• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kauza e drejtë dhe qëllimi i gabuar i protestës opozitare

22:20 : 09/10/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Blendi Kajsiu

Së pari duhet thënë qartë që opozita berishiste ka të drejtë në protestën e saj kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me burg të deputetit Salianji. Pa dashur të futem në analizën e vendimit të gjykatës, pasi nuk jam jurist, vendimi në fjalë është minimalisht shqetësues për të mos thënë arbitrar. Qoftë nga pikpamja juridike, qoftë nga ajo politike.

Juridikisht duket i çuditëshëm vendimi për të dënuar me burg për kallëzim të rremë dikë që në fakt nuk ka bërë një kallëzim formal, por vetëm një denoncim publik në kapacitetin e tij si politikan i opozitës. Politikisht dënimin me burg i një deputeti opozitar, sepse ka nxjerrë në dritë përfshirjen në trafik drogë të vëllait të ministrit të brendshëm, duket më shumë si hakmarrje politike sesa si triumf i drejtësisë.

Kjo përshtypje të përforëcohet edhe më tej kur lexon reagimin e shëmtuar të kryeministrit Rama mbi dënimin me burg të deputetit Salianji në të cilin deklaron se rradhën për dënim e kishte Gazment Bardhi, të cilin me një gjuhë fashiste Rama e cilësonte si nën-njeri. Mllefi dhe vreri i kryeministrit Rama në atë mesazh është një provë publike se në rastin Salianji nuk triumfoi drejtësia por hakmarrja e pushtetit ndaj një zëri opozitar që e kish bezdisur.

Për të gjitha këto arësye kauza e opozitës berishiste është e drejtë. Dënimi me burg i deputetit Salianji ka të gjitha tiparet e një padrejtësie jo vetëm juridike por edhe politike. Ndaj protesta në mbështetje të deputetit Salianji dhe fushata opozitare për lirimi e tij nga burgu është mëse legjitime.

Lexo edhe:

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

Të paktën ky duhet të ishte qëllimi i protestës së opozitës, ndërgjegjësimi i opinionit publik për padrejtësinë e vendimit kundër deputetit Salianji kombinuar me një fushatë për lirimin e tij nga burgu. E thënë ndryshe protesta opozitare duhet të kishte si qëllim korrektimin e një padrejtësie politike dhe juridike dhe konsolidimin e një standarti politik, që garanton lirinë e deputetëve opozitarë për të denoncuar korrupsionin e qeverisjes.

Fatkeqësisht ky nuk është qëllimi primar i protestës opozitare. Synimi i saj parësor është delegjitimimi i të gjithë sistemit të drejtësisë, edhe pse ky ende nuk e ka thënë fjalën e tij të fundit (mungon ende vendimi i Gjykatës së Lartë). Në këtë aspekt kauza e drejtë e deputetit Salianji është thjesht një pretekst më shumë për të treguar se drejtësia është tërësisht nën kontrollin e Ramës që ka futur në burg Berishën.

Pra qëllimi parësor nuk është lirimi i deputetit Salianji apo korrigjimi i padrejtësisë që mund të jetë bërë ndaj tij dhe standartit opozitar, por përdorimi i rastit konkret për të vërtetuar edhe një herë që Berisha është i dënuar politik. E thënë ndryshe më shumë se sa të prodhojë drejtësi për Salianjin dhe standartin opozitar qëllimi parësor i protestës opozitare është të vërtetojë që nuk ka drejtësi.

Nuk është rastësi që fokusi i veprimt opozitar është tek Kryeminisria dhe jo tek Gjykata e Lartë që teorikisht mund ta deklarojë të pafajëshëm Salianjin. Bombat molotov dhe thirrjet për qeveri teknike nuk shërbejnë aspak për ta ndërgjegjësuar opinion publik në lidhje me padrejtësinë e rastit Salianji. Përkundrazi ato e zhvendosin vëmendjen nga rasti konkret drejt mesazhit standart të opozitës se për sa kohë Berisha është në arrest Shqipëria do të jetë në flakë.

Në këto kushte të krijohet përshtypja se një vendim pozitiv i Gjykatës së Lartë që e shpall Salianjin të pafajëshëm do ti prishte punë protestës opozitare, pasi do hidhte poshtë tezën se drejtësia kontrollohet tërësisht nga Rama. Edhe një vendim i tillë do interpretohej si një “lojë” e Ramës për të legjitimuar një drejtësi që ai e kontrollon.

Natyrisht mbetet për tu parë vendimi i Gjykatës së Lartë. Le të shpresojmë që ajo do të korrigjojë padrejtësitë që duket se janë bërë në shkallën e parë dhe të dytë të gjykimit në rastin Salianji. Në fund të fundit, një sistem funksional drjetësie nuk është ai që nuk prodhon vendime të gabuara, por sistemi ku këto vendime korrigjohen.

Ndaj roli i një opozite konstruktive duhet të ishte forcimi i një sistemi drejtësie ku gabimet korrigjohen dhe jo delegjitimimi i përpjekjes për ndërtimin e një sistemi të tillë për interesa të ngushta politike. Kauza opozitare për të korrigjuar padrejtësinë politike dhe juridike të rastit Salianji është e drejtë sepse forcon sistemin e drejtësisë dhe stanadartin politik të opozitarizmit në skenën tonë politike.

Ndërkohë përdorimi i kësaj kauze të drejtë me qëllim delegjitimimin e reformës së drejtësisë apo për të kërkuar një qeveri teknike është i gabuar. Jo vetëm sepse nuk shërben për të korrektuar padrejtësinë e rastit Salianji, por sepse duke delegjitimuar çdo shpresë për një drejtësi të pavarur garanton pandëshkueshmërinë politike, të djeshmen, të sotmen dhe të nesërmen./ Lapsi.al

Etiketa: mosbindja civileopozitaPDprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Autopsi procesit”, Bylykbashi: Duam të nxjerrim të vërtetën me zgjedhjet në shesh

22:29 : 05/06/2025
AKTUALITET

“Kjo është betejë për dinjitet”/ Aulon Kalaja: Kam video ku votat e PD i janë kaluar PS

19:51 : 05/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS “rrëzon” PD-në edhe për kërkesën e përsëritjeve të zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

15:55 : 05/06/2025
AKTUALITET

KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

14:53 : 05/06/2025
AKTUALITET

Kuvendi bosh/ Bardhi dhe Noka përplasen me Spiropalin: Po shkel rregulloren

10:23 : 05/06/2025
Para

Kimmich “shuplakë” Lenon: Kombëtarja nuk është për të gjithë!

TË GJITHA

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025

Kaos në Fushë-Milot, radhë ta gjata kilometrike automjetesh drejt bregdetit të Shëngjinit

15:15 : 06/06/2025

Shkeli dënimin e dhënë për akuza të rënda, përfundon në qeli shqiptari në Itali

14:54 : 06/06/2025

Rrezikoi mbytjen në det, shpëtohet 14-vjeçarja në Vlorë

14:49 : 06/06/2025

“S’ka kryer asnjë vepër penale”/ Prokuroria pushon dosjen e kreut të AMP-së, Florian Sulejmani

14:40 : 06/06/2025

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

14:36 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com