• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Prapaskenat/ Drama me Ilir Beqajn në dy video të kundërta

18:08 : 14/11/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Parakalimi i ish ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj- tashmë i burgosur-, në mjediset e komisionit hetimor në shëndetësi është shoqëruar me imazhe tejet kundërthënëse, që aq sa të ngjallnin empatinë në ndonjë rast, po aq të zgjonin urrejtje në tjetrin. Për dy ditë me radhë, të martën dhe të mërkurën e kësaj jave, Beqaj u fiksua nga të gjitha mediat duke hyrë në selinë e kuvendit dhe duke dalë prej saj me pranga në duar. Me një gjest të sikletshëm, aq sa mundej për të ruajtur dinjitetin e njeriut të detyruar ti nënshtrohet një parakalimi të turpshëm para kamerave, ish ministri u mundua ti fshihte kyçet e tij të shtrënguara pas xhupit të tij të hedhur mbi to.

Pamjet qenë vërtet të rënda. A duhet cënuar deri këtu imazhi i dikujt, që ndonëse akuzohet për korrupsion, konsiderohet ende i pafajshëm? Po edhe sikur një ditë gjykata ta shpallë të tillë, a prezumon dënimi edhe depersonalizim? A është qëllimi tek denigrimi i personit, apo tek ndëshkimi i fajeve të tij të mundshme?

Të gjitha këto pyetje lindnin vetvetiu kur çdo mendje e shëndoshë e kuptonde se Beqaj nuk kidshte ndërmend t’u arratisej goxillave të policisë, mu aty, në mes të Tiranës. Pra kuptohej qartë se sfilata e tij me pranga nuk bëhej për arsye sigurie, por me qëllim turpërimin.

Dikush i komentoi këto pamje të shëmtuara si një kompensim për arrestimin e turpshëm që iu bë disa kohë më parë ish presidentit Meta. Dikush si një lloj spektakli prevers për të kënaqur turmat të cilave drejtësia nuk u jep dot as urdhëruesit e koncesioneve famëkeqe në shëndetësi, as i ndërpret dot paratë që shkojnë te klientët e Edi Ramës. Në vend të tyre mesazhi është: kënaquni me linçimin e një individi.

Kjo logjikë linçuese, që në fakt i shërben regjimit të Ramës, për kontrollin e zemërimit popullor, u pa edhe në sjelljen e opozitës. Fjalori që u përdor ndaj Beqes, e sidomos pengimi që iu bë atij për tu dëgjuar në komisionin hetimor, ishte një gafë e pafalshme nga PD-ja. Natyrisht duke dashur të bëjë një dëshmi “sui greneris”, me video dhe me Power Point. ish ministri kërkonte të tejkalonte atë që i lejonte ligji. Ai rekej ta shndëronte një komision hetimor në një platformë propagandistike. Por në dilemën mes moskryerjes së dëshmisë dhe leshimit për këtë tekë, opozita nuk duhet të kishte asnjë dilemë. PD e humbi këtë shanc. Nëse kishte fakte dhe pyetje asgjesuese për korrupsionin e ish ministrit, ajo duhet të toleronte të parën, për të arritur të dytën. Aq më tepër, që duke ditur se sa pati luftuar për ta arritur ngritjen e këtij komisioni, ajo nuk duhet të binte në provokimin e anullimit të dëshmisë. Duke zgjedhur këtë rrugë ajo bëri një atutogol. E vuri Beqen në rolin e viktimës dhe i yshti ish kolegët e tij rilindas të dilnin në sallë me parrulla: “Mos kini frikë nga fjala e lirë”.

Lexo edhe:

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

Por, në pikën kur empathia ndaj Beqes po mbërrinte në kulm, ai bëri një gafë që vetëm arroganca e një ish ministri të Ramës mund të përligjë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes ai shkaktoi një incident kur në pritje për të dëshmuar para komisiont, hyri në sallë dhe tentoi të intimidojë deputetët e opozitës. Në videon e transmetuar live nga kuvendi, Beqja shihej duke hapur derën e sallës, ku deputetët po debatonin mbi procedurën e dhënies së dëshmisë së tij, dhe i’u drejtua deputetëve të PD-së me fjalët “mbylle gojën” dhe gjeste me duar. “Vinte dhe na kërcënonte neve me “mbylle gojën”, “qepe ti”, “ta tregoj unë ty” dhe ne duhet të vazhdojmë këtu normalitetin mbasi nuk kemi siguri në Parlament” tregoi deputetja Ina Zhupa.

Këto pamje të Beqes arrogant, që gardianët e vet e lejonin të hynte i lirë në sallë, kur aty mund të futesh vetëm pasi komisioni ka bërë thirrjen për dëshmi, qenë skandaloze. Në një kuvend ku, deputetët e opozitës kontrollohen deri tek të mbathurat, sa herë që duan të futen, një i burgosur mund të lëvizë lirisht dhe të hyjë edhe aty ku si lelohet. Këto dy standarte që shihen në dy videot e mësipërme dëshmojnë për rrumpallën e një shteti autokratik.

Por ato spjegojnë gjithëashtu edhe fallcitetin e imazheve të hyrjes së Beqes me pranga. Pasi i njëjti njeri që u denigrua në sy të publikut duke u shoqëraur në mënyrë brutale, në mjediset e kuvendit, aty ku nuk e gjurmonte vështrimi i popullit, trajtohej me tolerancë dhe lejohej të futej dhe atje ku nuk duhej.

Pikërisht kjo i bën edhe më të rënda pamjet me duar të lidhura. Ajo i nxjerr zbuluar si një film i paramenduar nga një regjizor që ka ndër mend spektaklin. Dhe cili është qëllimi: Ta kënaqë oreksin e turmave me denigrimin e Beqajt, ndërkohë që paratë që vazhdojnë derdhen për koncesionet nuk i ndërpret askush./ Lapsi.al

Etiketa: Edi Ramailir beqajkercenimikuvendopozitaparlamentpranga

Lajme të lidhura

RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
Para

“Fotokopje” e Edi Reja/ Sylvinho ka thuajse të njëjtat rezultate si trajneri italian

TË GJITHA

Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Rama i cilëson zjarret si problem “Mesdhetar”

09:05 : 27/07/2025

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com