• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Salianji s’ka lidhje fare, lojën e bëri Alizoti”/ Albert Veliu: Geron Xhafaj më ka 300 mijë euro borxh

18:41 : 04/11/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, Lajmet e Dites, POLITIKE

Ështl rikthyer të flasë sërish në publik Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, ish-skafisti që denoncoi trafikantin e drogës Agron Xhafaj alias Geron Xhafaj, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Albert Veliu mban të njëjtin qëndrim dhe i qëndron të njëjtës dëshmi edhe pas burgosjes së ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji.

Në një video-regjistrim, të bërë me vetëdijen e tij nga një qytetar dhe të publikuar në rrjetet sociale nga kreu i PD-së, Sali Berisha, Albert Veliu shprehet Agron (Geron) Xhafaj i ka ende 300 mijë euro borxh për “12 kile” në Itali, ndërsa Fatmir Xhafaj duhet t’i kërkojë falje sepse bashkë kishin një pakt.

Ai shton më tej se Ervin Salianji nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje, teksa sipas tij, “skenari” është krijuar nga Alfred Alizoti, bazuar në ato çfarë kishte dëgjuar prej tij, duke e mbajtur nga pas. Sipas Albert Veliut, dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj apo vëllai i tij Agron Xhafaj.

“Ishte lojë e Fredit (Alfred Alizotit), se loja ime ishte e drejtë. Salianji nuk ka lidhje fare. ia kanë bërë për hakmarrje, gjithcka kam thënë është e vërtetë, e para e punës. E dyta e punës, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euror, se më ka bërë golin në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt që fola në prokurori me vëllain e tij dhe me prokurorin “ti nuk duhet të flasësh, ne s’do flasim” por tani që ai doli në intervistë, po flas, që ata mua më detyrohen 300 mijë euro. Më ka bërë golin në Itali i vëllai i tij. E kam bërë burgun dhe të gjitha, si në Itali, si në Belgjikë i kam shlyer detyrimet. Tani punoj në ndërtim, shikoj jetën time. Por ata Salianjit i kanë rënë në qafë. Salianji s’ka lidhje me këtë punë.

Lexo edhe:

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

“Rama-Berisha, ortakë”/ PD bojkotoi seancën plenare, Salianji: Sot Kuvendi duhet të ziente

Gjithë kjo lojë është bërë nga Fredi Alizoti, nga ai plera që e mbaj unë nga pas, që ai s’ka fare lidhje, por çfarë i kam thënë unë, është shprehur ai. Lekët ia ka dhënë Fatmir Xhafaj, a Geron Xhafaj, a drejtori i Policisë, nuk e di kush ja ka dhënë lekët. Janë lojëra që i ka bërë Fredi Alizoti me gjithë këtë Ard Velinë dhe bandën. Ardi Veliun nuk e njoh dhe as dua ta njoh. Kërkonte të ulej një herë në tavolinë me mua, i thashë ik se s’kam asgjë çfarë të bisedoj me ty.” – dëgjohet të thotë Alberti Veliu.

Albert Veliu pranon se USB origjinale të regjistrimit nuk e ka çuar në Prokurori, por e mban si garanci për jetën.

“Mua më kanë futur ata në burg dhe më kanë dënuar për dëshmi të rreme, që ku është patë dhe dëgjuar, USB-në origjinale e kam unë, të gjitha i kam unë me fakte dhe me zë. Atë s’ta jap gjallë në botë, ajo është për garancinë e jetës time. Dhe gjithçka që të ndodhë, ajo do plasë një ditë dhe ta marrin vesh të gjithë se çfarë janë këta komunista.” – thotë Veliu.

Në lidhje me intervistën e Fatmir Xhafajt, Veliu thotë se ai “plerë” siç e quan ai, gaboi dhe se dikur ai i ka mbajtur ata me bukë.

“Ai që kur doli në intervistë, gaboi. Edhe qau. Por ata janë plehra se unë i kam mbajt me bukë, me 10 leksha dikur. Edhe gjysmën e Vlorës e kam ndihmuar me punën që kam bërë.” u shpreh Veliu.

Kujtojmë se Gjykata e Apelit dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit, teksa ai vetë dhe Partia Demokratike e kanë konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj. Salianji pritet ta ankimojë vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.

Etiketa: agron xhafajAlbert VeliuBabaljaErvin SalianjiFredi Alizoti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Rama-Berisha, ortakë”/ PD bojkotoi seancën plenare, Salianji: Sot Kuvendi duhet të ziente

13:05 : 13/07/2026
AKTUALITET

PD bojkotoi Parlamentin/ Salianji: Berisha ka zgjedhur t’i shërbejë deri në fund Ramës

12:21 : 02/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Salianji-Berishës: Pse s’flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve?

14:19 : 16/06/2026
AKTUALITET

Salianji publikon videon e Ramës: Pretendoi se shqiptarët nuk do të dilnin në protestë, sot s’di ku të futet

11:32 : 11/06/2026
Para

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Fier

TË GJITHA

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026

“Pensioni s’del as për ilaçe”/ Të moshuarit në Elbasan: Nuk po sigurojmë dot bukën e gojës

19:17 : 14/07/2026

Tabaku: Qeveria s’mund të fshehë realitetin me kapitujt e BE-së

19:07 : 14/07/2026

Zhupa: ‘Korrupsioni legjislativ’, forma më e lartë e korrupsionit në Shqipëri

18:55 : 14/07/2026

Vihet në pranga ish-mbrojtësi i njohur i Interit dhe Milanit

18:44 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş