• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama rikthen Ardi Veliun, e vendos në krye të kompanisë së prodhimit të armëve

14:08 : 17/10/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer sërish në poste shtetërore të shumë akuzuarin nga opozita, Ardi Veliun. Këtë herë Rama i ka besuar Ardi Veliut drejtimin e kompanisë shtetërore të prodhimit dhe tregtimit të armëve.

Kompania shtetërore e prodhimit të armëve është regjistruar sot zyrtarisht në QKB dhe në krye të kompanisë së emërtuar KAYO do të jetë Ardi Veliu.

Kapitali fillestar i shoqërisë është 150 mln lekë dhe ka si objekt “veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake”.

“Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë. Objektivat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë janë, si më poshtë:

a) projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake;
b) ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik;
c) prodhimi dhe furnizimi me për pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare;
ç) ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre;
d) mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj; dh) nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit;
e) bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj;
ë) financimi ose bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.

Lexo edhe:

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

(2) Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin në fuqi, Shoqëria do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet me aktivitetin e saj. Kjo përfshin gjithashtu edhe të drejtën të krijojë struktura të tjera sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi”, sqarohet më tej në dokumentin e regjistrimit në QKB.

Ardi Veliu ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore si dhe postin e zv.ministrit të Infrastrukturës.

Në postin e kryepolicit, Ardi Veliu ka shumë dritëhije, ndërsa Policia e Shtetit e drejtuar prej tij është përfshirë në ngjarje që kanë shkaktuar revoltë, si vrasja e Klodian Rashës apo përdorimi masiv i gazit helmues në protesta të ndryshme. Një tjetër episod i zi ishte gjatë një raportimi për një komision parlamentar, teksa u përpoq të denigrojë nënën e një adoleshenti që ishte dhunuar nga policia në zonën e liqenit, ndërsa vendi ishte në karantinë për shkak të COVID.

Ndaj tij janë ngritur akuza të rënda nga opozita si në kohën kur drejtonte policinë ashtu edhe nën drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjithashu ish-shoferi i Ardit Veliut, Sokol Idrizaj, u arrestua pasi ishte pjesë e një grupi kriminal. Ndaj tij rëndojnë akuzat për: “pastrim parash”, “ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare”, “kontrabandë me mallra të tjera”, “mos deklarim në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerje veprash nga organizata kriminale”. Idrizaj përfshiu në këtë skemë edhe familjarët e tij.

LEXO EDHE:

SPAK zbërthen skemën: Ish-shoferi i Ardi Veliut pjesë e grupit kriminal, lista e pasurive mbi 2 mln €

Shoferi i Ardi Veliut pjesë e grupit kriminal, SPAK dërgon për gjykim 12 persona (EMRAT)

Etiketa: ardi veliuArmeEdi Ramakompniaprodhimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

“Votime shk*rdhatë”/ Bushati: Banda e SPAK u soll si certifikuesi qesharak në këto zgjedhje

22:34 : 22/05/2025
AKTUALITET

Sinjalet e goditjes së Erion Veliajt pas 11 Majit

22:15 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Putini merr 80% të votave”/ Berisha: Kjo është farsë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje!

21:54 : 22/05/2025
BOTA

Të shtëna me armë zjarri pranë selisë së CIA-s

19:34 : 22/05/2025
AKTUALITET

Kuvendi rinis punimet, seanca plenare më 29 maj

14:44 : 22/05/2025
Para

1 orë takim me Dumanin, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së vizitë në SPAK

TË GJITHA

Sunderland rikthehet në Premier League, përmbys Sheffield Utd në finalen e “Play-Off”

18:20 : 24/05/2025

“Fushata e 11 Majit, e lodhshme dhe stresuese”/ Mori mandatin, Tabaku: Aksioni opozitar duhet riformatuar

18:18 : 24/05/2025

Supergol nga distanca, Qazim Laçi shënon dhe mban Spartën në garë për Europën (Video)

17:59 : 24/05/2025

Helmimi nga salmonela në kopshtin në Gramsh, drejtoresha e Spitalit: Tre fëmijë u paraqiten për mjekim

17:45 : 24/05/2025

Itali/ Çifti shqiptar kapet me 23 kg kokainë, çfarë e tradhtoi 38-vjeçarin

17:44 : 24/05/2025

Finale për ngjitjen në Premier League, Sheffield Utd në avantazh ndaj Sunderland

17:29 : 24/05/2025

SKANDALI/ Helmohen nga salmonela fëmijët e kopshtit shtetëror, autoritetet heshtin

17:24 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com