• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Trump 47, fuqia e besimit, fuqia e popullit dhe PD

13:06 : 06/11/2024
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Basir Çollaku

Socialistët janë shumë të shtrenjtë për jetesën e shqiptarëve. Gati asgjësues për xhepat e tyre, ekonominë, të drejtat, lirinë, demokracinë, pronën, drejtësinë dhe pluralizmin e tyre. Një amerikan i dërgoi foton e një pule të ngrirë nga frigoriferi një miku të tij, duke i thënë: “Kjo kushtonte 10-11 dollarë disa vjet më parë. Sot është 20 dollarë. Kjo është arsyeja, pse partnerja ime votoi për republikanët për herë të parë në jetën e saj. Demokratët janë shumë të kushtueshëm për të…”

Këto zgjedhje amerikane dëshmuan se si u dërrmuan pengesa të paimagjinueshme të pushteteve të martën e 5 nëntorit, duke rikthyer për herë të dytë në Shtëpinë e Bardhë presidentin 47, Donald Trump. Republikanët fituan Presidentin, senatin, me shumë gjasë edhe kongresin. Morën epërsi të dukshme në Votën Popullore. U besuan në gjithçka nga votuesit amerikanë. E qëlluan për ta vrarë, sajuan qindra akuza për ta çuar në burg, ngritën në këmbë shejtanin me gjithë fis, por sërish ai ia doli, duke bashkuar rreth vetes më shumë amerikanë se askush tjetër në garat presidenciale. Media tradicionale u mund nga ajo sociale.

Qindra milionë dollarët e markës “soros”, siç tha edhe senatori republican, Ted Kruz në Teksas pas fitores, nuk pinë ujë. Censura u thërmua rrugës. Oferta e tij ftesë, luftoni, luftoni, luftoni, pas mbijetesës së atentatit, u bë slogan. Mesazhi ishte i kthjellët. Nëse ti nuk bën luftën tënde, mos prit ta bëjnë të tjerët për ty. Ekonomi të fortë dhe jo luftë, prindër nënë dhe baba dhe jo shifra me etiketa numrash në familje. Burrë dhe grua siç Zoti i ka krijuar dhe jo hibride. Amerikë e forte, amerikanë të fortë. Një ekip gjenial iu bashkua duke rritur besimin. Mandati i parë i presidentit Trump ishte aty për të thënë të vërtetën e rikthimit. Eshtë leksion për tu lexuar me detaje. Ka përgjgije për dështimin dhe suksesin e çdo pale.

Këndej Oqeanit…

Lexo edhe:

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Shqiptarët tifozë ose jo, duhet të shohin atë çfarë ka ndodhur. Mos pandehin se, pasi të pushojë nga maratona zgjedhore, Donald Trump do çohet e do ia nisë nga Shqipëria zgjidhjen e telasheve. Ai është zyra e botës dhe axhenda ka prioritete globale. Opozita duhet të marrë mësime të zgjuara, të çojë shqetësimet shqiptare dhe ballkanike në zyrën ovale, të jetë e vërtetë. Para se të mbërrijë aty, duhet të reflektojë e forcojë vetveten, duke bërë Partinë Demokratike të madhe përsëri. Duke u përpjekur seriozisht të bëjë Shqipërinë qendër të fitores së betejës 2025. Berisha ka modelin më të mirë qeverisës nga ana e tij.

Mandatin e pare, atë të 2005-2009. Jo atë 2009-2013, ku u prodhuan kostot me pasoja kthimin e qoftëlargut Rama në pushtet, me axhendën e tij më antishqiptare të njohur ndonjëherë. Zgjimi i shpresës, ekonomia, kthimi i emigrantëve për investime, bërja e rrugëve, ulja e taksave, goditja ndaj krimit dhe mafias, rritja e sundimit të ligjit. Ekipi politik, me një hapje domethënëse. Për të bindur votuesit, duhet t’i pyesësh ata.

Nuk duhet t’u çosh ushqim të ndenjur partiak frigoriferik, thjesht se nuk kanë ikur nga frigoriferi, kur dera ishte hapur. Prova e zjarrit është ajo e besimit. Mos ji më pak i keq se kundërshtari, duke u bërë ofertë e zgjedhjes së të keqes më të vogël, por bëhu shumë herë më ndryshe dhe i vërtetë se ai. Sa më pak derdimenë që kanë më shumë fuoristrada se çorape, aq më tepër do të votojnë shqiptarë. Njerëz ka. Kohë po. Oferta duhet të jetë Parti mbarë-opozitare, jo opozitë mbarë-partiake.

Etiketa: opozitaPDqeveriaSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025
BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025
Para

Ligji i ri/ Gjobë për pronarët që nuk paguajnë tarifën e administrimit në pallate

TË GJITHA

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025

Të diplomuar, por pa licencë/ Studentët e Universitetit të Sporteve mbeten në rrugë

21:54 : 30/10/2025

Mazhoranca rrëzon komisionin hetimor për “11 Majin”, opozita braktis Kuvendin

21:41 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com