Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar arrestimin e kryetarit të PL, Ilir Meta.
Në emisionin “Opinion”, Rama tha se Meta është një subjekt i drejtësisë dhe se nuk do e komentonte këtë rast.
Ai theksoi se Policia e Shtetit dhe se personat që janë subjekt të drejtësisë i arrestojnë sipas rregullores së tyre.
“Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj policinë, ka drejtues dhe protokolle, operacione. unë nuk bëj komente për një subjekt të drjetyësisë. Po ju lë juve që ta trajtoni si viktimë në studio”,-tha Rama.
Pyetje: E dëgjuat Mateo Renzin çfarë tha për arrestimin e Ilir Metës?
“Nuk e dëgjoj atë, e kam mik, por ai ka hallet e veta në vendi ne tij. Ai smund të na përdor duke folur broçkulla”, tha Rama.
Pyetje: Çfarë mesazhesh ke shkëmbyer me kryemadhin?
“Zonja është në hallin e vet”, tha Rama.
Pyetje: A je në hall nga mesazhet e Kryemadhit?
“Nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur „ Nuk ka bir nëne, apo bir tjetër të më dalë përpara që të më thotë që një qindarkë e imja është në xhepin tim. Kjo është një histori qensh . Janë dy këmbësor që kanë dalë dhe kanë marrë rolin e qenit dhe lehin në çdo vend.” , tha Rama.