• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka Botërore: Vetëm 37% e popullsisë së aftë për punë në Kosovë, janë të punësuar

16:57 : 17/10/2024
në AKTUALITET, RAJONI

Banka Botërore vlerëson se shumica e ekonomive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përjetuan rritje të moderuar ekonomike gjatë këtij viti, por paralajmëron se parashikimi për të ardhmen mbetet i pasigurt.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore, me titull “Ruajtja e Ritmit të Rritjes”, në tërësi, rajoni pritet të shënojë një rritje ekonomike prej 3.3 për qind në vitin 2024, krahasuar me 2.6 në vitin 2023 dhe kjo rritje e “moderuar” pritet të vazhdojë përgjatë vitit 2025, thuhet në raport.

Rritja e përgjithshme ekonomike në rajon parashikohet të arrijë në 3.7 për qind gjatë vitit 2025, sipas Bankës Botërore.

“Përkundër parashikimeve pozitive, rajoni mbetet i brishtë” për shkak të rritjes së dobët ekonomike botërore, inflacionit, pasigurisë politike dhe motit ekstrem, thuhet deklaratën e Bankës Botërore të publikuar të enjten.

Në Kosovë rritja ekonomike është 3.8 për qind, kryesisht e nxitur nga konsumi dhe investimet e diasporës në ndërtime.

Lexo edhe:

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Sfidat kryesore për Kosovën, sipas raportit, mbesin reformat në sektorin e energjisë, furnizimit me ujë dhe përmirësimin e kapitalit njerëzor, si dhe lidhjet me tregjet e jashtme.

  • Nga Raporti i Bankës Botërore për Kosovën

Në mesin e rreziqeve, Banka Botërore thekson trysninë për rritjen e shpenzimeve buxhetore në prag të zgjedhjeve, por edhe pasigurinë e vazhdueshme gjeopolitike, përfshirë në kontekstin e veçantë politik të Kosovës.

Megjithatë, sipas raportit, rritja e vogël ekonomike në vendet partnere evropiane ka çuar në uljen e kërkesave për eksporte dhe shërbime nga rajoni, kryesisht në sektorin e turizmit.

“Pasiguria që lidhet me rënien e kërkesës nga vendet e BE-së për eksporte dhe ndikimi i saj në rajon mbetet i lartë. Ruajtja e nivelit të tanishëm të rritjes ekonomike kërkon një kombinim reformash strukturore dhe integrim më të afërt ekonomik të vendeve të rajonit”, thuhet në raport.

Në parashikimet e Bankës Botërore, rritja ekonomike në vendet e rajonit deri në vitin 2026 do të pasqyrojë prirjet e deritashme. Shqipëria pritet të ketë një rritje prej 3.4 për qind në vitet 2025 dhe 2026, ndërsa Kosova 3.9 dhe 4 për qind.

Rritja e dobët ekonomike në Bashkimin Evropian, sidomos në Gjermani, po ndikon në pasigurinë e përgjithshme ekonomike të rajonit si dhe në rritjen e deficitit buxhetor, sipas Bankës Botërore. Raporti vlerëson se dërgesat nga diaspora në vitin 2024 do të shënojnë ngecje.

Sipas raportit, deficiti buxhetor i shteteve të rajonit parashikohet të thellohet më tej gjatë këtij viti, duke arritur në 2.5 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar, kryesisht për shkak të zgjerimit të skemave të pensioneve, pagave dhe sigurimeve shoqërore.

Përqindja e popullsisë që jeton mbi nivelin e të ardhurave të klasës së mesme të lartë (6.85 dollarë në ditë) ishte 25.5% në 2021.
“Kërkesat e dobësuara për eksporte nga jashtë, krahas çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe rritjes së pamjaftueshme të tregut të punës në BE, që ndikojnë tek dërgesat e diasporës, kanë çuar në përkeqësimin e gjendjes buxhetore”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Shkalla e punësimit në mbarë rajonin, (grup-mosha mbi 15 vjeç e aftë për punë) sipas raportit, ka shënuar përmirësim.

Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të të papunëve, me vetëm 37% të popullsisë së aftë për punë, të punësuar. Në Shqipëri, në fund të vitit 2023, shkalla e punësimit ishte 66.7%.

Zbutja e varfërisë, sipas raportit, ka vazhduar në tërë rajonin, por shkalla e uljes së saj është më e ngadaltë se para pandemisë, kryesisht për shkak të rritjes më të ngadaltë ekonomike dhe rritjes së çmimit të prodhimeve ushqimore gjatë viteve të fundit. Në përgjithësi, Banka Botërore parashikon një zbutje të varfërisë me 1% çdo vit.

Sipas raportit të Bankës, konsumi dhe investimet pritet të luajnë një rol më të rëndësishëm në rritjen ekonomike gjatë viteve të ardhshme, ndërkohë që importi do të tejkalojë eksportin.

“Për të nxitur këtë rritje, shtetet duhet të shtojnë tregtinë rajonale dhe me BE-në, të shkurtojnë kohën e pritjes në kufi dhe të integrojnë sistemet e pagesave… Për të kaluar nga statusi (i vendeve) me të ardhura mesatare në atë të vendeve me të ardhura të larta, është thelbësore të përmirësohen sistemet arsimore dhe shëndetësore,” thuhet në raport./VOA

Etiketa: bankaboterorekosove

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

15:09 : 08/08/2025
Lajmet e Dites

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025
RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
RAJONI

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025
RAJONI

REL: A rrezikon Kosova ndërhyrje ndërkombëtare për shkak të krizës institucionale?

13:36 : 07/08/2025
Para

Alarmi për qendrat e migrantëve në Shqipëri, marrëveshja shkel të drejtat e njeriut

TË GJITHA

Nga Gjesti, Laerti e deri te Loredana, Rozana tregon se si i ka marrëdhëniet me ish-banorët e BBV

20:38 : 08/08/2025

Shkëndija shpartallon Shkupin në javën e parë të kampionatit maqedonas

20:32 : 08/08/2025

Një i vdekur, teksa Greqia vazhdon “luftën” me zjarret! Evakuohen disa zona

20:25 : 08/08/2025

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025

Kosova kërkon nga Shqipëria reciprocitet për shërbimin e hemodializës

20:12 : 08/08/2025

Gara për supremacinë Artificiale/ ChatGPT mposht Grok-un e Musk në turneun e shahut

20:02 : 08/08/2025

Plani për Gazën sjell më shumë mjerim për palestinezët dhe një risk të madh për Netanyahun

20:00 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com