• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

8 ditë pa përfillje, mbyllet greva e ish-të përndjekurve politikë

17:08 : 18/10/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, SOCIALE

Merr fund pa përfillje greva e shtatë ish-të përndjekurve të diktaturës, të cilët kërkuan për më shumë se një javë vëmendje nga qeveria për rishikim të kompensimeve, pensioneve dhe kthim të ish-godinës së të persekutuarve politikë.

Një plastmas blu, dy dyshekë dhe katër batanije u bënë për tetë ditë strehë e disa ish-të përndjekurve, të cilët u ngujuan krah godinës që deri në vitin 2019 ishte seli e Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë.

Të zhgënjyer nga mospërfillja e ligjvënësve dhe më së shumti e shoqërisë, ata u shprehën për Citizens.al se kanë vendosur ta ndërprejnë këtu protestën e tyre pasi “të përndjekurit nuk i do njeri”.

Agron Talo tregoi se grevës i ishte bashkuar me qëllimin që të kishte më tepër vëmendje ndaj shtresës së tyre.

“Sot është dita e tetë e grevës së urisë, shikojmë mospërfillje qoftë nga ana e qeverisë, qoftë nga ana e shoqërisë civile, dhe shokëve e bashkë-vuajtësve,” – u shpreh Talo teksa shpjegoi se grevën e nisën shtatë persona por sot, të premten, ishin pesë pasi dy të tjerë kishin pasur probleme shëndetësore.

Lexo edhe:

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

Në çadër, bashkë me Agronin, ishin Petrit Lipo 66 vjeç, Agim Kollçaku 68, Vernemin Ranxha 70 dhe Anton Çupi 83.

Me vështirësi për të folur, pas tetë ditësh qëndresë në çadër, Kollçaku tregoi se përgjatë këtyre ditëve ka ndjerë dëshpërim nga mospërfillja e të gjitha palëve.

“Po e mbyllim sot [grevën] se të burgosurit politikë dhe të përndjekurit nuk i do njëri dhe partitë këtu janë palë me njëra tjetrën,” – theksoi Kollçaku për Citizens.al.

Ai shpjegoi kërkesat e grupit, që ishin rishikim i kompensimeve për ditët e burgut, pensione suplementare dhe kthimi në përdorim i godinës së ish-të përndjekurve.

Nga ana tjetër, Talo shprehu habi për faktin se përse shtresa e të përndjekurve “shpërfillet në këtë mënyrë”.

“Dje [e enjte 17 tetor] u bë një rrëmuje e madhe meqë kishte ditë parlamenti, thamë mirë pala e qeverisë se kemi kërkesa të drejta dhe të ligjshme nuk po vjen se nuk e kanë vëmendjen te ne e kanë vëmendjen të karriget e tyre, por të paktën opozita duhet të kishte kaluar,” – tha Talo.

Ndërtesa që pretenduan ish-të përndjekurit është ndërtuar në vitet 20-të fillimisht për muze arkeologjik.

Me një stil neoklasik ajo është cilësuar monument kulture dhe për këtë u bë pjesë e godinave që u rikonstruktuan nga programi EU4Culture për rindërtimin nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Deri në atë kohë aty kishin selinë Instituti i ish-të Përndjekurve Politikë (IPP) dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK).

Edhe pse punimet kanë mbaruar prej kohësh, godina mbetet bosh dhe mbyllur, ndërsa IPP dhe ISKK janë zhvendosur në mjedise të tjera.

Talo tha se atyre u është thënë që godina nuk do të përdorej më nga ish-të përndjekurit vetëm pasi nisën grevën.

“Duan të na i marrin të gjitha, të na lënë pa asnjë shenjë e kujtesë,” – theksoi Talo i revoltuar.

  • Kompensimi i vonuar një përndjekje e dytë

Gjatë periudhës 1944-91 sistemi totalitar i Enver Hoxhës burgosi politikisht rreth 15 mijë njerëz.

Diktatura pushkatoi, apo u mori jetën në izolim rreth 6,500 personave. Paralelisht internoi dhe dëboi nga banesat 21 mijë të tjerë që kishin qëndrime dhe familjarë të dënuar politikë.

Ndryshimi i sistemit iu dha status të veçantë ligjor të përndjekurve nga diktatura.

Zyrtarisht ky status iu njoh rreth 43 mijë personave, të cilëve shteti zotohej t’u kompensonte vuajtjet e padrejta duke parashikuar dëmshpërblim, përkrahje sociale dhe skema ri-integrimi.

Mirëpo skemat u aplikuan keq ndërsa kompensimi u burokratizua, kufizua dhe pezullua disa herë duke e stërzgjatur pa mbarim deri ditët e sotme.

Në të gjitha rastet ish-të përndjekurit janë detyruar të protestojnë apo organizojnë greva urie.

Periudha 1991-94 kaloi me miratim dhe implementim ligjesh. Skema e kompensimit u ngrit, por procesi gjeti pak zbatim duke shtyrë ish-të përndjekurit në grevë.

Në vitet 1998-2005 nuk pati kompensime, ndërsa në periudhën 2007-2012 rishikimi i ligjeve zhbllokoi procesin, por kompensimet u ndanë me këste për shkak të fondeve të vogla.

Pritja e gjatë detyroi ish-të përndjekurit të nisnin tjetër grevë.

Pas rreth një muaji shpërfillje, më 10 tetor 2012, Lirak Bejko, njëri prej organizatorëve të grevës u vetëdogj në shenjë proteste. Tre javë më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Akti i tij tronditi politikën dhe opinionin publik duke detyruar rishikimin e skemës së kompensimeve.

Prej vitit 2014 kompensimet jepen sipas një skeme ku prioritet kanë të moshuarit që janë ende gjallë, por fondet që ndahen nga qeveria mbeten të pamjaftueshme për ta përmbyllur procesin shpejt.

Një përllogaritje e bërë në vitin 2016 tregoi se për përmbylljen e procesit nevojiteshin të paktën 47 miliardë lekë – rreth 380 milionë euro. Nëse vijohej me të njëjtat fonde vjetore procesi mendohet të përmbyllet në vitin 2033.

Në vitin 2018 nga skema u hoq e drejta që nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve që nuk jetojnë më të tërheqin kompensimet e tyre.

Kjo “lehtësoi” buxhetin, por praktikisht i vuri vulën si proces aspak i denjë për tranzicionin rehabilitimit të ish-të përndjekurit.

Zyrtarisht njerëz që vuajtën diktaturën ndërruan jetë pa u kompensuar sipas ligjit ndërsa aktualisht hamendësohet se më pak se një mijë ish-të përndjekur janë ende gjallë. / Autor: Arbjona Çibuku / citizens.al

Etiketa: 8 ditë pa përfilljeakuzatgrevaopozitapa perfilljepagesapolitikapolitikeqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u “mashtrua” me faljen e gjobave të Policisë së Shtetit!

21:00 : 04/06/2025
AKTUALITET

Rama hap një “shteg” ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

18:19 : 04/06/2025
AKTUALITET

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

10:53 : 04/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Procesi zgjedhor i manipuluar, nevojitet ndërhyrje ndërkombëtare

10:02 : 04/06/2025
BOTA

Opozita triumfon në zgjedhjet presidenciale të Koresë së Jugut

22:07 : 03/06/2025
AKTUALITET

Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

13:05 : 03/06/2025
Para

Tregoi vështirësitë ekonomike në këngë, reagon Bardhi: Nuk është viktimizim!

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com