin fund këto vjedhje.

Unë ju garantoj se ato premtime, do të pasohen në një ndarje tjetër edhe të pasurive natyre.

Nuk mund të paguajë kurrë pensionisti me të njëjtin çmim energjinë, siç e paguan rrogëlarti. Ai merr 180 apo 200 euro dhe do të paguajë energjinë aq sa merr Rama, 5 mijë euro apo Dumani 7 mijë euro për të bërë gjahun e opozitës. Marrin fund këto. Do të ketë një shpërndarje të re. Të padiskutueshme të të ardhurave dhe pasurive të këtij vendi.”– tha Berisha.

Etiketa: Edi RamaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
Para

Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, burgim të përjetshëm për 22-vjeçarin shqiptar

TË GJITHA

“Berliner Zeitung”: Dua Lipa kundër qeverisë shqiptare! Qytetarët fituan mbështetësen më të shquar

08:36 : 15/07/2026

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar (neto) nga Shqipëria gjatë 35 viteve

08:24 : 15/07/2026

Këmbimi valutor 15 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 15/07/2026

Sot ditë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 38 gradë

08:09 : 15/07/2026

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş