• Kontakt
Saturday, October 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshohet si pjesë e një grupi të strukturuar, SPAK dërgon për gjykim Luis Çelën

14:49 : 26/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO dosjen për shtetasin Luis Çela i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndaj Luis Çelës, i njohur edhe si Argen Çela, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale”.

Sipas SPAK, Luis Çela së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe grekë kultivonin në Kalamata farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 farë kanabis me prejardhje holandeze e markës “ROYAL”, nga të cilat 1300 copë fare lloji “CRITICAL” dhe 1000 copë të llojit “GORILLA”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar.

“Farat e kanabisit që mbilleshin vinin nga Holanda dhe ishin të sigurta për kultivim. Kanabisi kultivohej në territore të njëpasnjëshme të pabarabarta “taraca”, të pastruara dhe të përshtatura posaçërisht, me sipërfaqe totale rreth 5 (S) strem, totalisht 1665 bimë kanabis, të fuqishme dhe të shëndetshme, me lartësi që varion nga 20 cm deri në 1 (një) metër përafërsisht. Nga këto plantacione synonin të mblidhnin sasi kërpi indian të papërpunuar, të cilën në vijim do ta trafikonin në Kalamata dhe në zonën më të gjerë të Messinia, duke e shitur tek anëtarët e grupit me qëllim shpërndarjen e mëtejshme të paligjshme në treg”, informon SPAK.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, “Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro”.

Lexo edhe:

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

  • Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake të procedimit penal nr.32 të vitit 2022 dhe paraqiti para Gjykatës kërkesën për dërgimin për gjykim në ngarkim të të pandehurit:

Luis Çela, i akuzuar për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal apo organizata kriminale”, parashikuar nga neni 284/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Procedimi penal filloi mbi bazën e kërkesë për ndihmë të ndërsjelltë juridike të Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Apelit të Kalamatës, Greqi me qëllim ushtrimin e ndjekjes penale në ngarkim të shtetasit Luis (Argen) Çela, i biri i Qerim dhe i Selvi, lindur më 3.03.1981, në Buzuk, Skrapar, me akuzën “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”.

Në analizë të provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak ka rezultuar dhe provuar se i pandehuri Luis Çela, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe grekë janë përfshirë në një grup kriminal të strukturuar në mënyrë hierarkike dhe të strukturuar operacionalisht, me perspektivën e veprimtarisë kriminale të vazhdueshme dhe të planifikuar, e cila përbëhej nga më shumë se tre persona, me qëllim të përbashkët dhe duke vepruar mes tyre, synonin trafikimin e lëndëve narkotike në format speciale të kultivimit të bimëve të gjinisë së kërpit indian (kanabis) në zona të ndryshme në Messinia dhe të blerjes, shitjes, zotërimit dhe të magazinimit të lëndëve narkotike (drogës) të kërpit indian (kanabis) të papërpunuar. Synimi ishte prodhimi dhe grumbullimi nga plantacionet që ata kultivonin me qëllim përfitimin e paligjshëm nga trafikimi. Anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal merreshin me trafikimin e drogave të tjera, si kokaina, duke përdorur rrjete të organizuara për shpërndarje dhe shitje.

Shtetasi Luis Çela së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë dhe grekë, në Kalamata rezulton e provuar se kultivonin me farë kërpi (kanabis), konkretisht 2300 farë kanabis me prejardhje holandeze e markës “ROYAL”, nga të cilat 1300 copë fare lloji “CRITICAL” dhe 1000 copë të llojit “GORILLA”, me vlerë dhe cilësi të certifikuar. Farat e kanabisit që mbilleshin vinin nga Holanda dhe ishin të sigurta për kultivim. Kanabisi kultivohej në territore të njëpasnjëshme të pabarabarta “taraca”, të pastruara dhe të përshtatura posaçërisht, me sipërfaqe totale rreth 5 (S) strem, totalisht 1665 bimë kanabis, të fuqishme dhe të shëndetshme, me lartësi që varion nga 20 cm deri në 1 (një) metër përafërsisht. Nga këto plantacione synonin të mblidhnin sasi kërpi indian të papërpunuar, të cilën në vijim do ta trafikonin në Kalamata dhe në zonën më të gjerë të Messinia, duke e shitur tek anëtarët e grupit me qëllim shpërndarjen e mëtejshme të paligjshme në treg. Shuma e prodhuar nga pemët e kultivuara është rreth 250 kg. kërp indian i papërpunuar dhe duke bashkëllogaritur çmimin e shitjes të 1 kg kërpi indian të papërpunuar me prejardhje helene, i cili varion nga 2.500 deri 4.000 euro, çmohet se fitimi i pritshëm nga i pandehuri dhe të bashkakuzuarit e tjerë, nga kryerja e aktit të mësipërm, tejkalon shumën prej 75.000 euro.

Etiketa: Argen ÇelaEdi Ramagrupi të strukturuar kriminalLuis Çelaprokuroria e posacmeqeveriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
AKTUALITET

Tallava-qeveria/ Një Ulsi dhe një Petrit barazojnë tarifat përmbarimore të shtetit me privatin

15:32 : 04/10/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

Pasi vendi u dogj nga veriu në jug, Rama premton reformë dhe paga më të larta për zjarrfikësit

10:45 : 04/10/2025
Para

“Të gjithë në mosbindje”/ Gjekmarkaj nga Rubiku: Më 29 tetor do t’i bllokojmë rrugën neodiktaturës

TË GJITHA

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025

Frikë nga incidentet, Serbia mbyll dyert për publikun në ndeshjen me Shqipërinë

16:24 : 04/10/2025

E mitura u hodh nga kati i 3-të në Korçë, e ëma: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje

16:11 : 04/10/2025

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Berisha: Do të mbështesim kandidatë të pavarur

15:58 : 04/10/2025

E rëndë në Korçë! 13-vjeçarja hidhet nga kati i 3-të i pallatit

15:53 : 04/10/2025

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com