• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Arrestohet Bujar Shega, përfitues i tenderave në Elbasan dhe Peqin

17:28 : 25/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Bujar Shega një person që deri dje ka qenë i njohur për bizneset fitimprurëse me tenderat e Bashkisë së Elbasanit është arrestuar në Milano si pjesë e grupeve kriminale që vepronin në Elbasan dhe në Peqin. Shega është arrestuar me urdhër të SPAK, si një nga personazhet e dosjes që zbardh lidhjet e Suel Çelës në gjykatat, prokurorinë dhe policinë e Elbasanit.

Disa muaj më parë, Ina Media në një investigim ku përmendet Bujar Shega shkruan se ai kishte kërcënuar administratorin e Universitetit Aleksandër Xhuvani për një tender me vlerë mbi 700 milion lekë për rikonstruksionin e një godine. Më poshtë një pjesë nga shkrimi i INA MEDIA ku përmender Bujar ose Marsel Shega.

“Burime të besueshme të Shërbimit Informativ Shtetëror referojnë se E. H., është kërcënuar nga Bujar Shega, që të ndikonte për ta klasifikuar fituese kompaninë Bajrami N., sh.p.k.

Shega, që njihet ndryshe edhe si Marsel Shega, është i skeduar për lidhje me trafikun e drogës me Suel Çelën.

Lidhja e Bujar Shegës me biznesmenin Bajrami provohet edhe nga udhëtimet e tyre së bashku. Rasti më i fundit, i investiguar nga INA Media, tregohet në sistemin TIMS, ku Bujar Shega ka udhëtuar së bashku me Nazif Bajramin në datën 19 shkurt 2024, ora 12:04, me një makinë Benz (Ac 1… VG), duke dalë nga Shqipëria përmes Qafë-Thanës dhe duke u kthyer së bashku brenda së njëjtës ditë.

Lexo edhe:

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

I kontaktuar nga INA Media, E. H. nuk iu përgjigj pyetjeve të redaksisë nga kush është kërcënuar. Edhe biznesmeni Bajrami nuk iu përgjigj pyetjeve, nëse kishte probleme me drejtësinë dhe çfarë lidhjesh kishte me Bujar Shegën.

Ekspertët sugjerojnë se kjo është skema klasike se si grupet kriminale influencojnë dhe përdorin biznese të ndryshme për të përfituar tenderë publikë.

“Në shumë raste përfaqësuesit e grupeve kriminale përdorin persona të tjerë, të paimplikuar dukshëm në krim, në drejtimin e kompanive, duke u përpjekur që të mbulojnë gjurmët e tyre”, – shpjegon Fajtona Mejdini.

Për Mejdinin fitimi i tenderëve nga grupet kriminale është oportunitet i rëndësishëm për ta.

“E para, sepse këto grupe përfitojnë të ardhura përmes tenderëve dhe e dyta, sepse këto kontrata të fituara përdoren si imazh i mirë për kompanitë e tyre dhe shërbejnë si rezultat për të pastruar paratë, që vijnë nga aktivitetet kriminale”, – shpjegon Mejdini.

“Fenomeni është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe cenon, jo vetëm financat e shtetit, por çon dhe në kontroll të zonave të caktuara nga grupe kriminale”, – përfundon ajo.

Në një dosje të Prokurorisë së Elbasanit, që INA Media disponon, Shega dyshohet se është pjesë e një hetimi të hapur për pastrim parash në vitin 2018. Përveç tij konsiderohet si pjesëtar i organizatës kriminale edhe ish-deputeti socialist, Aqif Rakipi, që ka humbur mandatin në vitin 2018 dhe është shpallur non grata nga SHBA-të.

Personi, që bëhet shkaktar për nisjen e këtij procedimi, është Emiliano Shega, kushëri i Bujar Shegës, si person i bashkëlidhur me të është edhe i vëllai, Gentian Hoxha (Shega), dhëndër i ish deputetit Rakipi.

Policia Gjyqësore thotë: “Paratë (e Emiliano Shegës) me origjinë kriminale po pastrohen në Shqipëri përmes personave të lidhur me të, ku përfshihet edhe ish-deputeti dhe e bija, bashkëshorte e Gentian Hoxhës, si dhe 14 shtetas të tjerë, shqiptarë, nga të cilët 7 me aktivitet në Britaninë e Madhe”.

Ky hetim dyshon për një rrjet trafikimi të kokainës nga Guayaquil, Ekuador, drejt Europës, i cili dyshohet se drejtohet nga Gentian Hoxha, dhëndri i ish-deputetit. Dy vjet nga nisja e hetimeve, dosja është pezulluar, me argumentin se janë dërguar letërporosi drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.

Në të njëjtën kohë që ky procedim (nr. 1440) është pezulluar nga Prokuroria e Elbasanit, OFL referoi në SPAK sekuestrim të 14 pasurive të vëllezërve Shega, Emiliano dhe Gentian, si dhe personave të bashkëlidhur. Megjithatë, SPAK pranon se është në dijeni që ka një hetim pastrimi parash nga Elbasani për të gjithë personat e lartpërmendur, por që nuk është ende në dijeni për një vendimmarrje nga Prokuroria e Elbasanit.

Kartela e Emiliano Shegës evidenton se ai ishte arrestuar në vitin 2009 në Londër dhe ishte dënuar me dhjetë vjet burg për trafikim narkotikësh. Në krye të katër viteve e katër muajve dënim, Shega u deportua nga Mbretëria e Bashkuar.

Në vendimin nr. 9, datë 18 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme, vëllai i tij, Gentian Hoxha (Shega) 45 vjeç, identifikohet në të njëjtat shkresa me rekorde kriminale jashtë Shqipërisë për trafik narkotikësh. “Shtetasi Gentian Hoxha, i cili përdor edhe emrin Martin Lila, lindur më 18 shtator 1981, është drejtues i një grupi të organizuar, kriminal, i përfshirë në importimin dhe në shpërndarjen e drogave të kontrolluara, shoqëruar me pastrim parash, me lidhje direkte me Amerikën e Jugut, me bazë në Guayaquil, Ekuador”, – informon gjykatën i njëjti oficer ndërlidhës në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, në vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Tiranë, përmendet se përfaqësuesit e Gentian Hoxhës dorëzuan një shkresë tjetër të policisë shqiptare, sipas së cilës rezulton se “nuk është i sinjalizuar në sistemin e informacionit Schengen SIS apo në regjistrin kombëtar të personave në kërkim, OPS”./ Marre nga Lapsi.al

Shkrimi i plotë i INA MEDIA mund të lexohet KETU

Etiketa: arrestimBujar Shegaelbasanpeqinspaktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Ndihma Ekonomike: Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

11:19 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
Para

Bayern "peshkon" te Dortmundi, kërkon gjermanin me vlerë 20 milionë euro

TË GJITHA

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com