• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ajo që SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

16:34 : 04/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të  “goditjes spektakolare”, që SPAK ndërmori ndaj  bandës së Suel Çelës në Elbasan, vërehet me lehtësi një anomali.

Shumica e titujve i dedikohen “korruptimit” të gazetarëve Artan Hoxha e Elton Qyno, mënyrës se si ata “prodhonin lajme për llogari të bandave”, në këmbim të parave që merrnin prej tyre. Për të shkuar edhe më tej, një tjetër tymnajë u ngrit me të madhe edhe rreth vrasjes së mundshme të Saimirit të Stopit.

Po të lexoje pështjellimin që krijuan këto “zbulime” ngjante sikur “spin doctors-at” e SPAK e kishin arritur qëllimin. Duke pompuar emrat e gazetarëve ata e patën përllogaritur përmasën e zhurmshme që kjo ngjarje do të merrte, aq sa për të lënë në heshtje çdo aspekt tjetër.

Pak, fare pak, zëra vigjilentë u kujdesën të ngrenë pyetjen: Po pse duhej të ishte prioritet i prokurorëve të posatshëm, qoftë edhe nëse ishte e vërtetë që Artan Hoxha paskësh manipuluar për llogari të një bande? Nëse kjo ka ndodhur, ajo përbën pa asnjë dyshim një  përdhosje të moralit dhe profesionit të gazetarit, si nga ai, apo qoftë edhe nga Qyno, por deri këtu. Ata as kanë vrarë njeri, as kanë nxjerë dikë në pritë, as kanë shitur vota, drogë apo armë. Mëkatet e tyre duhet të qenë në fundit në klasifikimin e shqetësimeve të prokurorëve, nëse ata nuk kishin qëllim të vërtetonin teorinë e “mediave të kazanit”.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Pra, ç’i hynte në punë SPAK-ut se Artan Hoxha kishte arritur të manipulonte emisionin e Fevziut, apo Elton Qyno lajmet e Karlo Bolinos? Mos vallë këto qenë krimet më mostruoze të bandës së Suel Çelës? Këto dilema bëhen edhe më të mëdha po të vëzhgohet përmasa që mori episodi i vrasjes në tentativë të drejtuesit të Stop. Po të lexohet dosja me vëmendje shikohet që ajo është një budallallëk me brirë. Suel Çela duket hapur që tallet me atë gjyqtaren e neveritshme që ia kërkon këtë edhe as nuk ka ndërmend të qëllojë mbi gazetarin. Edhe vetë Saimir Kodra e pohoi me modesti se ai as nuk kishte ndjerë, as nuk kishte marrë kurrë kërcënime. Pra kjo flluskë qe thjeshtë qesharake për të fituar përmasat që mori.

Po pse atëherë i’u dha kaq hapsirë në dosje këtyre emrave që dihej se do të shkaktonin rokopujë dhe pse rripat e transesionit të prokurorëve në media e shumfishuan atë?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve gjendet po të lexohen me vëmendje në 262 faqet e dokumentit që “rodhi” drejtpërdrejt nga zyrat e SPAK.

Aty flitet për shembull për një biznesmen të quajtur Bujar, ose Marsel Shega që është i lidhur ngushtë me bandën e Suel Çelës. Por, po të shihet aktiviteti i tij, ai është favorizuar në marrjen e shumë tenderave shtetërore dhe punëve publike. Kompanitë e tij Viola Green dhe Wonder Green kanë përfituar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, në Elbasan, Berat, Peqin, Kuçovë duke u bërë kështu kanali përmes të cilit banda e Elbasanit ushqehej me të ardhura publike.

Në dosje shihet gjithashtu se dy nga të arrestuarit si pjestarë të bandës, kanë arritur të katapultojnë mortën e tyre, direkt e në paradhomën e Edi Ramës.

Adelajda Roka mban prej një viti detyrën e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, nga kalojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Në kontrollin e banesës që i’u bë njërit prej vëllezërve, thuhet se u gjetën edhe plane biznesi që kalonin nga Rama dhe e motra, duke krijuar një lidhje të drejpërdrejtë midis kriminalitetit dhe një sektori fitimprurës të rregulluar drejtpërdrejt nga kryeministri.

Panorama merr formë të plotë po të kujtojmë se njëri nga këta vëllezër, dhe disa nga shokët e tij të armëve, ishin ata që u akuzuan se  masakruan Lulzim Bashën dhe përkrahësit e tij,në mes të Elbasanit në incidentin e famshëm të ditës së verës, në 2021-shin. Ishin po të njëjtët që emri u ka dalë në blerjen e votave, marrjen e kartave të identitetit dhe mbylljen e zyrave të LSI-së gjatë fushatës së fundit elektorale.

Pra, le ta përmbledhim pak. Banda kriminale e Elbasanit, jo vetëm terrorrizonte në paprekshmëri të plotë qytetin, jo vetëm korruptonte policë e gjyqtarë, por partia në pushtet kujdesej ta furnizonte dhe me para publike. Ajo merrte tendera dhe filtronte lejet e ndërtimit që nënshkruan me dorën e tij kryeministri. Përse i merrte këto favore? Për arsyen e thjeshtë se ishte aktive në manipulimin e zgjedhjeve. Ilustrim më të mirë sesa i bën kjo dosje devizës së Ramës: “vjedhin Shqipërinë për të vjedhur vota dhe vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë”, nuk ka se si të ketë.

Pikërisht për këtë arsye, për të fshehur këtë të vërtetë të thjeshtë duhej shpikur një zhurmë e madhe. Prandaj turmave i’u hodhën pa mëshirë emrat Artan Hoxhës dhe Elton Qynos si një brum i mirë për të ushqyer nofullat e pamëshirshme të mekanizmit mediatik. Natyrisht, mëkatet e supozuara të këtyre dy gazetarëve, që nuk e di a duhen më të quhen të tillë, nuk janë të vogla, por ato janë krejt të papërfillshme në rapport me krimin real që gjendet në atë dosje. Pikërisht për këtë të parët u përdorën për të mbrojtur të dytin. Dhe për këtë SPAK realisht duhet përgëzuar, pasi ka përqafuar më së miri filozofinë që mbretëron në Shqipëri së paku prej një dekade, për të arritur me anë të komunikimit, atë që nuk bën dot me punë.

/Lapsi.al

Etiketa: Adelajda RokaAndi BushatidosjenElbasanitfshehgazetaretpolitikaspaksuel cela

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

22:21 : 02/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
Para

Stresi sfidon policinë, lëviz me shpejtësi dhe kundravajtje me një makinë luksoze

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom