• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rënia në dembelizëm, do të ishte vrastare…”, Salianji reagon nga qelia pas lirimit të Berishës

13:38 : 30/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ervin Salianji ka reaguar nga qelia pak ditë pasi GJKKO vendosi revokimin e masës së “arrest shtëpie” për kryetarin e PD, Sali Berishën.

Salianji shprehet se Berisha nuk u lirua, por u çlirua duke shtuar se u izolua padrejtësisht për pothuajse 1 vit.

“Demokratet kane pare se si rënia në dembelizëm dhe komoditet, me idenë se tani këto punë i di Sali Berisha, eshte një fatalitet që ka patur jo pak kosto në të shkuarën. Kjo do të ishte vrastare nëse ndodh sërish”, tha ish-deputeti.

Ai shtoi se “do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit”.

Lexo edhe:

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

Reagimi i plotë i Salianjit:

Letër nga qelia nr. 6

Sali Berisha është i lirë!

Çliruese e energjizuese për demokratët✌️

Jam i bindur qeë edhe më i fundit shqiptar politik, dhe më racionali shqiptar apolitik, e dinë që çlirimi i Berishës është fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve.

Berishën nuk e liruan, e izoluan padrejtësisht për thuajse 1 vit, dëgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi në burg se qenka lirim, në fakt është imponimi e më pas çlirimi. Nuk mund të lexohet çlirimi i Sali Berishës pa betjat e përditshme që zhvilluan demokratët, pa mbështetjen ndërkombëtare e rezolutave të PPE e IDC.

Nuk e liruan por u çlirua sepse i kishin ata duart e lidhura te vazhdonin burgun politik, pika e vlimit erdhi, mungesa e zgjedhjeve të lira, do të çmontoheshin që në nisje nëse kryetari i opozitës mbahej i izloluar, e hetimet do te binin nëse dhe pas mbylljes se hetimit do mbahej nën arrest pa arsye!

Ndaj kushdo e përmend lirimin më mirë të zgjedh çlirimin si më i duhuri term!

Ishte çlirim i ardhur nga durimi e strategjia për të parë larg situatën.

Sali Berisha strategjikisht pa larg, e ndonëse tha mbajta 330 fjalime, në fakt kalkuloi qindra veprime të një reaksioni zinxhir që e çliroi vetë.

Demokratët, mundet e duhet ta kuptojnë këtë përtej manipulimeve që i bën kundershtari per mareveshje e dakordësi të fshehta. Demokratet me shume se te tjeret kane dhjetra vite qe e dine se marreveshjet e fshehta jane shkaterrime te ngadalta, dhe nuhatja e tyre eshte beteja.

Demokratet e dine qe euforia per Berishen nuk duhet te jete peshe e metejshme ndaj tij.

Demokratet po ashtu kane pare se si  rënia në dembelizëm dhe komoditet, me idenë se tani këto punë i di Sali Berisha, eshte një fatalitet që ka patur jo pak kosto në të shkuarën. Kjo do të ishte vrastare nëse ndodh sërish.

Rikthimi në zyrë, fizikisht dhe full-time në detyrë i Sali Berishës kërkon krejt të kundërtën. Shtim të aktivitetit, shtim të kontakteve, dhe çdo orë të ditës në takim, në komunikim me njerëzit. Jemi  vetëm 5 muaj nga dita e  zgjedhjeve. Me aq sa arrij të informohem nga burgu, vijojne mbledhjet me  strukturat, e kjo serish eshte vetem nje faze e parë dhe e pamjaftueshme.

Çlirimi i Berishes eshte clirimi i energjive jashte fushatës brenda Partisë Demokratike. Kjo duhet te çliroje po aq forcen vepruese per te sinergjuar me te gjithe, e mbi te gjitha tani atyre qe jane jashtë radhëve tona.

S’ka fare nevojë për ta theksuar se sa jetike janë këto zgjedhje për demokratët, për qytetarët dhe për vendin. Në këto kushte, nëse nuk e bëjmë dot ditën 25 orë, të paktën ato që kemi në dispozicion, duhen shfrytëzuar për të arritur tek çdokush, sado larg të jetë ai, sado i paangazhuar apo skeptik, apo me pasionin e zbehur për politikën.

Koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë më të shumtë se sa ne.

Do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit.

Etiketa: Ervin SalianjiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha takon deputetin britanik: Shqipëria e kërcënuar nga narko-shteti i Edi Ramës

19:10 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Foltore parlamentare”/ Berisha: Të hënën hapim Kuvendin para Kryeministrisë

13:24 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Ishte delinkuente”, Bufi e pandehur nga SPAK, Berisha: Shoferi i saj merrej me drogë

13:17 : 15/11/2025
AKTUALITET

“E keqja më e madhe e vendit”, Berisha i përgjigjet Ramës: E mira për të është droga

12:50 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mungesa e ilaçeve në spitale, Berisha-Ramës: Makabritet! Shpenzove mln € për lukse

12:44 : 15/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon denoncimin: Luftar Hysa bashkëpronar me Dritan Rexhepin te “Queens Casino

20:25 : 14/11/2025
Para

Reshje të dendura dëbore në Tropojë e Kukës, disa fshatra pa energji elektrike

TË GJITHA

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025

Pazar masiv droge/ Kapet në Itali shqiptari, koka e grupit të “Trëndafilit të egër” (FOTO – EMRI)

12:55 : 16/11/2025

“Ka futur në ngërç GjK”/ Bardhi: Bajram Begaj ka marrë peng betimin e gjyqtarit Asim Vokshi

12:45 : 16/11/2025

Ligji për barazinë gjinore/ “Çahet uniteti i çeliktë rilindist”

12:28 : 16/11/2025

EMRI/ Eksadohet nga Italia në Shqipëria 31 vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet

12:09 : 16/11/2025

Pije freskuese kontrabandë në Shkodër, arrestohet shoferi, procedohen dy doganierë

12:02 : 16/11/2025

DINAMIKA e shpërthimit me tritol në Kamëz! Lidhja e ‘të fortëve’ me Vis Martinajn (EMRAT)

11:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com