• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi/ “Kosova t’i jepet Serbisë, ose plas bomba në Rinas”, zbulohet rusi problematik

10:46 : 19/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, RAJONI

Nga Boldnews.al

Policia Shqiptare ka shpallur në kërkim Vladislav S, një 43-vjeçar nga Moska dhe me banim të përkohshëm në Athinë të Greqisë, i dyshuar për veprën penale të “kanosjes për kryerjen e veprimeve terroriste”.

Ai dyshohet të jetë autori i një teksti dërguar me e-mail në adresat e Shërbimit të Sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku kërcënonte se do të shpërthente bomba në terminalin e fluturimeve, në rast se Shqipëria nuk do të pranonte se Kosova është pjesë e Serbisë.

Po ashtu, në mesazhe thuhej se ai kishte marrë peng dy shtetas shqiptarë në Greqi dhe u jepte autoriteteve shqiptare 48 orë kohë për të plotësuar kërkesën e tij, në të kundërt “do të humbasin shumë jetë shqiptarësh”. Mesazhi ishte firmosur nga emri “Vlad. M.”

Lexo edhe:

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

“Boldnews.al” mëson se këto mesazhe kanë mbërritur në adresat e dy operatorëve të Sigurisë së aeroportit shqiptar në Shkurt të vitit 2023.

Pas marrjes së këtij mesazhi, menjëherë kanë nisur procedurat e brendshme të njoftimit brenda hierarkisë së aeroportit, si edhe është njoftuar Policia për veprime të mëtejshme.

Hetimet e mëtejshme, në të cilat u përfshi edhe Interpol Tirana, treguan se autori i këtyre mesazheve kërcënuese ishte një shtetas rus, me banim të përkohshëm në Greqi dhe që kishte probleme të shëndetit mendor.

Të dhënat e siguruara nga Interpol Athina treguan gjithashtu se “Vlad.M.”, emri i vërtetë i të cilit ishte Vladislav S., kishte dërguar mesazhe me kërcënime të ngjashme edhe në Aeroportin e Athinës, si edhe në një tjetër aerodrom grek.

Pas këtyre verifikimeve, rasti u përcoll në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit mori nga gjykata vendimin për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për Vladislav V., në mes të shtatorit 2024. Pasi nuk është bërë gjetja e tij, Policia Shqiptare e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mesazhet kërcënuese

Pasditen e 16 Shkurtit 2023, në adresën elektronike e një prej punonjësve të sigurisë së aeroportit të Rinasit mbërrin mesazhi: “Përshëndetje. Emri im është Vlad. M…Nëse po e lexoni këtë mesazh, atëherë ka një bombë në shtëpinë tuaj. Ju duhet të kërkoni nga qeveria juaj që ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba. Dhe për të bërë siç thashë, unë kam kapur dy shtetas shqiptarë dhe po i mbaj në shtëpinë time në Greqi në adresën N… E…, A… 131. Nëse nuk respektoni, ata do të jenë në hall të madh. Keni 48 orë për të shpëtuar shumë jetë shqiptarësh.Z VKosovo je Srbia”.

Njëkohësisht, ky mesazh elektronik mbërrin edhe në adresën e një tjetri punonjësi të sigurisë së aeroportit. Dejtuesit e shërbimit njoftojnë menjëherë policinë, e cila anazhon Drejtorinë e Anti-Terrorit.

Zyra e Interpolit të Tiranës kërkoi ndihmën e homologëve grek për të verifikuar adresën e dhënë nga “kërcënuesi” në mesazhin e tij. Nga ky komunikim u siguruan të dhëna interesante për personin që fshihej pas e-mail-eve, si edhe për profilin e tij.

Kush është “kërcënuesi”

Të dhënat e mbërritura nga autoritetet greke tregonin se në adresën e cituar në mesazhin kërcënues banonte shtetasi rus, Vladislav M., rreth 43 vjeç, i cili jetonte në kushte jo të mira higjienike.

Sipas informacionit, ky person vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe trajtohej me mjekim. Nga verifikimet e kryera në banesën e tij, nuk u gjetën shqiptarë të marrë peng, siç pretendohej në mesazhin kërcënues.

Në vijim, autoritetet greke përcollën edhe të dhëna të tjera për situatën gjyqësore të këtij individi. Ai është evidentuar si dërguesi i mesazheve të ngjashme kërcënuese në Aeroportiun e Athinës dhe në një spital grek.

Teksti i atyre mesazheve kërcënuese, të dërguara nga e njëjta adresë elektronike me ato që mbërritën edhe në aeroportin e Rinasit, ishte pak a shumë: “Jam një taleban dhe në emër të Allahut do të vras grekë”.

Vladislav M. rezulton se ishte arrestuar në Athinë, në janar 2023, për veprat penale të “Prishjes së qetësisë publike”, “Akte terroriste”, “Kanosje për krim”. Në 26 janar të vitit të kaluar ka dalë para gjykatës, e cila e ka liruar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Në 2 gusht të vitit 2023 atij i është hequr leja e qëndrimit në Greqi dhe ai është larguar vullnetarisht me një avion që fluturonte drejt Egjiptit. Në shtator të vitit 2023 Vladislav M. është dënuar me 30 muaj burg nga Gjykata e Athinës, dënim i cili u pezullua për 30 muaj.

Tashmë, ndaj 43-vjeçarit “problematik” rus, Vladislav M., ekziston një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga Policia Shqiptare, pasi gjykata e Tiranës vendosi “deklarim ikje” për atë person, me një vendim të shpallur në fillim të Tetorit 2024.

Etiketa: Aeroporti i Rinasitbombeinterpolkosovemesazh kercenuespolicirusSerbiShqiperiVladislav S

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
Para

Rama në delir: Po sfidoj shkencën me sakrificat e mia për shqiptarët

TË GJITHA

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025

Digjet stalla me 170 dele në Pogradec, dyshohet shkëndijë elektrike

12:40 : 09/10/2025

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com